Pothuajse katër muaj pasi Ministria e Zhvillimit Urban publikoi të dhëna nga raport-auditi për gati 145 funksionarë e nëpunës civilë që dyshohet se kanë përfituar kredi lehtësuese në shkelje të ligjit, Prokuroria e Tiranës avancon në hetimet e nisura, duke i kërkuar Kryeministrisë t’i dorëzojë për llogari të hetimeve praktikën e ndjekur nga ky institucion që nga viti 2010 e në vijim.
Pas studimit të dosjeve, aktualisht, tha një burim i Prokurorisë së Përgjthshme, është kërkuar dokumentacioni që ndodhet në Kryeminisri për gjashtë ish-zyrtarë të lartë të ish-qeverisë Berisha, për të cilët në studim të dosjes së tyre ka mospërputhje mes materialit të dërguar nga ana e tyre dhe vendimit numër 600 të Këshillit të Ministrave që mban datën 12 shtator 2007.
Praktika që kërkohet për t’u sekuestruar nga prokurorët, është për dy ish-këshilltarë të ish-kryeministrit Berisha, Flamur Kuçin ish-këshilltar për çështjet e infrastrukturës dhe Admir Drago ish-këshilltar për çështjet ligjore. Po ashtu kërkohet i njëjti material edhe për ish-shefin e kabinetit të qeverisë Berisha Oerd Bylykbashi, ish-zëvendësministren e Drejtësisë Brikena Kasmi, ish-zëvendësministren e Jashtme Edit Harxhi dhe ish-ministrin e Punëve e Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.
Ndërkohë prokurorët kanë në duar raport-auditin edhe mënyrën se si ka fituar kredi të bute edhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka. Por, thonë prokurorët, nëse provohen dyshimet se këta zyrtarë i kanë përfituar kreditë lehtësuese duke abuzuar me ligjin, pra duke depozituar dokumentacion si të pastrehë, këta shtetas me shumë mundësi nuk merren të pandehur.
Hetimet në këtë rast do të drejtohen ndaj personave apo titullarëve që e kanë firmosur këtë praktike, që sipas rregullores duhet të jetë ose Sekretari i Përgjithshëm ose Ministri, përpara se materiali të kalonte për miratim në qeveri.
Aktualisht raporti-auditi për dyshimet se është abuzuar me kreditë u është shpërndarë disa prokurorëve pranë njësisë Task Force për shkak të materialit voluminoz që ka secila nga dosjet e kredive./TCH
Hajt ti gezoni parate e popullit dhe rrofte rilindja.
Pse kerkoni per keta fakire qe kredi kane marre. Shikoni more kete gjoja akademikun Artan Fuga qe ka marre nga Cili ne 6 vjet me shume se 200,000 euro dhe tani qe i jane prishe pazaret, na bon si i ndershem. Ka 20 vjet qe jeton ne France me familjen dhe vjen nja 2-3 muaj ne vit per me bo gjasme mesim dhe merr 1.7 milion leke ne muaj, ose 25 milion leke ne vit. Qe per 20 vjet i thone 500 milion leke qe ja ka grabit studenteve shqiptare duke ju shit teori, ne fakt siguru jeten e vet ne France. Kur plehrat bohen akademike, atdheu ka mbaruar.
Po keni harruar shokun Ridvan Bode nga lista e siperpermendur.
Pse nuk e evidentoni dhe kete ne listen e abuzuesve te ketij vendi, apo ky e ka mire me Edin si vullnetar i Enverit qe ka qene. Edhe pse dosjet shkojne ne prokurori per kete zoteri nuk i ze njeri me dore.
Kjo eshte rilindja?! Kjo eshte drejtesia?!
Bravo cuna!
Sekuetrojuni pronat qe kane blere me keto para.Sa per ata qe kane firmosur i denoni apo jo eshte ceshtje e drejtesise.E rendesishme eshte qe kush abuzon dhe perfiton ne menyre te kunderligjeshme ate qe nuk i takon duhet ta ktheje mbrapsh.
Shteti sote nuk eshte aspak serioz,po si nuk duhet te merren te pandehur kur ata abuzuan per shkak te funksionit, ata nuk ishin njerz dosido,por njerz me funksione.Me veprimin qe kane bere keta se paku duhet ta paguajne kredin me norma interesi si gjithe qytetaret dhe duhet te perjashtohen nga administrata shteterore pergjithenje.Keto jane edhe raste qe administrata te rinovohet. Shqiptaret votuan per te bere shtet ne kete vend, e keshtu shteti nuk mund te behet.ky eshte nje rjete mafioz qe nga keta qe perfituan dhe ata qe kane firmosur per subvecionimin e kredise. Ne se burgjet jane vetem per njerzit e thjeshte ky eshte nje problem tjeter.Drejtesia nuk mund te vihet keshtu, qeveria dhe prekuroria duhet ti sqarojne shqiptaret si taksapagues.
Të tërë po tallen, me këtë popull idiot e fukara (nga mëndtë)…