Prokuroria nis hetimet për akuzat e përfshirjes së FA në trafik droge

22 Maj 2014, 19:39Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për akuzat e përfshirjes së infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës. Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ia ka referuar dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Burime nga organi i akuzës sqaruan se dosja është voluminoze, duke qënë se përfshin informacione nga një sërë institucionesh, të cilat kanë grumbulluar të dhëna për këto dyshime.

Të njëjtat burime saktësojnë se dosja përmban të dhëna të vlefshme nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Policia e Lezhës gjithashtu ka dhënë informacione të vlefshme për nisjen e këtij procedimi penal. Në dosjen tashmë të administruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, konfirmohet se është edhe letra e ish- ministrit të Mbrojtjesm Arben Imami. Ish- zyrtari i lartë disa javë më parë, në një letër drejtuar prokurorisë sqaroi se nga i kishte marrë informacionet dhe dijeninë që ai kishte mbi përdorimin e bazës së Gjadrit në trafik droge.

Nga të dhënat paraprake, të cilat tashmë ndodhen në prokurori, është mundur të mësohet se në materialet e dorëzuara nga SHISH dhe Policia e Lezhës thuhet se, pista e Gjadrit dyshohet se është përdorur në trafik droge.

Ka dyshime që të paktën 4 herë të jenë parë të ulen avionë në aerodromin tashmë të betonuar nga ushtria shqiptare, pas lumit të akuzave se në këtë vend janë ulur avionë sportive, të cilët medohet se kanë ngarkuar lëndë narkotike./OraNews

10 komente në “Prokuroria nis hetimet për akuzat e përfshirjes së FA në trafik droge”

  1. Majlinda says:

    Prokuroria mire ben qe e heton kete dosje, por me pare duhet te fillonte hetimet per arben imamin, qe e ka volum te madh dosjen e tij, dhe qe ben letra per trafik droge sot, sepse ka qene ai minister kur gjadri eshte perdorur per trafiqe droge me avione,

  2. xhoni says:

    hahahahaha cpo i bon zbor Saliu ketyre te rilindjes.

    Nje pordhe beri Sala, keta te gjith duke vrapuar kush ta
    kapi i pari pordhen.

  3. Treviso says:

    Xhoni, pordhen qe ka bere krimineli Berisha, ka qelbur familjen e vet dhe te gjithe partine Demokratike.

  4. e says:

    Prokurorise i duhen 10 vjet ta perfundoj kete ceshtje.

  5. Kjo prokuroria po merret me shpifjet e nji te lajthituri!
    Ne vend qe te merret me te gjithe pa perjashtim ,qafirat e pd se,qe rrenuan komplet vendin ,merret me gjera
    qe dihet nuk te cojne asgjekundi ,vetem harxhime parash kot,dhe humbje kohe pa asnji lloj kuptimi.

  6. Garipi NY says:

    Po prokuroria duhet te perqendrohet te vjedhjet vrasjet dhe drogat qe ka bere krimineli sali dhe te merret me gjera qe skane asnje baze, dhe qe shpien prokurorine askurkund. Prokuroria duhet te merret me jo cfare thote krimineli por per cfare ka bere e ben perdite ky idiot dhe kriminel bashke.

  7. Vlora says:

    Prokuroria te filloje te hetoje dosjet me fakte, te qeverise Berisha qe i jane bere mullar ne zyrat e saja, dhe ti lere hetimet per perrallat e opozites se inkriminuar e cila u zbythh me voten e Shqiptareve para 9-muajsh.

  8. vlonjati says:

    A thua kjo do jete dosja qe do ndryshoje te ardhmen e vendit? Ishalla…

  9. Ncuk says:

    Po edhe “hakmarrja” do sakrifikoje dicka… Mrike ruhu nga sandri tani se do te te turret, dhe s’do te ta beje por te te zhbeje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje