Po negociohet për dorëzimin e Sami Lushtakut. Familjarët: Është në QKUK

20 Maj 2014, 19:11Rajoni TEMA

(E PERDITESUAR)- Avokatja e Sami Lushtakut, Luljeta Gjinovci, doli në një konferencë për mediat në krah të birit të Samiut, Mërgimit, duke deklaruar se ai nuk është arratisur, siç raportojnë mediat.

Avokatja tha se Sami Lushtaku është brenda në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por kundërshton transferimin në një burg në veri të vendit.

Më herët ishte raportuar se kryetari i Komunës së Skënderajt, ishte arratisur bashkë me Ismet Haxhën dhe Sahit Jasharin.

Ata janë pjesë e atij që njihet edhe si “Grupi i Drenicës” dhe janë nën akuzë për krime lufte.

Por së shpejti ata do transferoheshin në një burg në pjesën serbe të Mitrovicës.

Kjo ka sjellë revoltimin e tyre, por edhe të bashkëluftëtarëve të UÇK.

Këta të fundit kanë nisur të protestojnë.

Situata ende është e paqartë, ndërsa ka raportime se EULEX po negocion me Lushtakun për dorëzimin e tij.

(VIJON)

7 komente në “Po negociohet për dorëzimin e Sami Lushtakut. Familjarët: Është në QKUK”

  1. KEVINI says:

    shum mire kan bere qe kan ikur.se kuptoj dot serbet e ndyre masakruan ate popull kurse keta e me mijera te tjer luftuan e u vran duhet te bejn burg.paradoks,jeni te mirpritur ne shqiperi qeveria shqiptare duhet ti mare ne mbrojtje a tua haj karin eulex e kushdo qofte mbrapa tyre qe duan ti burgosin,per mbrojtjen e ketyre duhet te protestojm jo per fantazit e sali idjotit

  2. iliri says:

    Me mire “brenda” me shprese se do te dalesh,se sa “jasht” me friken dhe ankthin se pas pak do te kapin perseri….dukshem e provuan qe jane fajtore ! Iliri

  3. Drenicak says:

    Veprim i domosdoshe per ikje.
    Qellimi i EULEX eshte qe duke mos pasur fakte per ta denuar Samiun EULEX tenton da dergoi ne Mitrovice per ta helmuar dhe perfunduar punen pa gjyq por Samiu eshte edhe trim edhe i nuhat prapaskenat.

  4. Mihal Grameno says:

    bjeruni..

  5. kevinjon says:

    O Mero te shohim cfare brockulle te ka ngarkuar Edi Rama te shkruash sot e neser per kete rast ku shoku i dashur i Edi Rames ky far Sami Lushtaku deshmoi qe eshte fajtor dhe nje rrugac i ulet? Na sqaro edhe pak per dekoraten qe ja beri Sali Lushtaku Edi Rames dhe per ato fjalet qe shkruante Edi Rama ne faqen e tije.

  6. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu ziken…………

  7. Alija says:

    Thaçi shpalosë programin e Misionit të Ri, për Lushtakun, Jasharin dhe Haxhën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje