Mazhoranca nis kontrollin në zyrat e SHISH, mungon opozita/ Hetim nxjerrjes së sekreteve

19 Maj 2014, 12:11Politika TEMA

Komisionin për kontrollin e veprimtarisë së SHISH, i përbërë nga 5 deputetë, 3 të mazhorancës dhe dy të opozitës, ka nisur punën me një takim me kreun e shërbimeve sekrete Visho Ajazi Lika. 3 ligjvënësit e mazhorancës Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia dhe Piro Lutaj, të shoqëruar edhe nga dy ekspertë të pajisur me certifikata të sigurisë, i kanë paraqitur kreut të SHISH planin e punës, në të cilin përfshihet edhe një hetim mbi nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara si sekret shtetëror.

Dyshimet se informacione të tilla krahas institucioneve që përcakton ligji, mund t’i jepen edhe drejtuesve të lartë të opozitës, do të jenë një nga pikat thelbësore mbi të cilën do të përqëndrohet puna e komisionit. Ndërkohë një tjetër pikë ka të bëjë me emërimet në Shërbimin Sekret dhe rikthimin në detyra të ish-punonjësve të SHISH të viteve 1992-1997. Një tjetër çështje e cila përfshihet në planin e punës, mësohet se është shkëmbimi i informacionit mes SHISH, Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend.

Kërkesa për një hetim në zyrat e Shërbimit Informativ të Shtetit u hodh nga deputetë të mazhorancës në Komisionin parlamentar të Sigurisë, pasi kreu i shërbimeve sekrete Visho Ajazi Lika nuk mund të raportonte për shkak të përfundimit të afatit të çertifikatës së sigurisë. Por pajisja me çertifikatë, raportimi në një nga seancat e Komisionit, duket se nuk ka bindur deputetët e mazhorancës për të hequr dorë nga hetimi në zyrat e SHISH.

“Ka patur rrjedhje informacioni dhe këtë e di shumë mirë, për këtë jam edhe dëshmitarë edhe i faktit se vetë institucioni i SHISH-it është një nga burimet e rrjedhjes së informacionit, të cilën Kryetari i këtij institucioni e ka pohuar”, ka deklaruar në një nga mbledhjet e Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho.

Nisma e mazhorancës për të hetuar në zyrat e SHISH është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka konsideruar këtë veprim si një presion që po ushtrohet ndaj institucionit që garanton sigurinë kombëtare.

4 komente në “Mazhoranca nis kontrollin në zyrat e SHISH, mungon opozita/ Hetim nxjerrjes së sekreteve”

  1. beni says:

    qeni i ndyre i Saliut duhet te shkarkohet pas ketij kontrolli ,por t’i behet tamam kontroll,jo per te kaluar radhen.

  2. Skeptik... says:

    duan qe informacionet qe ka shiku per oficeret e policise te implikuar ne trafik droge te mos dalin. te mos trazohen ministrat dhe drejtoret me te kaluar te dyshimte dhe te behet trafiku sipas qejfit.

    1. per Skeptikun says:

      Mister Skeptik, pirth se lirohesh, je me shume idiot se Shvejku

      1. Skeptik... says:

        atehere pse eshte gjithe ky tifosllek! agjentet e shikut nqs nderrohet drejtori valle do i sjellin nga kina? bamke shaqiri ka qene 8 vjet drejtor dhe as denjoi te vinte ne komisionin e sigurise kur ju kerkua. kesaj i thone te punosh me 2 standarte. kush eshte kunder meje eshte armiku im. ketu ka vend ajo fjala e urte:
        “therrasin ujku-ujku por nderkohe Çakalli po ben kerdine”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje