Cigaret kontrabandë/ Arrestohet kapiteni ukrainas i anijes

18 Maj 2014, 12:32Politika TEMA

Volodomir Demakov , kapiteni ukrainas i anijes “Era-1”, e cila u bllokua nga autoritetet shqiptare për shkak se transportonte 48 ton cigare kontrabandë është arrestuar mbrëmjes e së shtunës. Ndërsa pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit do të hetohen në gjendje të lirë. Për kapitetin e anijes është ngritur akuzave e fshehjes së mallrave të akcizës. Sasia prej 48 ton cigaresh, me një vlerë rreth 10 milionë dollarë u sekuestrua nga dogana e Durrësit në një operacion dyditor në bashkëpunim edhe me autoritetet e tjera portuale.  Ngarkesa me cigare të firmave të ndryshme ishte nisur nga porti verior i Qipros dhe kishte destinacion Malin e Zi. Anija transportuese “Era 1”, me pronar ukrainas nga Krimeja dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, po nga i njëjti vend u bllokua nga policia kufitare deri në përfundim të hetimeve të nisura nga autoritetet shqiptare.Aksioni u konsiderua si spektakolar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, ndërsa u përshëndet edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një koment në rrjetet sociale shkruante se doganat shqiptare nuk mund të blihen më sikundër ndodhte 1 vit më parë.

Pas sekuestrimit të ngarkesës ka reaguar edhe avokati i kontaktuar nga kompania pritëse e mallit, i cili deklaroi se malli është me dokumente të rregullta dhe dokumentet origjinale i ka agjenti doganor pritës i mallit.  “Ne do t’i tregojmë dokumentet origjinale, dogana pretendon se nuk ka dokumente të ngarkesës origjinale. Sipas kompanisë së mallit dokumentacioni origjinal gjendet në Mal të Zi, aty ku i pret agjenti doganor. Malli është me dokumente të rregullta, u nis nga porti verior i Qipros”, pohoi avokati.

Anija tregtare me flamur të Tanzanisë u ndalua nga Anti-Kontrabanda në Portin e Vlorës mbrëmjen e së premtes. Anija ishte nisur nga Greqia dhe sipas dokumenteve, destinacion ishte Mali i Zi. Anija ndodhej prej datës 14 në Portin e Vlorës, pasi kishte kërkuar ankorim për shkak të kushteve të këqija të motit. Por me përmirësimin e motit anija me flamurin e Tanzanisë ka tentuar të largohet nga porti i Vlorës pa iu nënshtruar lejes përkatëse, sipas procedurës për të lundruar në ujërat shqiptare.

7 komente në “Cigaret kontrabandë/ Arrestohet kapiteni ukrainas i anijes”

  1. Gjergji says:

    Shashka e radhes e politikes per te terhequr vemendjen nga problemet reale.

    Edhe kjo ceshtja e anijes do mbaroje si ajo puna e pikturave. Thjesht nje flluske sapuni!

    Si Rama si Saliu/Basha byth q..at e Enverit!

    Politika po ia del mbane ta beje Shqiperine nje Ukraine te dyte.
    Ne fund te ketij procesi do versulen shtetet fqinje per ta ndare shtetin e falimentuar shqiptar ne shume copa. Mes tyre do jene Turqia, Greqia, Serbia.

    Dhe asnjeri nuk ka per te bere as rezistencen me te vogel sepse ti nuk mund te besh rezistence qe te te vazhdojne e te vjedhin Sala, Rama dhe Meta. Plehrat me te flliqura e nje kombi!

    Shpresoj qe pjesen e qyteteruar te ketij vendi ta marri te pakten Italia!

  2. Ushtar i Gjergj Kastriotit says:

    Kush eshte autori i vepres penale??!!:P

    1. robert says:

      Parate u paguan tek Shkelzen Berisha per te kaluar anijen pa dogane.

  3. Bujar says:

    Si eshte puna, ne me nje biznes te vogel qe kemi, kur e kalojme mallin nga magazine ne nje magazine tjeter, bejme fature tatimore, ndersa kjo anija mallin e merrka me vete, ndersa dokumentat I niska me poste… skane faj keto lloj avokatesh, sepse ngaqe fallsifikojne vazhdimisht deshmi e dokumenta, nuk jane ne gjendje te dallojne te verteten nga mashtrimi…

  4. NSA says:

    Ne pushtetin e Saliut, nisej anija nga Vlora ku ngarkohej me nafte te paperpunuar per tu eksportuar. Pastaj ne mes te detit nderroheshin dokumentat, se anija kishte nafte D2 dhe me pas ajo shkarkohej ne Durres si nafte importi. Kjo nafte pastaj perzihej neper karburantet e Shqiperise dhe shitej si D2. E imagjinoni se cfare kane bere keta per 8-vite.

  5. fredi says:

    mos shihni cigaret por shihni anijen qe dikur eshte prodhur ne kantierin detar durres qe sot eshte shitur per skrap

  6. Heart Of Europe says:

    se kuptoj cfare pune kane keta me anijet e botes.
    skapin dote ato shqiptaret e ja fusin si kodra pas bregut …aksion spektakolar. mos luani me mallin e botes se do ta hani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje