PS kërkon riformatimin e KQZ/ Klosi: S’mund të shkojmë në zgjedhje me këtë komision. Reagon PD

21 Maj 2014, 12:35Politika TEMA

Partia Socialiste kërkon riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa u parashtrua në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve nga deputeti socialist Blendi Klosi, gjatë kohës kur po raportonte kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi. Ligjvënësi socialist Klosi u shpreh se me KQZ aktuale nuk mund të shkohet në zgjedhje, ndërsa kërkoi riformatimin e saj.

“Nuk mund të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me këtë Komision. Kemi një KQZ të përgjysmuar, gjë ka sjellë probleme në funksioninim e tij. Nëse nuk do kishte një diferencë të thellë votash më 23 qershor, do të kishim pasur probleme me procesin. Kjo diferencë e thellë votash mes partive në zgjedhje, e bëri të pavlefshme lojën e Partisë Demokratike”, theksoi Klosi.

Në vijim ai hodhi akuza edhe mbi dështimin e numërimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, të cilin nuk e cilësoi si një dështim teknik, por të qëllimshëm për të hedhur hije dyshimi mbi zgjedhjet.

Përballë deklaratës së Klosit ka reaguar deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, sipas të cilit me këtë deklaratë mazhoranca po përgatit goditjen e rradhës ndaj një institucioni të pavarur.

“Mazhoranca po bën gati goditjen e radhës ndaj institucioneve të pavarura. Duket që mazhoranca do të riformatojë një institucion që është konsensual”, theksoi Bylykbashi.

Ndërkohë Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi akuzoi partitë politike në lidhje me problemet e shfaqura në procesin e fundit zgjedhor.

“Administrimi i zgjedhjeve të 23 qershorit u cënua nga partitë politike. Partitë tërhoqën komisionerët e trajnuar dhe bënë zëvendësimin e tyre”, theksoi Lleshi.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se reforma territoriale do të ndihmonte procesin zgjedhor dhe bëri apel për tu përfunduar në kohë. 

15 komente në “PS kërkon riformatimin e KQZ/ Klosi: S’mund të shkojmë në zgjedhje me këtë komision. Reagon PD”

  1. Goni says:

    “Institucionet e pavaruara” – thote kamikazi Bylykbash ?

    1. riza says:

      hahaha po mo , jane super ato institucione! sidomoos kqz e llaftaris..ahahah i vodhi dy cop llaftaria nje ne kukes e nje ne lezhe!

      1. demi says:

        si e vodhen me verte lezhen keta shkerdhatat ore!!! ishte 4 me 3 per ps!

    2. robert says:

      Po ore te pavarura nga ligji por te varura tek palma e Mesila Dodes.

  2. Sali=Geddaf says:

    ou!! Po kur zevendesuan antarin e KQZ-se te LSI pa asnje lloj konsensusi dhe me force harbute nuk ishte i pavarur ? Po a e ka thene vete saliu se KQZ duhet te jete 4 antar per mazhorancen dhe 3 per opoziten, aktualisht opozita ka 4 antar te saj, nuk duhet te ndryshohet tani , apo thone bej si them une e mos bej si bej une,, sa shpejt harrojne ato qe vete kan bere e kan thene!

  3. futja kot says:

    ka nje deklarat ne MEDIA te antarit te emeruar qw zevendesoj Antarin e LSI ku eshte shprehur “Une jam parrtiak”

  4. eda says:

    po si eshte e mundur, mendoni se ky komision, i krijuar nga Saligradi, eshte i pavarur, ashtu sic ne te vertete duhet te jete? Falna o Zot.

  5. Para se gjithash ne KQZ duhet te rishifet qenesia si antar I saj,jashte cdo ndikimi te partive politike.
    E kujtoj kete gje sepse ne zgjedhlet e kaluara si te pergjitheshme dhe ato lokale jane bere fallsifikime te medha te votave,si nga numurimi I tyre ashtu dhe futja e duarve ne kutite e votimit.
    Tani zonja Lleshi na del si engjell duke na thene se do te veme rregull te forte ne KQZ.
    Por harroi ajo se cfare demesh i solli zgjedhjeve te me pareshme ne Tirane e ne qytete te tjera te Shqiperise,se bashku me Kosovrastin,Ristanin si manipulues te paskurpull te numerimit te votave?
    Pa u proceduar ajo dhe antaret e kqz perfaqesues te PD,te cilet I permenda me lart,per shkelje te ligjit ne fallsifikime e vjedhje te votave,as mos te predentohet riformimi I KQZ si nje instutucion I pa varur dhe serioz.
    Keta njerez duhet te japin llogari ne gjyq per veprimet e kryera ne dem te ligjit te zgjedhjeve.
    Kjo gje nuk duhet harruar kursesi.te mos vonohet,e te mos neglizhohet nga mazhoranca e nje miljon votave.

  6. leo england says:

    O z. Leshi thuja z. Lule( lesbikes) te partis tende. Duhet dhe ti o lesh te ikesh per lesh. Mjaft me ndyresira si ju. Shporru.

  7. vlora.aj says:

    Per 7 veta behet llaf merini nga Finlanda vendi me i ndershem ne bote. Keshtu do veje haku te izoti.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Ore c’fare ndodhi me ato shpenzimet e sistemit elektronik per zgjedhje sepse harxhuat ca thase me para, por askush su ndje per funksjonimin e tyre..Pika qe su bie mazhorance dominuse le nje Lefterie dhe nje buf e bufe anash tavolines te vendosin…

  9. Albani says:

    Ou!!!! Kryetarka e KQZ kerkoka reformen territoriale???!!! E paska rekrutuar Mazhoranca te gjoren!!!!

  10. Leone-53 says:

    Jane 3 nderhyrje qe duhet te kryen ne kete “diskutim”:
    1-Ndarja adminisrative
    2-KQZ-ja
    3-Kodi zgjedhor.
    Tek e para te gjitha duhet te quhen BASHKI (dhe jo ca bashki e ca komuna si tani).
    Tek e dyta antaret e KQZ-se duhet te jene te shkeputur nga politika.
    Tek i treti duhet te futet ne Kodin Zgjedhor vota e ne emmigranteve ketu ku jemi dhe ta shikoj politoka e Tiranes do te na “blej” dot me ato para te pista qe ka ne dore nga korrupsioni e plot “rruge” te tjera qe ka perdorur aty!

  11. Albani says:

    Antare te pavarur ishin ata qe dhane doreheqjen sapo iu fishkelleu kryetari i PS!!!!

  12. sherifi says:

    Ore,po perse nuk coni prape ristanin e famshem qe K.Q.Z-ja te jete ne rregull,se ai eshte usta,ai di te beje akraballeqe ne mes te dites,njesoi si i beri me zgjedhjet per bashkin e tiranes.
    Kjo do te jete disfata e radhes e kesaj mazhorance qe mori nje milion vota dhe akoma ne shqiperi edhe pse po mbushet nje vit,pushtetin po e komandon sali berisha,i cili akoma ka gjykatat,qe nga ajo kushtetuese dhe deri tek ato te shkalles se pare neper rrethe,ka prokurorin e pergjithshem dhe vartesat neper rrethe,ka sherbimin informativ te shtetit,ka dhe kryetarin e shtetit(presidentin).
    DHe mazhoranca ka ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje