Visar Arifaj është një personazh interesant i skenës politike në Kosovë.
Drejtues i Partisë së Fortë, ai e mbiquan veten Kryetari Lexhendar.
Tani që në Kosovë po bëhet fushatë, ai ka postuar një foto në Facebook, ku tregon se si bëhet transparencë në politikë.
Te pakten eshte i sinqerte dhe nuk fsheh as ambicjet as menyren se si do ti arrije.
Te fort e ke bo, kam qesh me lot.
Hahaha te forte me kete reklamen
Prap nuk është e plotë!
E plot eshte se pas librit nuk fshihet gje. Rrushin e ka te dora.
e di moj zonj ku e ke hallin,ti do te shofesh edhe hallatet se ashtu te duket tamam ty ke te drejt e kafain ai qe se ka postuar te plot per ca si puna jote atehere do beje tjater koment ti apo jo.fol je ne demokraci.
Visar Arifaj asht i madh, lun qoke tan diten me politiken kosovare.
Kjo asht biografia e tij lol :
Më 4 qershor 1987, lindi Visar Arifaj ende pa i mbushur 1 vjet.
Që në fëmijëri, i kishte pasion bagerët, të cilët i shihte si vet dorën e progresit dhe ndërtimit të shtetit. Shkoi në shkollën fillore “Dardania”, si nxënës tek mësuesja Fëllanzë dhe si djali i mësueses Mejreme, fakt ky që ia pamundësoi atij të gënjejë në shtëpi për nota dhe mungesa. Kështu, ai e kuptoi se sa e vështirë është jeta nëse të duhet të jesh i sinqertë dhe se duhet të bëhesh shumë më i sofistikuar në manipulime, duke filluar kështu edhe hapat e parë të një politikani.
Gjatë kësaj moshe të njomë, Visari pati shpërthimin e tij artistik me ç’rast erdhën në jetë edhe shumica e veprave të tij më të njohura, ndër to edhe “Profesionet që më pëlqen” e cila vlerësohet 999,999,999.99 euro.
“Sami Frashëri”, drejtimi matematikë-informatikë njihet si shkollimi i tij i mesëm, ku edhe pse dallohej në njohuritë e tij matematikore, gjithmonë e kishte problem shumëzimin me 7 dhe me 8, numëra këta që ai e konsideron se duhet të largohen nga tabela e shumëzimit.
Si një adoloshent i talentuar dhe i pajisur me shumë programe kompjuterike të piratuara, ai në moshën 16 vjeçare filloi edhe angazhimin e tij profesional si programer dhe ilustrues, fillimisht në Rrotë e pastaj në Karrotë.
Si çdo tetëmbëdhjetë vjeçar me vetëbesim të tepërt, ai bashkëthemeloi Trembelat, kompani kjo të cilës vazhdon të i shërbejë edhe sot e kësaj dite. Kjo nuk i mjaftoi si sfidë dhe vendosi të provojë të regjistrohej pa të njofshëm në fakultetin e Dizajnit Grafik pranë Universitetit të Prishtinës, gjë që nga shumë njerëz besohej të ketë qenë e pamundur. Si rezultat i suksesit në këtë sfidë, ai u detyrua t’i përfundojë studimet në atë fakultet.
Në jetën e përditshme, Visarit e ka shprehi të i numrojë shkallët nëpër të cilat kalon e që, për habinë e tij, nuk është diçka që ndërron shpesh nëpër banesa (nga 16 shkallë për kat në hyrjen ku banon dhe dy herë nga 9 shkallë për kat tek zyret e Trembelave).
I pëlqen të meditojë gjatë mbathjes së çorapeve, proces ky që mund t’i zgjasë deri në gjysmë ore.
hahahhahhah,ky eshte STAR, ky me te vertet eshte legjende.
ne zgjedhjet lokale vitin e kaluar ka pase mbi 5 mije vota.
tani eshte deputet ne bashkin e qytetit.
sllogani i tije ishte,jam ne politike, sepse dua te behem milioner.
eshte shume i sinqerte,i lut votusit ti japin rastin qe te behet edhe ai MILIONER.
hahaah o popull shikone lart si ka fillu moton TASH P’E NISIM hahah demek penis kjo pune e politikes je 1 ish .
dhe jo Vizioni i Ri po VERZIONI I RI ooo Visar po dukesh sikur Aleksandri i Madhe apo Pirro .
I sinqert eshte Visi, por si kur tishte depiluar do te dilte ma transparent!
Shihet ‘ashiqare’ se vizioni i tyre eshte ne b…! Po a po behet me mut, a!?!!! Po me vjen te vjelle pse po u beson Tirana titisteve qe per shqiptaret kane qene dhe kane mbetur me te zi se Tito, Rankoviqi e millosheviqi bashke!…
DRENICA E KUQE
cfar titisti visari o drenicak i kuq,
Tito ka vdekur me 1980,
e visari eshte lindur me 1986!
pse plako i’a fute kot!!
sigurisht do te kishte marrun me shume vota sikur vellau i tij ardiani mos te kish kaluar ne partin e thaqit