Tomorr, aty ku “barbarët” po rrafshojnë malin!

20 Maj 2014, 21:01Politika TEMA

Nga Irena Shabani

www.irenashabani.com

 

Mali i Tomorrit po firon! Ai të kujton pa fund filmin “Mbërritën barbarët”, aq e theksuar është gjurma e shkatërrimit që po hapet si një plagë e stërmadhe mbi të. Pllaja kilometrike të ngrëna e të gërryera në një luftë të madhe mes mali dhe njeriut për ti vjedhur atij dicka nga ajo që ai ka nën lëvoren e tij, gurët dekorativ. Janë të shumta pikat që shesin gurë dekorativ përgjatë rrugës Poliçan-Bogovë, zhurma e sharrave të gurit dëgjohet gjithandej, maune të ngarkuara me gurë lëvizin nëpër rrugët gropa-gropa të këtij segmenti. Mali u vodh, në sy të të gjithëve, edhe i firmosur nga shteti në shumicën e rasteve. Lejet e shfrytëzimit që kanë filluar diku para vitit 2007, duket se tashmë janë të përjetshme. Edhe pse lejet në vetvete duhet të shpallen të paligjshme, gjithsesi në momentin e dhënies së tyre ka pasur një marrëveshje që pas shfrytëzimit të sipërfaqes ajo të pyllëzohej. Kjo nuk ka ndodhur!

Tani ka ardhur momenti që edhe punëtorët që punojnë aty në të zezë edhe pse nxjerrin bukën e gojës duke punuar në gurore, (disa prej tyre janë plagosur e dikush ka vdekur gjatë këtyre viteve), shprehen se është gjynah ajo çfarë po ndodh me malin. Duket si përrallë ajo çfarë ndodhi me këtë mal, sipërfaqja e të cilit u nda në parcela për banorët e fshatit Novaj e ku firmat duhet të merrnin leje tek banorët për tu ngjitur në mal e për ta shqyer atë. Bogova, pika turistike midis Poliçanit dhe Çorovodës duket sikur e ka humbur magjinë, për fat ajo ka pisha e ujë që gurgullon pa u lodhur, por nuk ka më ujin e saj të burimit ashtu si ishte dikur. Uji që të servir sot Bogova ka në fund të gotës, shishes apo një ene tjetër një shtresë të bardhë dheu. Banorët ulin kokën e ndihen të turpëruar për këtë. Arsyeja që uji i ftohtë i Bogovës është i turbullt e plot dhe, nuk është shiu që ka rënë me rrëmbim ditët e fundit, ndonëse ai thjeshtë e nxjerr në pah mënxyrën që i është bashkangjitur këtij vendi. Shpërthimet e minave që nuk ndalojnë kurrë për çdo ditë të javës, (ndryshon vetëm orari i hedhjes së tyre), kanë prekur shtresat prej nga buron uji. Nuk do jetë e habitshme që për shkak të tyre mali ta ndryshoj drejtimin e ujit, ose për ta fshehur thellë nën tokë, ose për ta degdisur në ndonjë cep tjetër.

Tashmë nuk është zhveshur mali vetëm mbi Novaj, zaptimi i tij vazhdon edhe mbi fshatin Sirakë. Edhe pse guroret në këtë zonë të re gërmimi janë kategorikisht të ndaluara me ligj, ky është një detaj që askush nuk e përfill. Edhe ligjvënësit vetë kur inspektojnë malin e Tomorrit, mjaftohen me ndonjë drekë në Bogovë për tu rikthyer në Tiranë. Gurët dekorativ të kësaj zone, janë kryesisht në ngjyrë gri dhe gushëpëllumbi. Rrasat e gurit janë të lehta për tu nxjerr sepse janë të vendosura në tokë, shtresa-shtresa, si një imitacion i përkryer i petëve të byrekut. Ky gur shitet me 15 euro metri katror, por kryesisht maunet që ngarkohen aty e eksportojnë atë në Greqi, Itali dhe Spanjë. Firmat e shfrytëzimit të këtij guri kanë të punësuar rreth 600 persona, por nuk mungojnë as inisiatorët privat që i ngjiten malit nën moton “u bë deti kos”. Mbi Tomorr, po shkruhet historia e turpit nën miratimin e Shtetit. Tomorri është shpallur Park Kombëtar që prej vitit 1996, gjithashtu ai është shpallur zonë e mbrojtur që prej vitit 2002, i tillë ai është në letra e në ndonjë guidë turistike nga këto që hedhim në treg për turistët e huaj si karrem për ti joshur. Disa njerëz të shtetit të sotëm si Ilir Meta apo Nasip Naço kalojnë atyre anëve për të vizituar elektoratin e tyre, shpresoj që një ditë të kuptojnë që elektoratin nuk mund ta fitosh, duke humbur Tomorrin.

