Protesta e PD/Hysi: Qytetarë protestoni kundër drogës bashkë me ata që u pasuruan nga ky trafik

19 Maj 2014, 12:06Politika TEMA

“Qytetarë dilni në protestë sepse kjo është mundësia juaj për të protestuar krah për krah me ata që ndërtuan bastionin e drogës në Lazarat, që i kthyen trafiqet e kontrabandën nga aktivitete kriminale në një industri që zhvillohej me bekimin e qeverisë.  Dilni në protestë sepse ky është rasti i vetëm për të protestuar krah për krah me prodhuesit e drogës dhe ata që e kthyen policinë në shërbim të trafikantëve të drogës dhe që sot janë të dëshpëruar se kthimi i Policisë së Shtetit në krye të detyrës po ju mbyll rrugët e trafikut e po ju hap dyert e ndëshkimit nga drejtësia”.

Kështu iu përgjigj Partia Socialiste përmes deputetes Vasilika Hysi thirrjeve të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë në protestën e 23 Majit para selisë së Kryeministrisë.

Në një konferencë nga selia e Partisë Socialiste, ligjvënësja Hysi ironizoi duke i drejtuar një tjetër apel shqiptarëve, për të protestuar kundër drogës e trafiqeve bashkë me ata që mbushën xhepat me trafikun e drogës, kontrabandën e naftës e cigareve, dhe që sot nuk gjejnë më një të afërm të një qeveritari, një ish badigard drejtues policie që t’u hapë dyert e rrugët siç ka ndodhur për 8 vjet me radhë.

“Dilni të premten në protestë për të mbështetur ata që morën 26 jetë në Gërdec e që pushkatuan qytetarë te pafajshëm në 21 Janar për pushtet dhe para, por që sot ka filluar t’u rrëshqasë toka ndër këmbë sepse e dinë që drejtësia mund të vonojë, por nuk ka për t’i harruar kurrë. Dilni në protestë që të mos ndihen të braktisur punonjësit e Bashkisë Tiranë dhe pastrim gjelbërimit që i ka zënë taksirati e duhet të dalin shesheve për hesap të atyre që shkatërruan shtetin e policinë për 8 vjet. Statusi kandidat është tashmë më afër se kurrë, Europa na mbështet sot më shumë se kurrë. Por kemi një opozitë më të çoroditur e të dëshpëruar se kurrë që krimin dhe korrupsionin i sheh si aleatët e saj të vetëm në luftën përballë shtetit e ligjit. Të dashur miq ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e kësaj vale tërbimi që e ka kapur opozitën. Shpifja e balta kanë qenë e mbeten motoja e tyre. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është dhe do të mbetet motoja e gjithsecilit prej nesh”, theksoi Hysi.

7 komente në “Protesta e PD/Hysi: Qytetarë protestoni kundër drogës bashkë me ata që u pasuruan nga ky trafik”

  1. funerali says:

    te lumte vaska jemi me ju. vazhdoni dtejt si e keni nisur.

  2. martinPh says:

    Keta trapat e PS nuk dine te flasin.”Gerdeci-21 Janari” me keto argumente kunder edhe une ben vaki e dal ne proteste-pse ne opzite jeni ende ju qe Gerdeci e c,fare vijne pas ta kaloni tek ne qytetaret?Jeni ne pushtet e silluni si ne pushtet.Gjeni me shpejtesi kush eshte pas droges,pas cigareve,pas kafes kontabande etj.Denonconi se cfare e detyron PD te bej veprime te s’forcuara si protestat e thojani popullit,ndryshe mos flisni fare .Ata qe e prodhojne drogen i kishit ne mitingun e pare-pse nuk e arrestuat konforme ligjit per detyrimin e te zgjedhrve lokale ndaj kultivimit te bimeve te ndaluara ne teritorin e tyre.Pse e lejoni “bijen” te shtoj nje kat pa leje ne lalez?Te tjerat jane demagogji qe vetem opozites i lejohen .Pushteti nuk mund te pergjigjet me materiale te tilla qe jane nen nivelin mesatar te te menduarit.Megjithe respektin per zonjen materiali qe solli eshte ne kufijte e skarcitetit per pushtetin.

  3. tomas says:

    po ikni more gomere vrisni veten se late nam..e vetmja proteste qe duhet te bej ky popull kunder kryeministrit eshte per tju futu gjith barnat e keqija te pd qe jane kenaqur duke vjedhur gjate 8viteve qe kane qene ne qeverisje

  4. Delli USA says:

    Diten e premte drogaxhinjt e Shqiperise me kryedrogaxhiun Sali ne krye do protestojne kunder bllokimit te droges.Ju lutem mos mungoni se do na nderoj me pjesmarrjen e Tij dhe vet kryekomunari I droges se Lazaratit z. Aliko.

  5. JULIANO says:

    bravo,shyqyr qe dolet e folet me vend,ua kthyet reston ketyre legenave me ne krye DASHO ALIKON e tyre si komandant i kontrollit te hashashit ne komunen lazarat

  6. lami says:

    O VALI ! Thashethemet e intriga nuk sherohen e nuk rregullohen ata qe po vrasin me shume se arma ,po gjejani vendin te na lene e t’ju lene te qete – boll i duruam.Fitorja me e madhe ka ardhur qe me 23 qershor, vazhdoni se rrugen e nisur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje