Presidenti Bujar Nishani i ka drejtuar një apel profesionistëve të ligjit të mos stepen nga kritikat, por të përmirësohen duke marrë pjesën kontruktive të tyre. Apeli i Kreut të Shtetit vjen në një kohë kur kritikat mbi sistemin e drejtësisë janë shtuar, ndërkohë që ka një mosbesim në nivel të lartë të opinionit publik në këtë sistem.
Duke folur në aktivitetin e prezantimit të projektit të përbashkët Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës për drejtësinë, Presidenti u shpreh se kuadri ligjor në vend ofron të gjitha garancitë për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit personal të ligjzbatuesve.
“Sistemi i drejtësisë duhet të përqëndrohet dhe përfitojë nga masa konstruktive e kritikës, duke kërkuar të ofrojë më shumë përpjekje në rritjen e cilësisë dhe efiçensës së sistemit të drejtësisë. Në këtë klimë zhvillimesh dhe debatesh detyra parësore për përmirësimin e sistemit të drejtësisë rëndon mbi vetë profesionistin e zbatimit të ligjit, mbi gjyqtarët, prokurorët, mbi mbrojtësit, mbi personelin administrativ. Ky komunitet profesionistësh shqiptarë ka të gjitha kapacitetet për të identifikuar problematikën dhe për tu shndërruar në një forcë shtytëse reformatore të sistemit. Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të zbatimit të ligjit që karakterizohen nga profesionalizmi i lartë, integriteti dhe përkushtimi në detyrë. Ka një numër të lartë profesionistësh që përmbushin detyrat e tyre duke iu nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjit, të cilët nuk duhet të stepen aspak nga kritikat masive, gjithpërfshirëse dhe demotivuese që i adresohen në terësi sistemit të drejtësisë, duke krijuar presion të papërshtatshmëm edhe për ata që janë profesionistë”, tha Nishani.
Në vijim, duke iu drejtuar profesionistëve, Presidenti theksoi se përpjekjet e tyre janë të evidentuara dhe secili prej tyre duhet të vazhdojë të kryejë funksionin duke ju nështruar vetëm Kushtetutës dhe ligjit.
“Kuadri legjislativ dhe institucional në Shqipëri ka të gjitha garancitë për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e tyre profesional. Ka ardhur dita që kjo pjesë e shëndetshme e sistemit të drejtësisë të veprojë aktivisht dhe të bëhet model orientues dhe frymëzues në veprimtarinë e përditshme të sistemit të drejtësië, duke izoluar çdo ditë e më shumë modelet e korrupsionit dhe mungesës së profesionalizmit”, theksoi ai.
Presidenti shtoi më tej se i gjithë procesi i reformimit të drejtësisë duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, për ta bërë sistemin të pajtueshëm me standardet e KiE.
“Ka ardhur dita që fjalë kyçe dhe frymëzuese në veprimtarinë e përditshme duhet të jetë gjithpërfshirja dhe bashkëpunimi ndërinstitucional dhe besimi i ndërsjelltë. Mekanizmat ligjore dhe strukturat që ekzistojnë, shoqatata e shoqërisë civile dhe vullnetare kanë një detyrë për të kordinuar , bashkëvepruar dhe bashkërenduar angazhimet dhe përballjet e sfidave që ka qeveria shqiptare dhe adresimin e standardit të pritshërimeve që kanë qytetarët shqiptarë si qytetarë të patjetërsueshëm në gjenezë, realitet, dhe të ardhme europiane.Reforma e sistemit të drejtësisë në analizë të fundit është çështje e pandalshme dhe shkon paralelisht me zhvillimin shoqëror dinamik të Shqipërisë, i cili imponon përmirësimin e vijueshëm të standardeve në këtë drejtim dhe efiçensës së drejtësisë. i referohem me këtë rast raportit të progresit të KE 2013, që thekson se Shqipëria ka nevojë të përditësojë strategjinë e reformës në drejtësi dhe të promovojë më tej pavarësinë, efiçensën dhe përgjegjshmërine e institucioneve të saj të drejtësisë. Në të njëtën linjë, komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës është i mendimit se duhen përpjekje të mëtejshme për ta bërë sistemin e drejtësisë plotësisht të pajtueshëm me standardet e KiE. Ndër problemet që mbeten për tu trajtuar në mënyrë të efektshme janë lufta kundër korrupsionit, efiçensa e gjyqësorit përfshirë dhe problemet e ngarkesave të çështjeve të prapambetura”, theksoi Kreu i Shtetit.
Sipas tij, mjaft i rëndësishëm është dhe procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe i animimit të qytetarëve.
“Për ne është shumë e çmuar mbështetja e BE në sistemin e drejtësisë për integrimin në BE. Këtij synimi i vlen procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe ankimit të qytetarëve. Këto janë baza e meritave të secilit gjyqtar në proceset disiplinore. Ne duhet të jemi krenarë se kemi krijuar një bazë të dhënash të vlerësimit të gjyqtarëve si dhe një listë gjyqtarësh. Kjo përkon me pritshmëritë e qytetarëve. Ne kështu hedhim një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kuadrit ligjor në respektim të detyrimit ndaj ligjit dhe Kushtetutës, për të përmbushur detyrimet tona dhe për të respektuar pritshmëritë e qytetarëve”, u shpreh Nishani.
Shtet leshi Te gjithe flasin per integritet per BE per kushtetute
Haram votat po se pastrove kete vend nga ky president koti e deri te gjithe gjykatesit etj
Me fjalen “profesioniste” ne drejtesi, mos ka parasysh ata qe kane me teper se 1 million euro ne banke???
Po ky president leshi kukull e saliut ca del e flet per profesionistet, nqs ka nje njeri qe e shkaterroi profesionalitetin ne shqiperi eshte sali berisha, ai qe ka timonin e nishanit dhe jo njeri tjeter, vetem ktij duhet ti trembemi.
Domethene ti pinxho kapello po u thua degjoni burra permisohuni ne menyren e vjedhjes se ka kritika beni mire qe vidhni vecmas permisohuni yyyy sakati i sali qenit
Po flet per profesionit ky qe bashke me grupin ku ben pjese i hoqen nga puna dhe venosen ne vend te tyre joprofesionistet.
Si flet per profsionit kyy aman po ku merr vesh
Kur ishte ne pushtet partia qe perfaqrson Nishani profesionistet nuk vleresoheshin vendin e tyre e rrembyen njerzit pa shkolle dhe pa profesion vetem e vetem se ishin militante partie.
Reforma ne drejtesi eshte e domosdoshme.Nqs ajo nuk behet,ne shqiperi do te ecet ne nje rruge pakrye se sote jane vendosur kudo njerzit me te keq te Sali Berishes,keshtu qe eshte çdo gje ne rrezik,nuk ka per te patur kurre drejtesi.Ne sistemin e drejtesise jan vendosur njerzit me te koruptuar duke filluar qe nga presidenti i republikes Nishani
Ik, se e qelbe atë karrike…
Te gjithe atyre njerzve pjese e ketij sistemi qe ne shumice jane njerez te perkushtuar dhe profesioniste sot do ti kete ardhur turp nga fjala e presidentit.E degjova me vemendje , dhe mendoj se ai nuk ka te drejte te behet barikade per perceptimin popullor per punen e ketij sistemi, as kurajues per ate pajkice te perfaqesuar nga Gjonerat &Co.Qe eshte e domosdoshme reforma ne drejtesi kjo nuk ka diskutim, pasi nuk mund te funksionoje drejtesia me te komanduar dhe te kapur.
E di Ky matuf se c’eshte profesionalizmi?
Qe ti sherbeje Partise
qe te kete mbaru plepat
qe te jete deri ne fyt me korrupsion
qe shet e blen te drejten…..ky eshte PROFESIONALIZEM????????