PD bojkoton Komisionet/ Braçe: Po futet në ngërç veprimtaria parlamentare

19 Maj 2014, 11:19Politika TEMA

Bojkoti që opozita po i bën Komisioneve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, duket se ka futur në ngërç veprimtarinë e tyre. Kjo ka ndodhur me Komisionin parlamentar të Ekonomisë, i cili nuk mundi të zhvillonte mbledhjen e rradhës për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të Partisë Demokratike.

“Nuk ka kuorum, mbledhja shtyhet”, u shpreh deputeti socialist Erion Braçe, i cili drejton Komisionin e Ekonomisë.

Braçe akuzoi opozitën se me mungesën e saj ka futur në ngërç punën e Komisioneve parlamentare. Sipas tij, deputetët e mazhorancës në komision janë detyruar të shtyjnë disa herë diskutimin e projektligjeve.

Opozita kushtëzoi raportin e Kuvendit, pasi Konferenca e Kryetarëve nuk miratoi kërkesën e paraqitur nga deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me ngritjen e një Komisioni të ri Hetimor parlamentar për trafikun e drogës. Kërkesa u depozitua në Kuvend, mënjëherë pas ngjarjes së 10 Majit ku një avion sportive ngeci në rërën e Divjakës dhe që dyshohet se do të përdorej për trafikimin e një sasie prej rreth 460 kg lëndë narkotike. Partia Demokratike pretendon se avioni, piloti i të cilit ka mohuar deri më tani se do të transportonte lëndë narkotike, provon akuzat e hedhura prej saj, se tashmë droga po trafikohet nga Shqipëria drejt vendeve të BE me avion.Partia Demokratike ka thirrur një protestë më 23 Qershor para godinës së Qeverisë në kuadër të kërkesës për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

8 komente në “PD bojkoton Komisionet/ Braçe: Po futet në ngërç veprimtaria parlamentare”

  1. ortes says:

    Mos na derdellitni per dite keto gjera,qe tregojne PA AFTESINE TUAJ KOLEGJIALE!!!
    Pse cfare prisnit ju nga KRIMINELI BERISHA???
    Ai e di se cfare krimesh ka bere,prandaj VEWPRONI ME ZGJUARSI,DUKE INFORMUAR ORGANIZMAT NDERKOMBETARE DHE POPULLIN!!!
    Cfare doni nga populli tani,kur vete NUK KENI BERE ASGJE PER TA ZHBLLOKUAT JETEN PARLAMENTARE,DREJTESINE E KRIMIT DHE PRESIDENTIN ANTI SHQIPTAR????
    Kerkoni ndihmen e ORGANIZMAVE NDERKOMBETARE,se Berisha do beje te pamunduren per te NXITUR TRAZIRA,qe teterheqe vemendjen nga KRIMET E TIJ!!!
    Ata duan te shpetojne nga NDESHKIMI,ndaj KUNDERVEPRONI ME ZGJUARSI E SHPEJTESI!!!

  2. Fshatari nga Fieri says:

    O Erjon po varu k…n ketyre hajduteve se po pijne dopjen
    e rakis dhe po bien dakort qe te gjejne ndo nje shpifje
    tjeter. Mos u merrni me ata palloshat e pd se do
    harroni popullin.

  3. BERTO says:

    O ERJON SA SHPEJT I HARROVE BOJKOTIMET QE BENIT JU TE MAVISE?EDHE KU I GJENIT;GJITHMONE PARA NJE PROVE TE MADHE PER SHQIPERINE.SI PARA LIBERA LIZIMT TE VIZAVE,STATUSIT ETJ.TANI U NDERRUAN POZICIONET DHE VAZHDON I NJEJTI AVAZ.TURP PER JU TE GJTHE HALABAKET QE NUK E KAN NENDJEN TEK POPULLI,POR INTERESET E TYRE.

  4. KA QI says:

    PYETJE ISH GAZETARIT ME UNAZE QELIBAR:
    -Kujt i plasi b… per komision ekonomije kur ne nuk dime perfshi edhe ty emrin e sistemit ekonomik?
    -Per ke ‘mazhorance’ flet ti qe nuk e thua shqip apo ke parasysh ‘mazhordomet’ e majte qe pastrojne 23 vjet shtepine e sali krimit,nga fatosat e deri tek blushat e bibilushat me emrin panddelinj bythkat.
    -Mos valle ka segmente te caktuara ne ‘mazhorancen’ e ‘mazhordomeve’ qe paguhen nga jshte per ta rrezuar edhe kete qeverri se shkel ne kallo te antishqipetareve barrk derra ne parlament?
    -Si ish gazetar je dakort qe popullit ka 23 vjet qe i hiqet çdo e drejte ndersa krimineleve u eshte dhene e drejta te deskrititojne e shpifin kunder qeverrise çdo te enjte?
    PSE NUK E JEPNI DOREHEQJEN NE GRUP SI ANTISHQIPETARE APO KINI HEQUR BAST QE TE FUSNI RAMEN NE LAZARAT E TE BJERE QEVERRIJA E JU QEF O QEF?

  5. JO OR JO ,NUK BENI DOT SHTET JU ! SHTET BERI KUSH BERI,PO AI PO BEN 30 VJDEKUR ! PO PRITET JU QE TE BINDET SALIU,IKU VAPA ME GUSHTIN. SALIU ,BASHA ,IMAMI…. E CA TE TJERE ME POSHTE DUHET TE ISHIN TE SHTEPIA PA QERA E JO NE PARLAMENT. SHTETI VDIQ !

  6. Berti says:

    Strategjia e PD-së është e qartë, mosmarrje statusi dhe zgjedhje te parakohshme përpara se të zgjidhet presidenti i ri dhe te behet rotacioni politik. Beteja është për jetë a vdekje. Topi mbetet ne fushën e Rames qe ben apatikun.

  7. sokol says:

    Pse qahesh opozita ate pune ka.Ju ku e keni maxhorancen?,Pse nuk jeni aty te gjithe si maxhorance dhe te beni mbledhjen e komisionit?Si kryetar do ju kish me shume lezet autoriteti dhe jo qaramania.

    1. Xhelo says:

      Te kalohet ne referendum per ligjeshmerine e PD. Veprimtaria e kesaj partie eshte kthyer kunder interesave te ketij vendi, prandaj duhet te shpallet jashte ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje