Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se do e respektojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.
Duke folur në Shën Petersburg, ai tha se Rusia është e përgatitur për të punuar me këdo që do zgjidhet president i Ukrainës në zgjedhjet e të dielës.
Sipas BBC, kjo është hera e parë që Putin e thotë qartë se ai do pranojë rezultatin e zgjedhjeve në Ukrainë.
Përgatitjet për zgjedhjet janë penguar në disa rajone të lindjes për shkak të trazirave.
Disa separatistë pro- rusë kanë paralajmëruar njerëzit që të mos dalin në votime.
Ndërkohë disa materiale zgjedhore dhe disa zyrtarë të zgjedhjeve janë bllokuar në një postbllok.
Një ditë më parë, të paktën 14 ushtarë të forcave qeveritare u vranë pranë qytetit Donetsk.
Të premten janë raportuar të tjera përplasje në këtë rajon, me të paktën dy viktima.
Zgjedhjet presidenciale janë thirrur pas rrëzimit të Viktor Yanukovych.
E rebeloj situaten me SHIKU-n e tij ky (si dikush qe njoh) dhe “dilni te votoni” thote nen thundren e tanqeve te mi..Krijoj konflikte nderetnike per breza qe do vijne nga ana tjeter Ruse dhe do te mbuloj diellin me shoshe..Cecnia do ti duket lule Rusise me kete qe beri..Koha do ta vertetoje…
si kshu, do njohi rezultatin e dale nga zgjedhjet e organizuara nga pucistet? po krimene do e ktheje pasi te njohi te zgjedhurin e ri? tu shtrengua rripi putin, nuk behet shaka me ata qe ja futen bashkimit te madh sovjetik, ty te kane karamele.