Në zgjedhjet evropiane, të dielën më 25 maj, partitë politike të ekstremit të djathtë do të përpiqen të arrijnë fitore kudo në kontinent. Mes tyre është Agimi i Artë, partia greke, e cila nisi si një grup i vogël që u bë i njohur për përleshjet e dhunshme me emigrantë në rrugët e Athinës.
Në zgjedhjet e vitit 2012, Agimi i Artë hyri në parlament për herë të parë, me 18 deputetë. Zgjedhja e tyre u pa si një votë proteste nga grekët e zemëruar ndaj masave shtrënguese ekonomike.
Agimi i Artë mbetet në vendin e tretë ose të katërt në sondazhet e opinionit në prag të zgjedhjeve evropiane. Kjo, megjithë një hetim të qeverisë, që ka çuar në burg gjashtë deputetë, duke përfshirë kreun e partisë, Nikos Mikaloliakos. Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Hetimi erdhi pas një serie sulmesh ndaj imigrantëve. Parlamenti votoi për të shkurtuar fondet e partisë dhe për heqjen e imunitetit të deputetëve.
“Ne nuk do të tërhiqemi, as nga burgimet dhe as nga vrasjet,” tha deputeti i partisë Agimi i Artë, George Germenis, të cilit iu dha leje nga burgu për të folur në parlament, në pritje të gjyqit.
Germenis është parë në një video, ku mbështetës të partisë prishin stendat e imigrantëve në një treg të Athinës.
Partia pretendon se hetimi është një përpjekje për të goditur anëtarët e saj, në mënyrë që ata të mos mund të kandidojnë në zgjedhje. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 18 maj, deputetët Ilias Kasidiaris dhe Ilias Panagiotaros, të dy të liruar me kusht, dolën në vend të katërt. Edhe deputetët e tjerë u paraqitën mirë.
“Në zgjedhjet komunale dhe evropiane, me sa duket ne do të fitojmë kudo në qytete, në prefektura dhe në Parlamentin Evropian,” u tha Panagiotaros përkrahësve.
Evropa ka parë një rritje të partive të ekstremit të djathtë, por profesori i shkencave politike në Universitetin e Athinës, Dimitri A. Sotiropoulos thotë se Agimi i Artë ndryshon nga të tjerat.
“Kjo nuk është e ngjashme me partitë e tjera në Evropë, ajo është një parti qartazi neo-naziste. Partitë e tjera të ekstremit të djathtë në Evropë nuk nënvizojnë në retorikën e tyre shovinizmin dhe racizmin, që gjen në retorikën politike të Agimit të Artë. Një tjetër karakteristikë e saj është përdorimi i dhunës,” thotë profesori.
Ilias Kasidiaris, i cili i hodhi ujë në fytyrë një politikaneje të partisë së majtë SYRIZA dhe i ra me shuplakë gjatë një debati televiziv në vitin 2012, përdori retorikën kundër imigrantëve në një fjalim fushate të kohëve të fundit.
“Në më pak se 100 vjet, ndoshta në dy brezat e ardhshëm, grekët do të jenë pakicë në vendin e tyre. E vetmja mënyrë për ta luftuar këtë të keqe në rrënjët e saj është përmes zgjedhjeve të majit. Ne duhet t’i fitojmë zgjedhjet e majit, për të ruajtur gjakun grek,” tha Kasidiaris.
Ai tha se qëllimi i Agimit të Artë është që përfundimisht të qeverisë vendin.
Profesor Sotiropoulos beson se arsyeja që partia Agimi i Artë vazhdon të ketë popullaritet është se ajo di të shfrytëzojë zemërimin dhe dëshpërimin e qytetarëve, diçka që BE-ja nuk ka arritur ta zbutë.
“Bashkimi Evropian ka bërë shumë përparim, por jo mjaftueshëm për t’u vlerësuar nga ana e grupeve me të ardhura të ulëta të Evropës dhe nga brezat e rinj të evropianëve. Kjo lë mjaft terren për lulëzimin e së djathtës populiste,” thotë profesori.
Zgjedhjet evropiane do të mbahen më 25 maj dhe sondazhet i japin Agimit të Artë rreth tetë për qind të votave, duke e renditur në vendin e tretë ose të katërt./VOA
Inati dem i kokes. Shpresoj te fitoje Agimi i (k)Arte e te bejne greqine me helaq se ceshte. Kokat e tyre hengshin nje ore e me pare
Unë mendoj që Lulushi të futë në koalicion edhe Agimin e Artë. I jep goxha dorë për të përmbysur Edin.
Kur jeni kundra emigracionit ,perse emigroni ne Gjermani ,
Turqi e gjetke????
Nuk e ka emrin – Germenis….po Gjermeni !
Nuk e kuptoj pse perpiqen shume here gazetaret qe te fshehin elementin shqiptare ,sidomos ne Greqi.
Ashtu si Gjermeni,edhe forma e mbiemrit Germeni,Germenji apo Gerrmoni gjendet kudo ne Shqiperi,ashtu si edhe emerimi e disa fshatrave.
Gjermeni,Gjermani,Gjermoni.
Zhgenjimi nga politika reale i hap rruge ekstremeve te majta,te djathta
dhe fondamentalizmit fetare.Por keto vetem premtojn,por kurresesi nuk e permisojn gjendjen.Faji.Faji mbetet gjithmon jetim,por realisht qendron ne natyren njerezore.Si tek politikanet qe manipulojn per interesat e tyre masat me premtime qe nuk realizohen kurre,ashtu edhe tek masat qe besojn ne menyre naive nga mungesa e nivelit kulturor.Si puna e filmave,
ku shumica parapelqen serialet e rendomta sentimentale jasht çdo realiteti jetesor.Kam lexuar programin e Syrizes.Megjithese shum pika jan te parealizueshme (per vete faktin se Greqia esht pjese e nje komuniteti),pjesa me madhe i perngjan programeve progresiste te vendeve Europiane.Por se sa i realizueshem esht nje sistem i renduar social,
sidomos ne Greqi ku bilanci eksport-import esht nga me negativet ne Bote,
esht nje pikpyetje.Ardhja e ekstremit te majt do te plotesonte ndoshta edhe nje ender per te majten greke,por edhe per Europianet esht nje alternative per te menjanuar kllounet e Agimit te arte,qe i ngjajne me shume talebaneve se sa partive te ekstremit te djath Europian.
zigur kam respekt per ty dhe per replikat me llogjike qe jep ne kete gazete(e cila nuk e meriton sepse i mungon profesionalizmi..)
ne lidhje me agimin e arte dua te theksoj qe jo cdo gje eshte e vertete…agimi i arte ka edhe shume gjera pozitive ne programin e saj si parti pavaresisht se dy partite e medhaja ne greqi ia kane friken shume kesaj partie ne faktin sepse ata(XA pra ag i arte)po te vijne ne pushtet do fillojne ti vendosin pikat mbi I-ne…pra burg dhe toleranca zero per ata qe cuan greqine ne kete gjendje…te njejten gje nuk duam edhe ne shqiptaret?? une jam emigrant por nqs ne shqiperi del nje parti qe thote se do te gjykoj nexhmije hoxhen,sali berishen,edi ramen,ilir meten,fatos nanos,neritan c etj etj une te garantoj se do te nisem ne kembe dhe do vij zbathur aty ne shqiperi per te votuar kete parti…mendoj qe e keqja e agimit te arte qendron ne faktin sepse ata nuk perngjajne me nje parti serioze(sic e the edhe ti perngjajne me taliban)por i nxjerrin syte vetvetes duke dale me simbolet e nazisteve apo duke rrahur ndonje emigrant me ngjyre te zeze kryesisht sepse me shqiptaret nuk jane perzier dhe kjo eshte nje e vertete(ndofta raste te rralla ka por qe nuk duhen pergjithesuar),madje ka shume shqiptare qe i jane bashkuar agimit te arte…duhet te theksojme qe berthama e agimit te arte perbehet kryesisht prej arvanitesve…tani un nuk jam ne gjendje te sqaroj arsyen perse ai kristo papa shprehet aq brutalisht kundra shqiptareve por di kete qe ne vitet80 agimi i arte i quante vellezer shqiptaret…kohet ndryshojne dhe asgje nuk qendron e pandryshuar dhe le te shpresojme se ne nje te ardhme edhe vete agimi i arte do te ndryshoj qendrim ose do te rikuoperoj vleresimin mbi ‘faktorin shqiptar’ ne greqi..rryma jane dhe ndryshojne,mund te vij ne krye te tyre nje ‘aristidh kola’ i ri dhe e shikoni se cmund te beje…
zigur..populli i thote nje fjale: jo cdo gje qe shkelqen eshte diamant…perse duhet ti besojme gjithe keto brockulla qe ka shkruar ky gazetar adoleshent ne kete shkrim,zigur mendoj qe shume persona ‘te hipnotizuar’ mund te me shajne duke menduar qe une jam ‘ekstremist’ por nuk me ben aspak pershtypje sepse cdo njeri ka mendimin e tij dhe une mendoj qe sot ne greqi PASOK dhe DEMOKRACIA E RE jane pergjegjeset kryesore te shkaterrimit ekonomik te greqise…zigur a te kujtohen vitet e para te demokracise?? cfar beri r.alia per te kaluar pushtetin ne duar te sigurta?? hodhi ne loje sharlatanet sali,fatos,arben,ceka,gjinush etj etjper cfar e beri kete gje? per te ruajtur pushtetin ekonomik dhe politik qe te mos kalonte ne duart e te persekutuareve sepse pastaj do fillonte ‘litari’…edhe partite ‘fajtore’ greke bertasin dhe hedhin balte mbi agimin e arte sepse e dine shume mire se ci gjen po te vijne ‘ata’ ne pushtet…pershendetje…
Historikisht,polikat radikale,kan patur vetem startin e mire,me pas kan degraduar,jo vetem ne diktatur por edhe ne kaos ekonomik.
Ndoshta ti i vlerson gjerat me ndryshe per faktin qe edhe jeton ne Greqi.Por mesa kam lexuar dhe degjuar nga te gjith mediat e huaja,
Agimi arte esht i papranueshem i ka dyert e mbyllura jo vetem ne Europe,por edhe nga Amerika.Dhe kjo per nje vend jo industrial si Greqia(qe gati te gjith armatimin dhe lendet energjitike i importon),esht nje problem.Sa per berthamen arvanite,nuk ka vlere nese ata nuk jan te vetedijshem per indetitetin e tyre.Ti duhet ta dish me mire sa ndjekes ka vepra e te madhit Aristidh Kola.Fakti qe tregon se ne vitet 80-te i kan quajtur vellezer shqiptaret dhe tani i tregojn me gisht si armiq apo turkoshake,tregon se nuk jan serioze,sepse aleatet strategjike jan te perjetshem,te percaktuar me pare dhe nuk i ndryshon nje kryetar partie.Greket dhe shqiptaret
mund te ishin nje komb,por Kisha i ka ngaterruar.Kjo esht edhe paradoksalja e Agimit te arte,nacionalist ekstrem edhe fetar.Kjo nuk shkon,sepse jan dy ideologji qe perjashtojn njera tjetren.
Nacionalizmi ngrihet mbi baza rracore(gjaku,gjuha,kultura traditat)
dhe jo fetare.Edhe Aristidh Kola fajson Kishen per armiqesimin e shqiptareve me greket,per ti afruar me serbet vetem per hir te besimit.Perendimi ka aq alergji nga ekstremi majt,po aq sa edhe nga ekstremi i djatht,prandaj te pranueshem jan ata te qendres.
Rrofsh per informacionin.Te uroj gjith te mirat.
Zigur Qarri, bimi ( i biri i bamit ),
Desha te kujtoj, se historikisht nazizmi gjerman lindi ne Gjermani ne vitet 1930 sepse :
– Konferenca e paqes se Versajes, ne vitin 1918, ne lidhje me luften e pare boterore, me presionin e madh te Frances, vendosi qe Gjermania te ndeshkohej shume me demshperblimet e luftes se pare boterore. Bile, ekonomisti i madh anglez Keyeness, qe ishte edhe anetar i delegacjonit anglez ne Versaje, e kritikoi shume kete vendim duke parashikuar keshtu edhe tragjedine gjermane me pas, bile Keyeness, ne shenje proteste, u largua nga delegacjoni anglez.
– Ne kete kohe, Amerika po kalonte krizen e depresionit te madh te viteve 30-te dhe shume investitore amerikane i hoqen kapitalet e tyre te investuara ne industrine gjermane.
Pra si pasoje e shkaqeve te mesiperme ne Gjermani plasi kriza, papunesi e madhe dhe sidomos inflacjon galopant. Thone se per te blere nje kile buke duhet te paguaje nje karrocve me monedha gjermane.Ky eshte shkaku se pse sot gjermanet kane nje frike te madhe nga inflacjoni.
Ne keto kushte shoqeria u polarizua dhe partite me te medhaja ishtin partia komuniste e Ernest Telmanit qe ndihmohej nga Stalini dhe partia e Hitlerit. Hitleri i premtoi popullit gjerman pune dhe buke dhe fitoi zgjedhjet ne vitin 1933.
Mendoj se pothuaj e njejta gjendje ekonomike po ndodh ne Greqi, ku politika shtrenguese e Merkelit ( frika nga inflacjoni ) ka bere qe Greqia ne kete pese vitet e fundit te kaloje nje krize te forte ekonomike gje qe solli edhe forcimin e partise se ekstremit te majte Syriza dhe ate te ekstremit te djathte Agimi i Arte.
Desha te them, se te dyja nuk kane asnje shans ne Europe ku fuqine e kane akoma partite tradicjonale : Partia popullore europjane PPE me Kandidat Luksemburgasin Junker dhe partia socjal demokrate me Kandidat gjermanin Schulz.
Kuptohet, se BE po e ndihmon Greqine dhe ajo e ka marre pak vehten dhe kur Greqia te dali nga kriza kuptohet, se te dy keto parti do te dobesohen dhe nuk do kene me influence ne politiken greke.
Bile, Syriza, eshte e fuqishme edhe ne Itali ku ajo ka nje grup te lidhur me partine e majte te Miki Vendolas.Ky grup do kete Probleme te futet ne parlamentin europjan sepse duhet te fitojne mbi 4% te zgjedhesve ne Itali.
Pershendetje
Politikanet e dhjere te majte e te djathte, me politikat e tyre, po cojne ne ngritjen e se djathtes ekstreme ne gjithe Europen, ku mes te tjerave shkelqen Agimi i Arte, si me gjakatari. Ne rrugen e tyre per pushtet, nuk do lejojne jo vetem emigrante, por as greker te majte apo qofte edhe perparimtare. Ndaj, kujdes, nuk eshte Agimi i Arte nje parti qe mendon per popullin. Pastaj, po ta njifnit sadopak Aristidh Koljen, do t’a dinit shume mire qe ai do pranonte te vdiste dhe nuk do bente pjese ne nje organizate fashiste. Ndaj dhe e eliminuan, te djathtet qe ishin ne pushtet
Epo edhe magjupi krenohet qe eshte magjup, e drejta e tij eshte, ska fjale!
Ja edhe bythzinjte grek ne parlamentin e greqiseeeee.Duken si kunguj te zinj, u shtofshin ne parlamentin e greqise sa me shume xebaket qe te pirdhet njehere e mire ky shtet i flliqur.