Interesat e vendit mbi ato partiake. Është ky apeli që iu drejtua politikës shqiptare nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu në prag të marrjes së vendimit nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian për t’I dhënë ose jo statusin e vendit kandidat Shqipërisë për në BE..
I pranishëm në konferencën “NATO- 20 vjet partneritet për Sigurinë Euroatlantike” Arvizu solli në vëmendje rrugën e gjatë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO falë vullnetit të shoqërisë, por dhe partive për të vendosur interesat e kombit mbi ato partiake. Në këtë kuadër, Arvizu apeloi që pikërisht këto interesa duhen vendosur prioritet edhe sot.
“Rruga që Shqipëria ndoqi për të arritur anëtarësimin në NATO ishte e gjatë por ndodhi pasi pasqyronte një dëshirë të të gjithë sektorëve e shoqëri për t’u bashkuar së bashku dhe për t’u ngritur mbi politikat partiake dhe për të kapërcyer linjat partiake për të mirën e vendit. Ajo vlerë e të punuarit bashkarisht pavarësisht dallimeve të thella politike të herë pas hershme për të çuar përpara kauzën e përbashkët e një vendi është një karaktistikë domethënëse e të treguarit pjekuri politike. Kjo dëshirë e aftësisë e të vendosurit në fillim nevojat e vendit mbetet e vlefshme sot sa edhe 5 vjet më parë”, u shpreh ambasadori i SHBA-së.
Arvizu gjithashtu foli edhe për situatën në Ukrainë, ku sipas tij zgjedhjet e 25 Majit janë thelbësore.
“Le të jemi të qartë që situata atje është ekstremisht shqetësuese. Zgjedhjet e 25 majit janë një mundësi e vërtetë që populli të shprehë vullnetin e tij nëpërmjet kutisë së votimit. Ne ofrojmë këtë mbështetje pasi nuk besojmë se fletët e votimit të plotësuara në Moskë do të vendosin të ardhmen e Ukrainës. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se në 2014 ka ende kërcënim për një Europë të lirë. Ne do mbrojmë çdo pjesë të territorit të vendeve të NATO-s. Veprimet e Rusisë në Ukrainë janë të paligjshme”, tha diplomati amerikan.
Shpresojme qe te degjoet dhe ne SHQUP ky ze!
“Qenka djale trim. Mbi interesin e tij personal, vuri ate te fjale-kryqit…”
z Ish – Ambasador ku i kishe keto fjale kur karrikja e keshilltarit te Fierit mbante peng interesin kombetar ????
Go home back to your anonymos life style
Shifu nje here ne pasqyre pastaj jep keshilla.
Kujt i drejtohesh o Zoti Ambasador?!…
Atij që thote DO TI PRES TE DY DUART ?!…
po na del me parrullat e Enver Komunizmit ky amerikanasi tash
“vendosni interesat e atdheut mbi ato private” thoshte Bab Dull Usta Murati dikur n kamunizme
Mire more z.ambasador,po ne kemi nje opozite,qe vetem opozite nuk eshte,sali berisha nuk rri dote ne opozite,ai soji njeriu nuk pyet as per prokurori,as per gjykate,as per parlament se edhe atije e mere fjalen sa here te doi dhe flet cfar te doi.
po te ishte se integrimi do te ishte dicka vertet bazuar mbi vlera reale ne si shqiperi nuk do te ishim fare ne refene,si nga ana politike nga ajo ekonomike apo cdo fushe tjeter. fakti eshte se ketyre zoterinjve qe insistojne kaq shume per te na futur ne BE nuk i interesojne kushtet i plotesojme apo jo por thjesht zbatimi i axhendes se tyre masonike per nje qeveri nje kontroll ne menyre qe te na kontrollojne dhe skllaverojne sa me kollaj.fakti qe te gjitha vendet jane xhytur ne nje krize te thelle ku mbizoteron korupsioni dhe papunesia,dhe ku mireqenia ka pesuar nje renie te dukshme ne krahasim me kohen kur keto vende ishin me vete e verteton me se miri kete. ARVIZU GO HOME.
Ti kerkohet heshtje zgjedhore partive politike vecanrisht PD deri ne mbledhjen e K.M te bashkimit europian.
Gjysma e te keqes po te vendosnin iteresat e LSI.
-shum kerkoke..
Akoma nuk ka dale ndonje politikan qe te veje interesat e vendet , para partiakeve te tijave. Zor se ndodh , por le te shpresojme ..
I nderuar Arvizu si Ambasador i vendit me te dashur per shqiptaret e sotem Ju falenderoje qe jepni keshilla me shume vlere per ne, por kam pershtypjen, shpresoj te jete e gabuar, se politikanet qe kemi nuk mendojne dhe nuk mbrojne asgje nga interesat te shenjta te vendit dhe te popullit madje as interesat e partive qe u perkasin por vetem interesat personale te tyre te dites e imediate. Ata po kalojne tashme nje krize te vlerave dhe te personalitetit njerezor. Neqoftese do te merrni pjese ne ndonje bashkebisedim me to, degjon qe tema e muhabetit te tyre jane parate, fitimet personale, kepucet dhe fustanet e grave te tyre, mobiljet, kolltuket e makinat e luksit, udhetimet ne Dubai dhe shpenzimet e medha qe kane bere. Jane te çveshur nga kokeultesia, solidariteti dhe idealet e sherbimit per te miren e pergjitheshme dhe prandaj nuk jane te afte te paraqesin asnje strategji afatgjate dhe operative per zhvillimin shoqeror, demokratik dhe ekonomik te vendit.
tu qepemi maleve ti bejm pjellore si edhe fushat!
te punojm jetojm ndertojm si ne rrethim
ne njeren dor kazmen ne tjetren pucken
nga fitorja ne fitorje
rrnoft koprativa bujqnore
,……………..
Po si nuk keni fare turp qe momentin I keshtu per ambassdorin e shtetit qe e ka ender e gjithe bota. Vazhdoni tifozllekun e semure per te semurin psigjik Saliskobarin ne kurizin tuaj. Sa e trishtueshme.