Presidenti austriak konfirmon mbështetjen për Shqipërinë/ Fischer: Meritoni statusin. Nishani: BE alternativa e vetme për Shqipërinë

20 Maj 2014, 12:34Politika TEMA
Presidenti austriak konfirmon mbështetjen për Shqipërinë/

Shqipëria meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian në muajin Qershor. Kjo u theksua në Tiranë nga Presidenti austriak Heinz Fischer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare, i shoqëruar edhe nga një grup biznesmenësh nga Austria. Presidenti i Austrisë theksoi se mes Shqipërisë dhe Austrisë ekzistojnë marrëdhënie të mira, të cilat duhet të zgjerohen në fushat ekonomike dhe kulturore duke shfrytëzuar potencialet që ekzistojnë.

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologun shqiptar Bujar Nishani, Fisher vuri theksin në luftën kundër korrupsionit, vendosjen e shtetit ligjor, krijimin e një klime sa më të mirë për investimet, pra me një fjalë për standardet më të mira europiane.

“Mbështesim marrjen e statusit nga Shqipëria dhe jemi të bindur se jeni të rrugë të mbarë. Shqipëria luan një rol stabiliteti në rajon dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, theksoi Fisher.

Ndërsa Presidenti Bujar Nishani theksoi se statusi i vendit kandidat është një moment vlerësimi për shqiptarët për atë që kanë arritur deri tani, si dhe një moment inkurajues për të ecur përpara në rrugën e reformave dhe standardeve europiane.

“Shqipëria ka shumë sfida, por njëra prej tyre është ajo që Shqipëria nuk mund të krahasohet më me standardet shqiptare, pasi shqiptarët kanë nevojë të krahasohen me ato europiane. Për Shqipërinë nuk ka alternativë tjetër përveç asaj të integrimit në BE, integrimi është një proces që ka disa hapa dhe faza. Një proces që ka shumë sfida përpara ku përgjegjësia kryesore është e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por në këtë proces ndihma dhe mbështetja është e pazëvendësueshme. Edhe nga biseda që pata me Presidentin Fisher jam optimist për marrjen e statusit në Qershor”, tha Kreu i Shtetit shqiptar.

Duke iu referuar takimit me homologun austriak, Nishani theksoi se kishin biseduar për një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve tona, integrimin europian, situatën në rajon dhe zhvillimet e fundit ndërkombëtare.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Austria avokate e interesave tona strategjike. Austria ka ndihmuar dhe investuar shumë në Shqipëri dhe mbetet mbështetësja e fuqishme që Shqipëria të ketë një demokraci funksionale. Synojmë të mbështesim rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm, të intensifikojmë dialogun politik duke shtuar vizitat e ndërsjellëta, veçanërisht ato të nivelit të lartë. Austria është një nga 3 vendet më të rëndësishme të investimeve në Shqipëri dhe një partner i rëndësishëm biznesi. Gjithashtu projekti TAP dhe ai Adriatiko Jonian ofrojnë mundësi të shumta edhe për kompanitë austriake. Biznesi austriak do të vazhdojë të gjejë një klimë miqësore në Shqipëri”, theksoi Nishani.

Në vijim ai shprehu vendosmërinë për vijimin e reformave, vecanërisht atë në drejtësi duke e ruajtur nga ndikimet politike dhe grupet e interesit.

“Austria mund të luajë një rol të rëndësishëm për integrimin europian dhe përfshirjen e Kosovës në inisiativat rajonale”, tha Nishani.

4 komente në “Presidenti austriak konfirmon mbështetjen për Shqipërinë/ Fischer: Meritoni statusin. Nishani: BE alternativa e vetme për Shqipërinë”

  1. Tos Bllokmeni says:

    Me ne fund erdhi nje njeri serioz nga Austria, pse nisem te kujtonim se ishin te gjithe si ai Bythemadhi, dmth Grossruck-u i Jozefinkes

  2. kaurri says:

    Servus, Herr President!

  3. vlora.aj says:

    Mir e keti po ky Haleja jone po punon kundra.

  4. BL = RETARD says:

    Jawohl, servus Herr Ficher !

    Nishalli sakati tdhifsha musteqet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje