Ademi: Droga shqiptare po kapet kudo në Europë, Qeveria sulmon opozitën

19 Maj 2014, 12:33Politika TEMA

Partia Demokratike iu përgjigj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat që ai drejtoi ndaj opozitës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së. Deputetja e PD-së Voltana Ademi përmes një konference për mediat u shpreh se ndonëse droga shqiptare po kapet kudo në Europë, Qeveria sulmon opozitën.

“691 kilogramë drogë u kap sot në Selanik, që shkonte nga Shqipëria. Media italiane shkruan për 575 kilogramë drogë shqiptare të kapur në Bolzano. Media gjermane  flet për 5.6 tonë drogë shqiptare të kapur në rajonin e Bavarisë. Lajme çdo ditë tronditëse, dhe teksa qeveria organizon konkurse për brandin e ri për Shqipërinë, në fakt qeveria po e damkos vendin tonë me një brandim tejet të rëndë, me vulën e drogës. Qeveria, duke u vetëdenoncuar çdo ditë si pjesë e kartelit të drogës, nuk merr asnjë masë, nuk jep asnjë shpjegim, nuk mban asnjë përgjegjësi”, tha Ademi.

Ligjvënësja demokrate shtoi se e vetmja gjë që bën qeveria në këto ditë të vështira për Shqipërinë e damkosur nga droga, është sulmi ndaj opozitës.

“Çdo ditë kapen qindra e mijëra kilogramë drogë shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, dhe çdo ditë qeveria shqiptare sulmon opozitën. Kjo vetëm sa e rëndon më shumë pozitën e Kryeministrit. Sulmet ndaj opozitës janë përpëlitje instiktive të një kryeministri në krizë. Zgjidhja e vetme e krizës së madhe të drogës, është largimi i Kryeministrit një orë e më parë”, theksoi ajo.

8 komente në “Ademi: Droga shqiptare po kapet kudo në Europë, Qeveria sulmon opozitën”

  1. vito says:

    Ckemi me pronat e familjes andej nga Shkodra kete shiko ti ?

  2. . says:

    ———————————————————————-
    … Pra dicka po shkon me mire sot,
    kur perpara e mbanit fshehur per t’u pasuruar.
    ———————————————————————-

  3. Treviso says:

    Zonja Ademi, nga vjen ti qe nuk e dike qe Shqiperia ka 8 vjet qe ka marre vulen e droges. Zonja Ademi, Ketu ku banoj ka shume italiane qe e njohin Lazaratin nga afer per superprodhimin e droges, ndersa une nuk e kam shkelur jo Lazaratin por as Gjirokastren.
    Zonja depudete, me vjen keq qe paguhesh me taksat e popullit se nuk je per ate pune. Do besh mire te mos ngaterrohesh me skuadren mafjoze.Lere ta zgjidhin vete kete problem. Pse duhet te vije era droge kur nuk e njeh. Kete pershtypje kam, ndoshta gabohem.

  4. BASHA DHE BERISHA JENI TURPI I KOMBIT, PRANDAJ LARGOHU. says:

    Opozita e krimit vodhi shqiptaret per 8 vite, kurse tani kujton se shqiptaret jane budallejn dhe pretendojne se mund ti bashkohen protestes, jo mor jo.

    1. Arber says:

      He si thua ti koketul Te heshtim para droges e tritolit, te heshtim para rrenimit te atij pak shteti qe kemi? Perse thua kete zotrote? Se ne krye eshte psikodrogeri, i preferuari oi sojit tend derezi. E keqja duhet te demkoset pavaresisht se nga kush e nga cili krah vjen or ti lume kokeboshi. Mjaft me me keto tifozlliqe primitive te para 70 vitesh. Nuk u ngopet dot me fjale boshe o drezinj. Shqiperia ka nevoje jo per Edvine psikopatte e as per njeri tjeter por per sundim te ligjit. Dhe ne duhet ti rrezojme nje nga nje te gjithe ata qe bejne veprime te liga.

    2. andromeda says:

      Droga që mbollët ju për tetë vjet dhe që e ligjëruat për fitime vetiake.

  5. Lomi pri Baldushku says:

    O goce ala nuk e ke kuptu se keni shku për lesh ene për arsye t’prodhimit t’modh t’hashashit vitin qi kaloi. Gjth droga qi kapet sot osht droga e juj.Tre her moshum ka kap policia m’shtat muj, mo shum se qferia jote mi goc. Pyt Salën tat ku i ka çu paret e drogës gjat 8 vjetve m’pushtet. Se i ha zotnia jote rrenat e Salës mos kujto se i ham ene no t’qerët. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

  6. Plaku idorehequr por i pa ndrequr says:

    Po te kishit luftuar drogen kur ishit ne pushtet njelloj si po luftoni tani Shqiperia do ishte vend pa droge. Po te harxhonit kaq energji kur kishit pushtetin kunder krimineleve Shqiperia do ishte vend pa kriminele.E vetmja lufte qe ju keni sukses si dje ne pushtet dhe sot ne opozite eshte lufta ndaj kundershtarit politik.Principi i vetem i luftes tuaj eshte shpif sa te mundesh se dicka do mbetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje