Bie kërkesa për komision hetimor për drogën/ Dekreti i Nishanit përçan mazhorancën

23 Maj 2014, 10:00Politika TEMA

Dekretari i Presidentit Bujar Nishani për postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, ku ishte propozuar Alaudin Malaj, ka përçarë mazhorancën.

Pro dekretit kanë votuar edhe disa deputetë të LSI dhe PS.

Kështu, votë pro dekretit ka dhënë edhe Arta Dade, e cila ka dalë kundër vendimit të grupit të PS.

Por ajo është shprehur më pas se ka ngatërruar votën.

Pro dekretit kanë votuar edhe Spartak Braho dhe Shkëlqim Selami i LSI.

Ndërkohë kanë abstenuar Piro Kapurani, Përparim Spahiu dhe Vangjel Tavo nga LSI.

Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, po ashtu abstenoi.

Ndërkohë Kuvendi ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni tjetër për trafikun e drogës.

Mazhoranca argumentoi se kjo çështje është në hetim dhe e rrëzoi kërkesën me 76 vota kundër dhe 36 vota pro.

6 komente në “Bie kërkesa për komision hetimor për drogën/ Dekreti i Nishanit përçan mazhorancën”

  1. Christ says:

    Edi Rama e ka Kalin e Trojes brenda.
    Veshtire e ka ti a dale mbane
    ne nje vend ku ne çdo tre veta
    nje eshte Esat Pashe Toptan.

  2. Tos Bllokmeni says:

    Filloi ta nxjerre koken Lilo Floriri? Atehere vetem revolucioni mund t’i laje hesapet me keta hajdute dhe kriminele, ne nuk e harrojme se 21 janari u be per shkak te gatuesit te ngjalave te Lalzit.

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Dakord qe “Dekreti i Nishanit percan maxhorancen”…
    Perfundimisht:U miratua Dekreti apo jo???
    Jepe lajmin te plote,i dashur gazetar.

    1. eri says:

      votoi kunder vetem Dade dhe Braho ? percjarje e madhe!

  4. Cibuku says:

    Gjera te zakonta qe s’kane pse na cuditin. Deputetet nuk jane dele te bindura te percorit. Jepeni lajmin te plote o legena qe ju entusiazmon percarja e PS. U miratua apo jo.

  5. DANI says:

    FLISNI FLISNI JU PO DERI ME SOT VETEM PER FASONET E KEMI LIRON GJITHE SHQIPERIA NE SHERBIM TE TRUSTIT TE FASONEVE TE METES DOGHANAT HAPIN DYERT VETEM PER TA NE JEMI POPULL I SKLLAVERUAR PERFUNDIMISHT…….!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje