Greva e urisë/ Policin që e denoncoi për dhunë, Berisha e shpërbleu me dy rroga më 21 Janar

22 Maj 2014, 10:26Politika TEMA

Artan Hoxha, gazetari investigativ i emisionit “Xhungël” komenton në faqen e tij në rrjetin social Facebook, se punonjësi i policisë, i cili akuzohet nga ish- kryeministri Sali Berisha për dhunë ndaj disa të larguarve nga administrata në grevë urie, është i njëjti që është shpërblyer nga Berisha për punën e tij më 21 Janar.

Atëherë opozita e akuzoi për dhunë ndaj protestuesve.

Gazetari Hoxha duke vendosur paralelizëm mes dy fotove, një të 21 Janarit dhe atë të postuar dje nga Berisha, shkruan se ky punonjës policie po kryen vetëm detyrën e tij, pavarësisht se kush është eprori.

“5 policë dhe badiguard të Edvin Kristaq Ramës kanë rrethuar kryetaren e grevës, znj. Nervila Qafzezi dhe po i rrëmbejnë, pas çadrës, edhe batanijet. Grevistët qendrojnë të pamposhtur në vendosmërinë e tyre,” shkruan ish- kryeministri Berisha në statusin e vet në Facebook…

Sa për kujtesë, po publikoj dy foto, (te e para) duket shefi i komisariatit nr. 1 duke penguar një greviste të opozitës së djathtë të vendosë batanijet para Piramidës, me pretendimin se nuk ka marrë leje nga policia.

(Te e dyta) nëse e mbani mend, është e vetmja skuadër e policisë që qëndroi për 3 orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke i rezistuar sulmit me gurë dhe shkopinj të protestuesve të opozitës së majtë më 21 janar 2011.

Kjo skuadër e FNSH-së, nëse ende i mbani mend pamjet, drejtohej nga një polic shumë i gjatë, i cili u akuzua nga opozita e asaj kohe për dhunën e pashembullt të ushtruar ndaj opozitarëve të majtë…

Në fakt në të dy fotot është protagonist i njëjti polic, unë nuk e njoh personalisht, por e kam fiksuar për shkak të fizikut të tij dhe mënyrës se si rezistoi i vetëm dhe pa mbështetje nga askush më 21 janar 2011…

I njëjti polic, për qendrimin e mbajtur më 21 janar 2011 ndaj protestuesve të opozitës së majtë, u shpërblye me dy rroga, u gradua dhe u rrit në detyrë nga ish- kryeministri Berisha, sot ai denoncohet nga i njëjti ish- kryeminister si badiguard i Edvin Kristaq Ramës, që po dhunon një protestuese të djathtë… Nga interesimi që bëra tek kolegët e mi, që merren përditë me policinë e Tiranës, më thanë se quhet Laerton…

Për aq sa e njoh unë policinë, ky polic ka bërë detyrën më 21 janar 2011 dhe po ben detyren me 21 maj 2014, pavarësisht se kush eshte eprori i tij (më 21 janar 2011 ka qenë ministër i Brendshëm, Lulzim Basha) apo kryeministri i tij (Sali Berisha në atë kohë dhe Edi Rama sot) dhe se kush proteston përballë tij (Lulzim Basha, shefi i opozitës sot dhe Edi Rama, shefi i opozitës dje)…”, komenton Hoxha.

10 komente në “Greva e urisë/ Policin që e denoncoi për dhunë, Berisha e shpërbleu me dy rroga më 21 Janar”

  1. Ncuk says:

    Ky “gazetari” i ben gjithmone “investigimet” me nje drejtim. Ik o cun beji ndonje nder nai burgaxhiu qe ka hall te dale pa faj e merr ato leke se sa per politike nuk ben ti…

  2. METEH says:

    Sali Berisha eshte njeriu i pafytyre,hajduti e krimineli me i madh i ketij vendi.Ai ta ben dibiçin dhe ta le ne dere.Ky njeri i urryer nga mbi 70 perqind te shqiptareve kerkon te djeg vendin si me ’97,’98.

    1. andromeda says:

      I urryer për 90% të shqiptarëve.

  3. idealist says:

    I urryer nga 60% e shqiptarëve, sepse 40% janë hajdutët, kriminelët dhe shpellarët injorantë, pasues të tij…

  4. Sydney says:

    Beni nje pericion,nje faqe ne facebook ku kerkoni denimin e sali berishes dhe qenve qe e ndjekin nga pas,se do i vij koha po ja te fuqizohet shteti te vendoset rregull dhe do ma shikoj saliu vrimen e miut.

  5. antispiuni says:

    Così fan tutte ?
    -Edhe zoti Rama e shperbleu ate protestuesin kokerruajtur qe thyente deren e kryeministrise me 21 janar. Sot ai eshte emeruar shef ne komisariatin e Lezhes. Le pastaj qe eshte injorant me 4 klase shkolle dhe per me teper ka qene i implikuar ne dy vrasje ne Lezhe dhe doli “i pafajshem” sepse krimin e mori persiper bashkeautori…!
    Vertetohet thenja e zotit Lubonja se ne Shqiperi luftojne dy banda! ?
    WTF

    1. bato says:

      O Antispiun, qe ne fakt nuk je thjesht spiun por i shitur koke e bythe! Me 21 janar, jo vetem nuk u thye asnje dere tek kryeministria e kryeministrit tend kriminel, por as iu afruan fare deres. Madje nje grup demonstruesish, mes tyre edhe nje grua e moshuar , kur iku( me urdher garda e policia, per te nxitur qofte edhe nje shtyrje dere ), u kthyen me shpine nga dera e kryeminstrise dhe tundnin kanatjeret e kemishat.

  6. ari says:

    Ore idiot , cfare ka ketu per paralelizem ???? Ai dje eshte shperblyer se po ha gure ne koke dhe sot na dilka me nje grua qe do te hyje ne greve me batanije ne dore . Se ku qendron paralelizmi ketu vetem ky Hoxha “investiguesi” e di ?????!!!! Hajde mendje ,hajde!

  7. ziko says:

    kjo foto djathtas eshte e sajuar nga sala…kush goditi policine me 21 janar? asnje!…megjithese meta ben dallim tani; “asnje kokepalare”.

  8. hasan dami says:

    Shkurt muhabeti: refreni i njohur i trojeve arberore “N’ato maja rripa-rripa, njehere ma…, nje here ta…!”. Sa te vijoje ky refren, kurre nuk do te bejme hajer as brenda vendit, as per integrimin europian!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje