Ambasada gjermane: Droga u kap në 2013-n, trafikantët nën hetim prej dy vitesh

18 Maj 2014, 11:43Politika TEMA

Ambasada gjermane në Tiranë përmes një deklarate rikonfirmon shkatërrimin e bandës kriminale të drogës në Gjermani, e cila drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë.  Ambasada thekson se në kuadër të një kontrolli të përgjithshëm doganor, realizuar më 30.10.2013 në Nürnberg, procesit të verifikimit iu nënshtrua edhe një kamion me leje qarkullimi shqiptare. Një kontroll rutinë i kamionit me ndihmën e qenit antidrogë rezultoi pozitiv, çka shërbeu si shkak për një kontroll më intensiv të bllokut të gurit me peshë 17 ton ngakuar në atë kamion. Në brendësi të bllokut të betonit u gjendën 374 pako me 685 kg mariuanë (pesha neto 645 kg).

“Referuar raportimeve të mediave shqiptare të datës 17.05.2014 rreth sekuestrimit të një sasie mariuane prej 150 kg në datën 25.04.2014 dhe arrestimit në këto rrethana të disa shqiptarëve, Ambasada Gjermane në Tiranë njofton si më poshtë: Raportimet e publikuara në mediat shqiptare i referohen një deklarate për shtyp të Zyrës së Hetimit Doganor të Mynihut publikuar më 16.05.2014, e cila u tematizua ndër të tjera edhe nga një artikull i „Süddeutsche Zeitung“ datë 17/18 maj. Rrethanat faktike paraqiten si më poshtë: Në kuadër të një kontrolli të përgjithshëm doganor, realizuar më 30.10.2013 në Nürnberg, procesit të verifikimit iu nënshtrua edhe një kamion me leje qarkullimi shqiptare. Një kontroll rutinë i kamionit me ndihmën e qenit antidrogë rezultoi pozitiv, çka shërbeu si shkak për një kontroll më intensiv të bllokut të gurit me peshë 17 ton ngakuar në atë kamion. Në brendësi të bllokut të betonit u gjendën 374 pako me 685 kg mariuanë (pesha neto 645 kg)”, sqaron Ambasada.

Në vijim të deklaratës Ambasada gjermane bën me dije se hetimet e gjera realizuar pas këtij aksioni bashkarisht nga autoritet kompetente shqiptare dhe gjermane treguan, se autorë krimesh në Gjermani dhe të tjerë syresh deri më sot ende të paidentifikuar plotësisht në Shqipëri kishin organizuar në bashkëpunim disa dërgesa mariuane nga Shqipëria në drejtim të Evropës Perëndimore.

“ Policia shqiptare së bashku me partnerët e saj gjermanë arriti të identifikonte kamionë dhe persona të tjerë, të cilët eventualisht janë përgjegjës për transporte të tilla të ngjashme në drejtim të Gjermanisë, Italisë dhe Hollandës. Kështu autoritetet hetimore në Gjermani mundën të kapnin një sasi mariuane prej 150 kg të fshehur në një kamion si dhe të ndalonin autorët tanimë të njohur prej procesit të hapur që në tetor të vitit 2013. Ndërkohë mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar, përfshirë këtu atë me policinë dhe prokurorinë shqiptare, janë duke u ndërmarrë verifikime të mëtejshme, që kanë të bëjnë me këtë grup kriminal”, thuhet më tej në njoftim.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Ambasada gjermane: Droga u kap në 2013-n, trafikantët nën hetim prej dy vitesh”

  1. Ladi says:

    Le te vazhdoje te llape te paverteta shtypi i komprometuar tashme ne keto vite te fundit

    1. Andi says:

      Edhe kjo akuze e Berishes dhe Lules doli nje tullumbace dhe nje pune e mire e qeverise aktuale. Bashkepunim per shkaterrimin e trafikut dhe trafikanteve te SALOVICIT.

  2. klob says:

    Shif dreqi,e zbuloi qeni-thote…..

  3. tomas says:

    z.ambasador telutem mos fol me keshtu se te mba meri berisha ju edini qe duhet pyetur nje her berisha pastaj fol SE keshtu e pesoi dhe AMBASADORI AMERIKAN dhe sala e ka inat pastaj dhe lulushi se sja mban……

    1. Danoçi says:

      Droga eshte kapur ne Tetor ne bashkpunim me Policine qe u shkarkua! Ik bo ndonje sanduiç zonja zv.Ministre se kjo ndodh kur kerkon te mashtrosh

  4. ELENA says:

    LERI ATO PERRALLA OR AMBASADOR SE RAMA PA BUKE MUND TE QENDROJE POR PA DROGE NUK MUNT TE JETOJE

    1. ortes says:

      O Elena!
      Po ti moj CUCE e Berishes,nga i di kaq mire keto te dhena intime per Ramen???
      Kontrollo breket se mos te kane rene!!!

  5. Hasani says:

    O zoti Basha, demantoje more kete ambasador dhe kerko qe menjeher te jap doreheqje se nuk po vallezon sipas melodise se PD-se. Gjthesesi kerko edhe dorheqjen e Kancelares Merkel se 5.6 tone droge jane kape gjate ketyre viteve dhe profiti juaj ka rene dukshem.Transportin deri ne Gjermani ta organizojne Lazaratasit dhe protesta para Bundestagut Gjerman do ta detyroj zonjen merkel te jap doreheqje. Pastaj me Zotin Rama nuk te mbetet shume pune per ta detyruar edhe ate te dorehiqet.

  6. ZYBIU says:

    ku jane personat qe e publikuan te paret kete lajme ne media si fatkeqsi te qeverise.Si do i besojme me per deklaratat qe bejne. turp

  7. Droga says:

    Ha mender nj m… te madh o Lul B(erisha)asha.
    Vazhdo thirrjet per protesta nen urdhrat e te semurit mendor qe te terheq per hunde me çmendurine e tij.
    Rama e Meta nuk enderrojne dot sherbim me te mire edhe po te te kishin paguar.
    Rama ben sikur “revoltohet” e “preket, e jep “saqarime” per “ndershmerine” e mosimplikimin e tij (qe ne kete pike asnje njeri normal nuk e ve ne dyshim) qe ta çoje Berishen ne stacionin e tij final, CMENDINEN.
    Ne kete menyre Rama i shpeton dhenies llogarise per mbajtjen ose mosmbajtjen e premtimeve elektorale

  8. shpatar says:

    Ska bere vaki qe nje cmendarak te vere ne levizje dipllomacine Evropjane.Ne shqiptaret duhet te mburremi .

  9. lami says:

    Genjeshtrat e pd jan bere norme – e quajne krimitari me ato matet ndersa Shqiperise i kan bere lufte shkaterrimtare me kohe e kudo,97 ishte shume e qarte se ku do te perefundonim…

  10. Dumbaben says:

    Jam plotesisht dakord me z.”Tomas>”…dhe them :Kujdes z.Ambasador se pastaj Sala do te te rruaje by…en!

  11. Toskeria says:

    Keta te PD-ckes jane pa fytyre, sa degjojne nje fjale dhe e bejne tra por kur e verteta eshte ndryshe si ne kete raste qe deklaron z.Ambasador, une pyes perse nuk del dhe te pergenjeshtroje ato qe nxori nga haleja PD-cka apo nuk i i leverdis se ne çdo rast kerkon te errsoje dhe vetem te erresoj çdo arritje te policise dhe qeverise.Nuk e kane te drejten morale qe te flasin ne emer te shqiptareve, nuk jane ata perfaqesuesit e popullit shqiptar dhe per me teper e verteta.Se kush ishte populli Berisha dhe Lulka e pa diten e enjte ku ju grumbulluan vetem punonjes te bashkise dhe bashkive,punonjes te gjelberimit dhe disa qe nuk kishin te benin fare me Pd.Turp per nje parti qe pretendon se perfaqeson shumicen ku kete gje e provoje me 23 qershor se kush eshte shumica.Eshte shume e rende te bjesh nga pushteti dhe te turperohesh ne ate fare feje siç ju ndodhi ketyre dhe kane fytyre keta qe tu bejne thirrje dhe te lypin njerze ne te gjithe anet per te mpbushur sheshin, do te deshtojne si deri me sot dhe me vjen keq se do te qendrojne ne opozite gjate shume gjate dhe e kane hake, eshte nje parti fashiste me kriminelin Sali ne krye, keta nuk e kane hallin tek populli apo droga keta e kane hallin per buthen e tyre se laku sa po vjen e po ngushtohet.

  12. tarrasi says:

    hhhhh sajmiri doli dhe tha se nebashke punim me gjermanet pokapim droge ne gjermoni ky eshte supere mashtrim po mose luaj memillin egjermanit opler se dota djegi fshatin gjermanet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje