FBI mund të punësojë hakera që tymosin kanabis

21 Maj 2014, 18:58Lifestyle TEMA

FBI thotë se ka nisur të vërë në diskutim një nga politikat e saj, që nuk lejon punësimin e ekspertëve që kanë përdorur kanabis.

Por tani kjo agjenci thotë se po shqyrton mundësinë e punësimit të njerëzve që tymosin lëndën narkotike.

Politikat e FBI nuk lejojnë punësimin e dikujt që ka përdorur kanabis gjatë tre viteve të shkuara.

Megjithatë, drejtori James Comey e ka pranuar se një gjë e tillë i ka komplikuar përpjekjet për të rekrutuar ekspertë në fushën e hakerimit.

“Më duhet të punësoj një forcë të madhe që të përballet me këta kiber- kriminelë dhe disa nga djemtë që duan të punësohen, duan edhe të tymosin rrugës për në intervistë,” tha ai para një audience.

I pyetur nga një të pranishmit se çfarë duhet të bëjë një miku i tij, që tymos kanabis, për t’u pranuar në agjenci, ai tha: “Le të aplikojë”.

2 komente në “FBI mund të punësojë hakera që tymosin kanabis”

  1. Treviso says:

    Jam i sigurte se do japin rezultate te larta.

  2. Laveri says:

    Po hakerat tane nga Lazarati mund te fillojne pune ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje