Zyrtare: EULEX lëshon urdhër- arresti për “Grupin Drenica”

22 Maj 2014, 18:33Rajoni TEMA

EULEX-i informon se tre prej shtatë të pandehurve në rastin e ashtuquajtur “Grupi i Drenicës”, nuk janë paraqitur në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, e cila filloi sot.

Prandaj, gjyqtari kryesues në këtë rast lëshoi një urdhër për arrestimin e tre të pandehurve, të cilët janë të arratisur nga drejtësia.

EULEX-i i bën thirrje Shërbimit Korrektues të Kosovës, si institucion me përgjegjësi ligjore për transferimin e të pandehurve në gjykime, si dhe Policisë së Kosovës, që t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për sjelljen e tre të arratisurve para drejtësisë.

 

3 “të arratisurit” do të gjykohen ndaras nga grupi

Vendimi i fundit pas shqyrtimeve dhe sugjerimeve nga trupi gjykues para pak çastesh është se Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Hisni Thaçi, të cilët munguan sot në seancë, do të gjykohen ndaras nga grupi.

Kjo për arsye se siç ka treguar gjykatësi Sielitzcki, trupi gjykues e ka vlerësuar se arrestimi i 3 personave nuk dihet ku do të bëhet kështu që katër të tjerëve nuk mund tu shqyhet gjykimi.

Prandaj gjykimi për Sabit Gecin, Sylejman Selimin, Avni Zabitin dhe Jahir Demakun do të vazhdoj seanca nesër qysh ka qenë e planifikuar./ZERI

1 komente në “Zyrtare: EULEX lëshon urdhër- arresti për “Grupin Drenica””

  1. Scandal says:

    Komandant Lushtaku nje plak i Gjakoves ka pas than se BIRA E MINIT PESQIND GRO….tani ik ik ik se vend vetit si ke lane kerkun edhe atje ne M.Veriut eshte Kosove apo o Drenicka se e shketrrut Kosoven qe 14 vite ehhh kopilat e Serbeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje