Angela Merkel do bëhet Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara?

21 Maj 2014, 19:38Politika TEMA

Ajo ka deklaruar në një intervistë për gazetën Bild se do të qeverisë deri në vitin 2017.

Por çfarë do bëjë më pas?

A do garojë Angela Merkel për një mandat të katërt si kancelare e Gjermanisë?

Një gazetë në Luksemburg ka ringjallur një thashethem që qarkullon prej kohësh në ambientet qeveritare në Gjermani.

Angela Merkel do bëhet Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës së saj në Uashington në fillim të majit, Merkel ka diskutuar edhe për këtë çështje.

Kjo do të thotë se Merkel do të zgjidhet në verën e vitit 2016 si pasuese e Ban Ki Moon dhe do e nisë detyrën më 1 janar 2017.

Koreano- jugori duhet të largohet pas dy mandatesh.

Sipas Bild, Merkel, 59 vjeç, nuk ka shanse të këqija pasi tani Europa është në radhë për të marrë postin e rëndësishëm pas një amerikano- jugori, dy afrikanëve dhe një aziatiku.

Qeveria gjermane ka mohuar zyrtarisht zërat.

Nëse Merkel do vendoset në krye të OKB, atëherë vendin e saj do e zërë 71- vjeçari Wolfgang Schaueble.

3 komente në “Angela Merkel do bëhet Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara?”

  1. andi says:

    E pse jo, me mire se ajo se ben kush. Urojm te jete e vertete.

  2. Toronto says:

    Po cecenin tone ku do t’a fusin po u be Angela shefe e OKB?..ne ja kemi kaluar Gjermanit nga ekonomia sipas cecenit te shpellave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje