PD protestë për drogën/ BE në krah të policisë në luftën kundër trafikut (VIDEO)

23 Maj 2014, 13:22Politika TEMA

Gjatë kohës që opozita nisi protestën kundër drogës në bulevard, në godinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme mbërriti eskorta e delegacionit të lartë të BE-së.

Drejtori për Zgjerimin Christian Denilsson u prit nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Megjithëse Denilsson pati takime me gjithë zyrtarët e lartë të shtetit gjatë 2 ditëve të qëndrimit në Tiranë, duke nisur nga Kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Meta, Ministrja e Integrimit Gjosha, liderin e opozitës Basha, duket se i ka kushtuar vëmendje edhe mesazhit duke dalë në të vetmen konferencë për media, përkrah ministrit të Brendshëm Tahiri, i vënë në qendër të akuzave të opozitës.

Më fokus të bisedës ishte informimi i zyrtarëve të BE-së, pak ditë para dorëzimit të raportit të Brukselit, para vendimit për statusin kandidat në muajin qershor.

Ministri Tahiri tha pas takimit se “garantova Drejtorin e Zgjerimit, për angazhimin në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe vullnetin tonë për të mos u ndalur për asnjë çast përballë cilësdo vështirësi në luftën pa asnjë kompromis në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Ministri theksoi se mazhoranca ka hapur kantierin e reformës në fushën e sigurisë, për të rritur standardin e sigurisë.

“E informova gjithashtu dhe për përpjekjen tonë për të ndërtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila tashmë është pjesë e ligjit të ri për Policinë e Shtetit, ka përfunduar faza e arkitekturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfshirë këtu strukturën, burimet njerëzore, kapacitetet, kompetencat dhe natyrën ose thelbin e hetimeve që do të zhvillojë Byroja Kombëtare e Hetimit duke e siguruar se standardi i hetimeve dhe i ndëshkueshmërisë për veprat penale që do të mbulojë BKH do të jetë shumë herë më i lartë, kjo falë edhe bashkëpunimit që do të ketë BKH me partnerët tanë”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm u shpreh i vendosur për t’u përballur me situatën alarmante që gjeti qeveria 7 muaj më parë, të kultivimit të lëndëve narkotike.

“E garantova që qeveria shqiptare nuk do të lejojë më të përsëritet situata që gjetëm kur morëm detyrën vitin e kaluar me mbjellje masive të lëndëve narkotike, por do të marrim masa siç kemi filluar të marrim masa nëpërmjet planit strategjik të veprimit të miratuar të Policisë së Shtetit, i cili është hartuar bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi ministri.

Drejtori për Zgjerim në BE, u apeloi palëve politike në Shqipëri të lenë çdo konsideratë politike, për të siguruar që pikërisht e ardhmja europiane e Shqipërisë është objektiv kombëtar.

“Përsa i përket statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, besojmë që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kërkesa thelbësore për progresin e Shqipërisë në integrimin e saj në BE, dhe janë pikërisht krimi i organizuar dhe korrupsioni ata elementë të cilët minojnë aftësinë e individëve dhe komuniteteve, bizneseve për të gëzuar ato të drejta që janë të thëna fare mirë si shtyllat kryesore te demokracisë. Më lejoni që të theksoj që BE-ja vazhdon të mbetet me ju, si mbështetësi juaj dhe i aspiratave të Shqipërisë për të vazhduar në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, tha Christian Denilsson.

I pyetur për protestën e opozitës pak metra më tej vendit ku po organizohej konferenca, Drejtori për Zgjerim tha se nuk do të donte të komentonte.

Ndërsa ministri Tahiri u shpreh se “nuk kam ndonjë koment shumë të madh për protestën e opozitës. Eshtë një e drejtë legjitime dhe demokracia fundja kjo është, e drejta e secilit për të zgjedhur kauzën që do, për të thirrur publikun në protestë. Nga ana tjetër, siç e shihni, unë jam në punë, qeveria është në punë, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, jemi në detyrë për të garantuar që qytetarët shqiptarë janë më të sigurt në një vend që me reformat që po ndërmarrim, me siguri do të jetë shumë më i mirë nga ç‘ishte kur e morëm”.

20 komente në “PD protestë për drogën/ BE në krah të policisë në luftën kundër trafikut (VIDEO)”

  1. bledi says:

    Ja ta shohi se kush e perkrah PD. ASNJE

    1. Lini says:

      Po ky eshte kulmi ne fakte, tani qe te gjithe duhet te behemi bashk per tu futur ne europe kto plerat qe kane 8 vjet qe na kane lene jashte se donin te benin kerdin me drog dhe po e bejne dhe kete tani, eshte e turpshme.

      1. herta says:

        Po si mund te dilni ne protest mo se eshte turp si dilni per 8 muaj kur jane te gjitha pasoj e qeverisjes suaj te rrenuar, po grev per ca hyni?? si doni te mbroni paaftesine e atyre puntoreve, si doni te mbroni dhe te promovoni mbushjen e administrates publike me te paafte e te korruptuar e me hajdut, e kane treguar veten 8 vjet kshuqe nuk do ndryshoje.

        1. poli says:

          Po nuk i beson e si ndjek me njeri kto te opozites vetem nqs je aq budall sa ta hash sapunin per djath dhe mund ta bejne, kane nja 2 a 3 mij vet nga mrapa qe i kane mbajtur me lek e me pune per 8 vjet e tani jane te detyruar ti rithon budalleqet e saliut dhe lulushit po shqiperia do ja dale me statusin se ju nuk jeni opozit jo nuk keni nje emer.

          1. behari says:

            Po lereni mos shikoni PD me fal partin e saliut dhe zarave te tij se nuk shkon me njeri pas tyre jo. Ka lezet qeveria, super pune, ska me drog prandaj po i hiken mendja ketyre se spo ja lene se me zorr e kane rritur deri me sot ate drog e tani tja bllokojn.

            1. ola says:

              parti e uzurpuar nga kriminele!

        2. Realisti says:

          Ne asnje vend te botes demokratike dhe te civilizuar nuk ngjane qe me nderrimin e qeverive te nderrohen edhe punonjesit e administrates shteterore.Kjo ngjan vetem ne shtetet pa demokraci,te korruptuara,te kriminalizuara si kjo e mafiozve socialist.Trafikohet droga me avion-porositet droga nga Panamaja drejte Portit te Durresit.Kjo ngjane vetem ne kete Qeveri te korruptuar te Kolumbistanit shqiptar.Behen vrasje me pagese nga tritoli,kjo ngjane vetem ne shtetin mafioz te Lazaratit ramoist.Nuk mund te inegrohet vendi me droge dhe krim te organizuar.Cdo dite jemi ne ballinat e gazetave prestigjioze boterore.Trafikantve u konvenon biznesi i droges.Me tonelata barten per ne Itali,Greqi etj.S´ka siguri ne rruge as ne shtepi,s´ka punesim,s`ka zhvillim ekonomik etj.sepse piktori i thjeshte stimulon drogen dhe vrasjet me tritol.

    2. beni says:

      Vazhdoni punen jeni ata te shqupit ne haresen qe meritojne

    3. Mira says:

      Delegacioni ishte në krah të Shqipërisë dhe jo në krah të Sam Pahirit!

      1. Selfo says:

        Qe do te thote moj Mira?? Saimir Tahiri eshte ministri me i suksesshem i kesaj qeverie. Kaq sa per fillim (se nuk kane bere vitin akoma), ne fund te mandatit ti dhe gjithe idotat e PD mund te gjykoni dhe te flisni.

    4. sabina says:

      Pd-ja kete pune ka se te negocioje dhe dialogoje nuk di dhe e ka shume me te lehte te protestoje te beje rrremuje kot.

    5. tini says:

      BE-ja perkrah policise dhe qeverise, bravooo

  2. Kudhesjoti says:

    Kjo tregon se opozites dhe protestave te saj u ka dale boja edhe ne sy te botes dhe cdo dite qe kalon e mira anon ne krahun e qeverise se sotme dhe popullit ne teresi.I pafshim te zhytur ne sketere ata qe perpiqen akoma ti hyjne ne hak popullit!

  3. drejtesia says:

    Veprimi me domethenes i BE qe tregon se perkrahin policine e shtetit per veprimet e saj ne nje dite kur protestohej se gjoja policia nuk po punonte sic duhej ne luften kunder trafikut te droges.

  4. . says:

    ***************************************************************************
    Ceta-Veriore PD po t’kurret dita dites,
    e abandonuar nga pjesa e kulturuar,
    pasi eshte lidhur me:

    krimin,
    vjedhjet,
    mashtrimin,
    drogen … me nje ish-kryeminister te
    perfshire ne transportin e armeve dhe droges.
    ***************************************************************************

  5. afrikani i antarktides says:

    e ja do futeni edhe ne europ!
    por si morracake ama,pa brek ne byth,pa lek,pa bisnese!
    nga ana politike eshte sukses
    nga ana ekonomike eshte disfate,sepse do bllokohet,asfiksihet,pengohet,zvoglohet,veshtirsohet …bisnesi me fitimprures per shqiptaret:droga!
    dhe te gjith ata qe ishin ne kete punesim informal dhe shperbleheshin me “rroga” marramendse ,tash e tej do ngelen pa pun ,ne socjal,ne burg,
    pra regres ekonomik.
    perndimi kur esht puna per para shet edhe arm vdekjeprurse te dynjoja qe vrasin njeri tjetrin neper luftra locale,
    kurse statusi qe kishte kriju shqipnija si shitese droge e kishte stabilizu ekenomin shqiptare.
    tash do et kriz ekonomike,refugjate shqiptare neper bot…e dihet resti.
    sadoqe ta ndihmj me pare bota shqipnin ,ato nuk jan konkuruese me paret e droges qe futshin shqiptart neper xhepa.
    ka gallat!>>>>
    dhe Sala do vij prap ne fuqi sepse kriza ekonomike d ta sjell!
    por kesaj rradhe ai do ket te drejten te jet ne nji karrige ne Bruksel,ku do ket fjalime show tip Sal Kuvendi Shqiptar!
    dhe s do ket burr none n Bruksel t ja dali sales.
    vec atehere do hyj n fuqi parimi I CIAs,”rrasi kallamin”!
    dhe sala do perfundoj I helmu ne ndonji hotel’apo me ndonji aksident automobilistik I vdek.
    Sale!
    esht me mir per ty qe te futet shqipnija ne europ se do kesh rastin te cmendesh parlamentin e Brukselit me fjalimet e tua fantastike!

  6. UROSH LESHI says:

    Ja populli i Shqiperis eshte ne rrugen e mbar per tja ngerit imazhin vetit.
    Besoja se ksaj radhe Holanda zdonaj mbyll dyert e BE.
    Une UROSH LESHI posedoj “SYZA MAGIE” Ashtu qe me kto SYZA e shef ter njerzimin te “GJVESHUR”.
    Kurre i pashe ket pakic militantet e sales-lulit,kta ishin sa nje koshare bletash i vura syzat e i pashe si “BLETANAT qe kane fute ne mes MB´RETERESHN”,po nje heri ja pash dhe vrimen m´bretereshes ka bente veza.
    Besoja se shumica nga jush e dine qe bejne “BLETANAT me M´retereshen”.
    Ja dhe nje herit ju falenderoj popullit Shqipetare qe u zgjuan nga kllapa e anti Shqipetarve.-Anti Shqipetarve qe shikonin imazhin tnaj ulin po dhe dyerte e BE.tnaj mbyllin.

  7. . says:

    ***************************************************************************

    “Protesta e deshtimit”, me brohorritje kalamanjsh !

    “Kampi-Urise” me dhome pritje te re,
    ku mungojne vetem gotat e shampanjes,
    ku ushqimet dhe frutat vijne me qese rrobash.

    Te gjithe me celulare nen urdherat e kriminelit Ali Bisha.

    ***************************************************************************

  8. murati says:

    I nderuar Minister i Rendit. Je ne pozicion teper te rend dhe te veshtire. Pavareissht kesaj je duke e perballuar me mjaft suskes agersion serb kunder integrimit te Shqiperise. Ky agresion po udhehiqet si gjithnje nga nje tropojan i felliqur qe e ka bere me damke edhe kete vend te shenjt te shqiptarve. Pra Serrbia ka ditur shume mire te luftoje Shqiperine prej vitit 1990 duke arritur qe nepermjet Ramiz Alise ta fut personin e tij shume inteligjent ne majat me te larta te pushtetit. Ne vend se ne te ishim para Sllovenise ne BE, Saliu na la ketu ku na la e tash kur ka aerdhe momenti final serish del ne skene kunder shqioperise duke e damkosur si shtet droge. Protesta e sotme ia dha edhe nje grusht Saliut. Tash e keni radhen Ju. Populli sa e sa here po ia fut shqelmin por ju e majta po e riktheni. Nuk ka gje me patriotike sot per sot se sa e majta dhe patritotet progresiv te behen bashke dhe ta cmontojne ngrehinen e Serbise ne Shqiperi. Kjo ngrehine e nderttuar nga Saliu qe eshte zbatim i planeve serbe, ka ne krye Bujar Nishanin, Visho Ajazin etj. Keta duhet hequr qafe.

  9. Tek shikoja dy policet pas ministrit,me kujtohej fjalimi i Edi Rames i cili thoshte se policet bark derra dhe pa dhembe jane nje ikone i shemtuar e policise Shqiptare,dhe duhej te zevendesohen me ardhjen e PS ne pushtet me njerez me paraqitje me fisnike.Shikojeni videon me vemendje,nga sekonda e 20 kameramani e fikson objetivin e kameras shume prane ministrit per te mos dhene qendrimin joprofesional te polices prane flamurit shqiptar,me krahet ne forme harku dhe me kembet e shkrehura.Akoma me komike eshte tjetra tek flamuri i BE e cila nuk ka ekuiliber dhe nuk koncentrohet duke levizur kembet per tu shpire.Kishe kenaqesi te shikoje ne sistemin komunist roje nderi prane flamurit,parakalimin ne nje ritem te ushtarakeve tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje