“Institucione të rëndësishme të ndërkombëtare, në fushën e demokracisë dhe të ligjeve, janë shprehur të gatshëm të ofrojnë asistencën e tyre me ekspertë për çdo implikim të ligjeve që kanë të bëjnë me kontrollin e pasurive të pushtetarëve sepse për ta, paanshmëria e këtij institucioni është faktori kryesor në luftën ndaj korrupsionit”.
Kështu u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi në një konferencë për mediat, duke iu referuar shqetësimeve që ka shprehur Partia Demokratike pranë OSBE dhe Këshillit të Europës në lidhje me ndryshimin e ligjit për ILDKP, konkretisht për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të këtij institucioni.
Halimi theksoi se në përgjigje të shqetësimit, OSBE dhe Këshilli i Europës, kanë rikonfirmuar ne dy shkresa të veçanta, qëndrimin e tyre se ILDKP është një institucion kyç në luftën ndaj korrupsionit dhe është e rëndësishme që ai të funksionojë në mënyrë të pavarur.
“Gjithë legjislacioni ekzistues i hartuar me ekspertizën e tyre të çmuar, në këto 11 vjet, ka parashikuar pavarësinë e drejtimit të këtij Institucioni, duke ia lënë Presidentit zgjedhjen e kreut të institucionit, dhe jo qeverisë. Por Edi Rama ka vendosur ndryshe. Ai kërkon ta emërojë vetë kontrollorin e pasurive të tij, dhe të zyrtarëve të tij duke e bërë këtë me ligj, me forcën e kartonave të blerë edhe nga korrupsioni politik. Me këtë akt, Edi Rama u ka thënë ministrave dhe zyrtarëve të tij të lartë, se ata duhet të shqetësohen se si ta vënë pasurinë, pasi për kontrollin e saj, do të kujdeset vetë Edi Rama”, theksoi ligjvënësi demokrat.
Sipas tij, Rama jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, por në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të dëgjojë zërin e publikut, të ekspertëve, të opozitës, dhe të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët jo vetëm kërkojnë një ILDKP të jetë e pavarur nga qeveria, por shprehen të gatshëm të ofrojnë edhe asistencën e tyre në forcimin e mëtejshëm të rolit kontrollues dhe të paanshëm të këtij inspektorati
“OSBE shkruan në përgjigjen drejtuar Bashës se është gati të ofrojë konsultën e saj për amendimet e veta, nëse kjo do ti kërkohet, nga Presidenti, nga qeveria ose Parlamenti. Ky është një moment i artë për Edi Ramën, që ta ndalë revanshin ndaj institucioneve, dhe të hapë një këshillim të gjerë me opozitën, partnerët ndërkombëtaret dhe shoqërinë civile për të bërë përmirësimet e nevojshme ligjore. Kapja e të gjithë institucioneve dhe zhdukja e hallkave të balancës dhe kontrollit, është në fakt instalimi i oligarkisë dhe i pushtetit të pakufishëm. Pushteti absolut, është korrupsioni absolut. Dhe kjo është dhe një arsye më shumë, për t’iu bashkuar zërit të protestës mbarëpopullore ndaj Edi Ramës”, përfundoi deklaratën për mediat Halimi.
ATHERE SIPAS MENDIMIT TEND DUHET EMEROJNE PRAPE Z.ZHUKEN?
Kriminele po ju dridhen kembet sepse duhet te deklaroni ku i keni fituar parate qe ju ka dhene mafia e droges dhe sju pelqen qe te ndryshohet kryetari i kesaj organizate. Ish kryetarja ishte dora juaj dhe nuk bente asgje per pasurite milionere qe ju keni vene ne menyre te paligjshme. Gjoja u merakoskeni ju per humbjen e pavaresise se institucionit kur pavaresia nuk ekzistonte deri tani me qeverisjen tuaj.
O na rrofshi lesht; po deri dje pse I zgjinit vet ,ah per ju ska problem
O kooooperativist, o fytyr koqe, kuqe o llesh vicidoli. Ptu rrace muti.
Me sa mend mendoni se mund te qendrojne ne pozicionet felliqesirat tuaja,si mund te realizohet programi i qeverise me felliqesirat qe keni vendosur ju?
Waaaaa ky koooperativisti, gjynah qe e ka djeg dielli tuj fut misrin ne bythe si Tritani me preshin. Po mirmo tere kooooperativistet mblodhi ky shpellari vicidolit??? PATOZI, ED HA LEJA, EDI TREDHUR PA LOQE, TRITANI E CA SORRA SI MAJLINDA FYTYRE KALI, APO JOZI PUCRRAXHIA, GRIDA SUMA E PLOT HARDHUCA TE PESHTIRA.
Halim bej jane hapur llafe se Edi do qe ta fusi ne burge Gjin Gjonin , dile nje here nga zyra e doktorrit e thuaj qe ne mbledhjen e ardheshme te grupit parlemetare te insitojme te ngrejme nje komision hetimore , se keta te caushajve po kerkojne te ja fusin .