Shqipëria me ndarjen e re administrative territoriale nuk do të ketë më pas se 39 njësi por jo më shumë se 47. Komisioni parlamentar për Reformën Territoriale në mbledhjen ku u diskutuan dy variantet e përzgjedhura nga 5 që paraqiti ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi. Komisioni pas diskutimeve ka vendosur që dy draftet të shkrihen në një të vetëm, për shkak se nuk u arrit kompromisi për zgjedhjen e njërit prej varianteve. Për më shumë se dy muaj ky variant miks do të diskutohet me drejtuesit e komunave, bashkive, grupet e interesit, biznesin, qytetarët dhe organizatat joqeveritare të interesuara në këtë proces.
Varianti përfundimtar do të miratohet në Komisionin parlamentar më 22 Korrik dhe më pas do ti kërkohet Kuvendit të votojë variantin e propozuar. Në mbledhjen e Komisionit deputeti i LSI-së Spartak Braho kërkoi të dijë se çfarë kriteri është përdorur përsa i takon veçimit të komunave të minoritetit, pasi këto komuna vërtet mund të kenë një shumicë të tyre shtetas me kombësi greke, por ato kanë nënshtetësi shqiptare. Në përgjigje të pyetjes, ministri Çuçi iu referua konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, pavarësisht se pranoi se edhe në vendet e BE po largohet gjithmonë e më shumë termi minoritet.
Do te jete e mira qe varintet te diskutohen nje here me te gjithe bazen pastaj te przgjidhen e jo te vendosen dy variante.Personalisht jam kunder variantit me 39 njesi pasi eshte e pamundur te sigurohet nje sherbim real per qytetaret.Fillimisht duhet te meret parasysh shtrirja teritoriale e njesise qe do te funksionoje e jo te zgjidhen gjerat virtualisht.Une do te isha dakort per variantin me 57 njesi pasi krijohen me shume premisa per ti sherbyer komunitetit.Por ju zoterinj te komisionit mos veproni si puna e Osman Gazepit i cili mblidhte popullin dhe u thoshte “kjo e ka vendin ketu” dhe i largonte.Nese ju kerkoni vertet qe te behet nje reforme teritoriale duhet te merni parasysh edhe realitetin konkret.Nuk po degjoj te thuhet,si do te funksionojne keto njesi te reduktuara.A e dini ju zoterinj te komisionit se kryetaret e bashkive dhe te komunave sot i kane shndruar njesite vendore si cifligjet e tyre ? Mos valle tani ata do ti ktheni ne bejlere te bashkive qe do te krijohen ? Jo zoterinj.Ata diku duhet te japin llogari dhe te mbajne pergjegjesi .Duhet te vihen para ligjit dhe te jene te kontrollueshem nga komuniteti.Nese ata nuk kryejne detyrat edhe mund ti hiqet perfaqesimi edhe pse eshte i zgjedhur,ne rast te kundert ata nuk do te pyesin fare per asgje. Kam degjuar se zoti Fino si kryatar i komisionit eshte shprehur se qarqet jane nje deshtim:Jam plotesisht dakort me kete pohim te cilin une e kam thene qysh kur eshte krijuar qrku.Po kush ishte ai qe e formoi kete qrk ,ishte pikerisjht ky FINO i cili mnbrojti teorin e qrkut. Mos valle prape na krijon nje situate tjeter deshtuese ? Duhet te jemi me te kujdeshem e jo sa per te kaluar rradhen:Te gjithe jane per nje reforme,por te percaktohen kopetencat e jo te krijohen disa feudale qe te mos pyesin me per popullin. Po Prefekturat e nenprefekturat prape do te lihen ne hije ? Ato duhet te paisen me kopetenca per te kontrolluar te gjithe kryataret e bshkive e tu vene kembet ne nje kepuce.Duhet te mendojme se jemi ne Shqiperi e jo ne ndonje vend tjeter ku mbizoteron ligji. Pra rreforma te ndruar zoterinj te komisionit eshte teper delikate.Ajo duhet te realizohet per nje periudhe ,te pakten 50-vjecare e jo te ndryushoje pas pese vjetesh.Reforma behet edhe duke njhur teritorin konkret e jo duke u ulur mbi harte e te hiqen viza sa andej kendej.Duhet qe kryetaret e bshkive te mos kene lidhje me investimet te cilat duhet e drejtohen nga rajoni apo si do te zgjidhet.Ai duhet te beje strategjine e zhvillimit te rajonit sebashku me qeverine e jo te beje llogari kryatari bashkise sa leke do te futen neper xhepa.Gabim ,keshtu nuk mund te arihet asgje.E perse duhet te hedhe firmat kryatari i bashkise per realizimin e nje investimi ,apo per te bere sa me te shtrenjte firmen e tij ? Pra duhet te xhvishte sa me shume nga e drejta ekskluzive per te firmosur.Ose dhenien e lejeve te ndertimeve,perse duhet te jape vetem kryatari,? Duhet te jate nje forum se me i madh dhe me kolegjial per te prere rrugat e korupsionit E sa e sa problemeve te tjera te cilat duhet te shikohen me imtesi.