29 komente në “Tomorr, aty ku “barbarët” po rrafshojnë malin!”

  1. . says:

    ————————————————————————–
    Lajm i tmerrshem:

    Analisti amerikan i ceshtjeve “anti-mafie” zbulon qe
    Shteti dhe Qeveria e Sali Kriminelit e lidhur
    dhe e kapur nga “MAFIA” qysh prej 1994-tres.

    Z.Rama,
    E ke te veshtire te rregullosh Shqiperine,
    e kapur nga mafia Berishiane.
    ————————————————————————–

    1. sono_battuto_con_olio_et_accetto says:

      … me para erdhen ushtrite e Pompeit dhe Cesarit dhe u perleshen ne albanistan…mali qendroi…erdhen krajlet dhe u perleshen ne albanistan…mali qendroi….erdhen Urdu Urdu dhe jeniceret e muratit, mehmetit te I te II te III te IV etj u perleshen ne albanistan ….mali qendroi…erdhen graqiret italanet,gjurrmanet u kerleshen ne albanistan ….mali qendroi…erdhen horrdhite e berishes I te II etj hengren fara luledielli dhe shurruan e dhjene ku te munden …mali nuk qendroi…

      1. G says:

        Se mos ja ne hordhite e Metes,,
        Shiko mire, shiko.
        Apo, te rroje Partia.

  2. futja kot says:

    te ndalet

    1. Sadik says:

      Shkrim i duhur per te ndaluar nje masaker qe po i behet Malit me te rendesishem ne shqiperi. Nje Mal me vlere historike si qender peligrinazhi, por edhe natyrore (peisazh i mahnitshem)dhe vlera biologjike.
      Dikur kam lexuar mbi te ne shkrimin e gazetes Shekulli, shih linkun:

      http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=40088

      por askush nuk degjon. Ndoshta shkaterrimi i ketij mali i ka rrenjet ne Tirane.

  3. tourkofagos says:

    Tomorr,mberriten gyzelet[barbaret]………….

  4. fanny says:

    Jam shume dakort me artikullin e shkruar, dhe dua te shtoj gjithashtu se tani I jane future malit Shpiragut nje katasrofi pa pufund ajo qe po ndodh, brezat e ardhme do te paguajne miliona per ta siell ne gjendjen e dikurshme, ministria duhet te marri masa konkrete sa nuk eshte vone.

  5. vorribomsi says:

    E ke pare ti irena filmin ” Mberriten Barbaret”??? Te pakten ti mos bej shkrime me te tilla thenie se edhe ju jeni nje nga babrbaret qe pushtuan kodrat e Sanatoriumit.
    Hajd me krahe te lehta ne shkrimin tjeter!!!
    Tani besoj jeni tiranase autoktone ?

  6. Bato Mokra says:

    Ne pranveren e vitit te kaluar kam qene ne Skrapar, deri ne fshatin Bazhan (shpresoj ta kem shkruar sakte), i cili eshte “mitra” qe ka pjelle Corovoden. Te pakten keshtu me thane vendasit, afersisht, ndersa mjerimin e pashe me syte e mi ne nje shtepi (dikur keshtu i kishin thene, dy kateshe, zengjinesh) dhe ne tregtizat, ne dyqanet ku s’hynte njeri i gjalle.
    Edhe ne vajtje, po sidomos ne kthim pame me pikellim te thelle pikerisht kete qe shkruan ne pershkrimin e saj problematik Irena Shabani. Ne rrugen automobilistike shpesh here te rrenuar na u desh te prisnim gjate nje varg trajleresh qe transportonin gure te medhenj sa nje kioske cigaresh. Bera nje pershkrim te shkurter te kesaj gjendje (anes rrugeve shiteshin qershite e para) dhe ia nis nje kolegu te nje e perditshme. “Do te me shohesh si veten tende punekerkues, – me shkruante ne e-mail. Zoteri Shqiperia eshte ndare me DOMENE. Ai eshte domen ekskluziv i ILIR METES.”
    Si qytetar i ketij vendi, pervec premtimit ende te pambajtur per cmonopolizimin, do te deshiroja qe Qeveria e Rilindjes (nese) te çdomenizonte treva te tera dhe pasuri te tera te vendit, te cilat pjellin (me e vogla) DITELINDJE SHEIKESH. Nese opozita e pazonja dhe kriminale do te gjente nje objekt (me padit baben te nena)atje t’i conte militantet e vet. T’i conte dhe ne Kruje, ku po shembet dita-dites qyteti dhe, pas tij Kalaja e Skenderbeut (??!), ne Fushe-Kruje, ku te shkojne ai Agas-Juniori te mase ndotjen e ajrit, te shkoje…
    Ajo cfare ngjet ne Tomorr e ne vendet te cilat vetem sa i ceka (ne nje rast tjeter me te plote) tregon permasat katastrofike te Qeverisjes se Berishes dhe Metes dhe tani serish Metes e Rames.

  7. Ed says:

    Faleminderit per shkrimin, kush e ka pare e di qe Kruja eshte miniature krahasuar me Tomorrin. Jo vetem Naco dhe Meta, edhe Brace shkon shpesh atyre aneve, ah, harrova Fideli, githë kohen kjo zone ka patur deputete te majte, kur sfolen ne opozite mos prisni te flasin tani.
    Edhe dicka duhet te kemi parasysh, Policani, Corovoda dhe nje pjese e Beratit nxjerrin Buken e përditshme te femijeve me kete pune. Them se kjo qeveri kete mendon qe nuk ndërhyn, kam parasysh deklaraten e Tahirit ne lidhje me Lazaratin, dmth tu gjejme pune njerezve pastaj te ndërhyje, ju siguroj qe Tomorri nuk mbarohet as per 4 e as per 8 vjet.
    Shpresoj qe Koka i mjedisit, te kujtoheT ndonje dite edhe per Tomorrin.

  8. tomorri says:

    Duhet pyetur kryetari I Parlamentit se c’mendon ne lidhje me kete masaker???? A I pa stivat me gure gjate vizites se fundit ne Cepan, apo nuk e lane “qershite”….Shteti nuk behet me mafioze

  9. beni says:

    DUHET te ndaloje marrja e gureve nga tomorri ,mali tomorr duhet te shpallet me rendesi te vecante , kush kapet te futet ne burg.

  10. hasan says:

    Bravo Irena per kete shkrim. Me ne fund dikush mori mundimin per te denoncuar publikisht kete masaker qe po i behet malit te shenjte te Tomorrit. Kam frike se kjo akuze do bjere ne veshte te shthurdher pasi ne kete kasaphane jane te lidhura bizneset e disa funksionareve te PS dhe LSI ne kete zone.

  11. Mihal Grameno says:

    kete vend e ka marre lumi me kohe.nuk e kuptoj si jane katandisur keta njerez qe jetojne ketu. vetem te shkaterrojne dine.edhe kur ndertojne shkaterrojne. shajme gjitonet e ballkanit nderkohe jemi niveli i llumit te mocalit.

  12. lilo says:

    Te falemind. per kete shkim -Mali TOMORR leshon miresin dhe shenjterin e tij – eshte fatkeqesi te vesh dore mbi madheshtin e bukurin e Tomorrit – Turp per ish qeveritaret dhe keta te sotmit ……

  13. visi says:

    O te mjere edhe per kete fajin e ka Saliu?. Keni rilindur me hajdute e kokepalare.

  14. turkofagos says:

    ..KETA ISLAMIKET PO NA E SHKATERROJNE “NATYREN E BUKUR” TE TOMORRIT

  15. refiku says:

    Po Kryetari Kuvendit c’thot per kete kasaphan mjedosre,A i gje ai?

  16. robert_f says:

    Mjaft me idiotesira. Irena_artikullshkruesja ben rolin e atij qe i fhemb e i djeg per vendin, por ka gjetur argument idiot. Guret te shfrytezohen, mali te shfrytezohet se per te miren e njerezve dhe te vendit eshte. Disa te fitojne nga aktiviteti i prodhimit dhe shitjes, nevojtaret ti perdorin per nevojat e tyre, arkitektet te bejne projekte me te bukura duke i patur ne dispozicion. Po kalojme nje periudhe ku irenerat qe jane me shumice kerkojne te gjejne kauza kudo dhe ne cdo gje. Me mire do ishte te zgjohej enver-qoftelargu per nje vit e te na rraste te gjitheve ndonje kazem te benim perseri tarracat, ndersa irenave ndonje vare e qysqi te nxirrnin gure ne Tomorr.

  17. vorribomsi says:

    Hasano po ata te PD-se I harrove?? Po cben keshtu more hasan harrohet legjendari Sali??? Si ta merr mendia or trim ka lënë gje pa prekur I madhi juaj???

    1. G says:

      Shiko Liken ti.
      Apo eshte ne rregull se i dha ngjala Rames.
      Po ty te pelqejne ngjalat.

  18. Bekim says:

    Beke Lajmi eshte trondites. Gazeta Tema duhet pergezuar jo vetem per kete lajm,por edhe per editorialet e saj te shkelqyera nga Mero Baze e analiste te tjere,por edhe per shqetesime qe ngre lidhur me fusha te tjera te jetes. Qe te jemi objektive,jo vetem ne qe komentojme,por sidomos qeveria,nuk duhet te mbetemi vetem tek fajet e qeverise Berisha. Fajet e saj jo vetem duhen denoncuar,por ne radhe te pare duhe guditur me forcen e ligjit qe askush tjeter te mos guxoje te shkele ligjet e te shkaterroje vendin. Se dyti , qeveria te mos qendroje veten tek knstatimi,por te gjeje fajtoret,ti denonceoje ata ne prokurori ,te ndaloje keto lloj biznesesh shkaterrimtare te ambjentit,por edhe ti detyroje keto firma mafioze te demshperblejne dhe te rigjenerojne demin e kryer duke pyllezuar ambjentin qe kane prishur. Vetem me konstatime,asgje nuk ka per tu rregulluar.

  19. Historian says:

    Nje shkaterrim shume i rende per ekosistemin dhe natyen ne pergjithesi .. Por mendoj se nuk ka shance te pengohet pasi vete shtetaret jane pjese e ketyre aferave ..
    Vetem nje ndergjegjesim i banoreve te zones mund ta shpetoj Tomorrin ..Pra duhet te ngrihen dhe te mos ta lejone eme kete barbari .. Kam frike se shume shpejt Skrapari dhe Berati kane per te ngelur dhe pa uje ( Berati e mer ujin nga Bogova ) ..

    proteste qytetare kjo is zgjidhhja

  20. antonin says:

    Problemin e zgjedh shume mire kryeparlamentari dhe ministri i bujqesise.
    Ashtu siq ka mbyllur gulqeret e krujes mund te mbyllet dhe ajo tragjedi…Gjithe pushtetet i ka Rilindja per ta mbyllyr…
    Bravo gazetares,,,,ishalla sdo kete ndonje fat te keq ajo per shkrimin…

  21. Gimi says:

    Lsi ja esht ber smundja me e keqe e kti populli

  22. Era says:

    Thellesisht e pikelluar dhe e indinjuar. Eshte mizori te shkaterrosh natyren, pasurine dhe ardhmerine e brezave, per intersesa te castit. E njeta gje ka ndodhur me Luren. Ndoshta dhe me shume zona te tjera te Shqiperise.
    Betonizim masiv dhe shkaterrim i flores e faunes, jane karakteristikat e “zhvillimit”te vendit tone.
    Dhe nuk duhet te harrojme se NATYRA HAKMERRET.

  23. ambientalisti says:

    Jam me origjine nga nje fshat ne rreze te malit te Tomorrit ne anen lindore te tij 5 km larg.E kam pershkruar me qindra here rrugen qe lidh Policanin me Tomorricen.Kam perjetuar nje ndjesi te mrekullueshne kur kaloja ne kembe ose ne makine ne kete natyre te bukur dhe madheshtore qe karakterizohej nga pllaja te pafundme te gjelberuara,pyje me pisha dhe dru ahu.Aty ajri i paster dhe freskia te rigjeneronin organizmin.Po sot?cdo gje po shemtohet,e bukura po kthehet ne legjende.Pyjet po priten pllajat me bar po kthehen ne shkretetira, uji i art e pijshem po ndotet nga baktere patogjene si esherica coli etj.Nuk ka me keq.Analizat e disa burimeve te ketij mali i kam kryer me duart e mia.Mali i Tomorrit po renkon nga dhimbjet e vdekjes.Mendoj se aty situata eshte emergjente.Nuk do te jete nje pike turistike sic pretendohet sot.Duhet te meren masa nga pushteti vendor e qendror qe te ndalohet rrenimi dhe te investohet qe kjo dhurate e natyres te kthehet sic ka qene me pare.Kjo eshte e mundur.Sot aty punojne disa qindra por neser mund te punesohen me shume nese investohet per turizem.E bukura aty mund te rilinde.Nese kjo nuk ndodh perendite e ketij vendi te shenjte do te na mallkojne.

  24. maximus says:

    vari leshte tomorit, se gure jane per 2 vjet behet pyll perseri, po shikoni durresin, ku mbi renoja antike mijera vjecare po ndertohen pallate shumekatesh, turp, bastardet shqiptare qe s’mendojne asgje per kulturen dhe origjinen tone , evropa nje gur antik te gjeje e rreton me mur dhe e shpall objekt kulti, kurse ketu tek ne, as u behet vone qe aty ku ata po ndertojne gjenden themelet e nje qyteti mijeravjecar, ja kjo eshte katastrofa me e madhe qe lejoi ai malukati verior ne keto 23 vjet. mire ato qe kishte ndertuar enveri i shkateroji, po ato qe ndertuan te paret tane shekuj me pare ,pse i shkateroji, turpppppp. NJE KOMB QE NUK RESPEKTON DHE MBRON TE KALUAREN E TIJ, ESHTE I DESTINUAR TE ZHDUKET.

  25. malo fusha says:

    Ne Albanistan cdo dit vetem shkaterrohet nuk rregullohet as 1 gje vetem te marrin lek pakica?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje