Rama optimist për statusin: Problemi ynë të bindim BE se Shqipëria ka edhe fajtorë (VIDEO)

19 Maj 2014, 13:52Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në BE, në muajin qershor.

“Janë orë të mira për Shqipërinë dhe orë të vështira për shqiptarët. Orë të mira për Shqipërinë pasi nga njëra anë falë punës me mish e shpirt, ditë e natë skuadra e vetëdijshme për pritshmëritë e publikut ndaj saj, po rikthejmë jo vetëm besimin e njerëzve tanë tek shteti por dhe besimin e familjes europiane tek Shqipëria. Po nxjerrim hap pas hapi Shqipërinë matanë hendekut të hapur nga keqqeverisja e djeshme midis Europës dhe vendit tonë. Po punojmë dhe po arrijmë të gjithë bashkë si një skuadër e madhe objektiva dhe rezultate të prekshme në rrugën drejt rilindjes së vendit dhe marrjes së statusit kandidat për Shqipërinë. Pas komunikimeve të fundit, qoftë unë, qoftë kryetari i Kuvendit, si dhe grupi i Ministrave të angazhuar për shkak të detyrës drejtëpërdrejtë në këtë proces që kemi patur me miqtë dhe partnerët tanë kemi arsye të besojmë se kurrë s’kemi qenë më pranë këtij objektivi strategjik munguar për Shqipërinë për vite me radhë”, tha Rama.

Sipas tij, statusi i vendit kandidat nuk është produkt i një procesi plotësisht objektiv dhe të parashikueshëm.

“Ne e dimë këtë dhe e provuam dhjetorin e shkuar, por ndryshe nga kjo, kur era e keqe e qeverisjes së shkuar ishte ende formë ndikuese për Shqipërinë, përpos ndikimit të faktorëve të tjerë jashtë nesh, tanimë qeverisja jonë, e ndjekur nga afër përmes vëzhgimit rigoroz të KE-së, është kthyer në argumentin më të fortë ‘pro’ Shqipërisë”, tha Rama. Ai vlerësoi se zgjedhjet e afërta europiane do të tregojnë shumë për katër vitet e ardhshme të Europës, por zhvillimet në Ukrainë po luajnë një rol mësimdhënës për BE-në, në raport me politikën e zgjerimit të vendeve të Ballkanit. “Nga kontaktet direkte na forcohet përshtypja se faqja e re që duhet hapur për Ballkanin, si rajon por dhe per të miren e BE-së, nuk është më vetëm një dëshirë brenda rajonit, por një objektiv që po konsiderohet seriozisht nga anëtarët me rëndësi të dorës së parë në familjen europiane”, theksoi kryeministri Rama. 

Ai shtoi se po shihet si shumë e afërt vizita në Shqipëri e kreut të qeverisë së një vendi si Holanda, që gjithmonë është treguar skeptik për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. 

“Në këtë kuadër e lexojmë dhe ftesën e kryeministrit holandez për një vizitë të afërt atje, një takim që më parë dukej i pamundur”, u shpreh Rama. 

Kryeministri theksoi se qeveria po arrin të rikthejë besimin jo vetëm tek qytetarët po edhe tek familja e BE-së duke shtuar se “falë masave të marra vendi po del nga keqeverisja dhe sheh me optimizëm në rrugën drejt integrimit”.

“E pa mundur dukej para shtatorit nxjerrja e Shqipërisë nga një izolim faktik ndërkombëtar. Sot Shqipëria ka rifilluar të shihet ndryshe dhe të dëgjohet gjithnjë e më me shumë respekt fal qeverisë së re dhe fal rezultateve tona të para që janë në përputhje të plotë me pritshmëritë e partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh ai.

Rama theksoi se Qeveria hap pas hapi, po e nxjerr vendin matanë hendekut të hapur nga keqqeverisja e deridjeshme, mes Europës dhe Shqipërisë.

“Ne po punojmë dhe po arrijmë të gjithë bashkë, si një skuadër e madhe, objektiva dhe rezultate të prekshme në rrugën drejt rilindjes së vendit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë”, tha Rama.

Në fjalën e tij Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, të cilat i etiketoi si  gënjeshtra që bëhen nga persona që ende nuk u ka dalë shija e humbjes së 23 Qershorit. 

Tamam në kohën, kur pak nga pak Europa po e rimerr me sy të mirë vendin, falë vullnetit të qartë për të luftuar krimin e organizuar, trafiqet, kontrabandën e korrupsionin, për të bërë reformat e duhura në organizimin shtetëror në ekonomi e shoqëri, një pjesë e jona, shqiptarë në opozitë me qeverinë, pushtetarë të rënë nga vakti, para më pak se një viti, janë lëshuar me të gjitha energjitë për të provuar të kundërtën, se populli gaboi me zgjedhjen që bëri më 23 qershor dhe se pas kësaj nisën të gjitha të këqijat për Shqipërinë’. Gënjeshtra, shpifje, fabrikime, dizinformim frontal dhe gjuhë e trashur, që e vetëdiskreditojnë Partinë Demokratike si pengun e një grupi pushtetarësh të bërë tapë, pas humbjes së pushtetit, të cilët, pasi lanë që vjet në verë pushtetin dhe lanë që, që vjet në verë Shqipëria të mbillej me kanabis, si kurrë më parë i kanë dhënë vetes statusin e ëngjëjve mbrojtës të Shqipërisë nga flakët e ferrit të drogës. Sigurisht, nuk ka mundësi ta besojë askush që dëgjon me veshët e vet dhe mendon me mendjen e vet dhe jo me sytë, veshët e mendjet e gridëruara në catine e SHQUP-t, se vendi po zhytet në trafikun e drogës”,tha Rama. 

Ndërsa vlerësoi punën e bërë për reformën territoriale, Kryeminsitri vurin theksin në realizimin e reformës në drejtësi, për të cilën tha se 23 Qershor populli shqiptar i dha kësaj mazhorance 84 kartona jeshilë.

Kreu i Qeverisë paralajmëroi se  “dora e drejtësisë” nuk do të ndalet para politikanëve dhe përballë gjyqtarëve.
 
“Gjatë këtij mandati të parë të Qeverisë do të vendosin një standard të ri të drejtësisë. Duhet ta çelim kantierin e ri për të cilin jemi përgatitur, reformën në drejtësi. Shqipëria e të gjithëve që akuzojnë dhe askush që dënohet, s’është Shqipëria që meritojmë dhe që presin partnerët. Ndëshkimi i të pandëshkueshmes është standardi europian që na mungon prej shumë vitesh, por s’mund të na mungojë edhe për vite të tjera pa kufi. Vitet e këtij mandati të parë janë për ta vendosur njëherë e mirë këtë standard që dora e drejtësisë të mos ndalet pas atyre të veshur me kostumin e politikës dhe me petkun e drejtësisë”, tha Rama. 

46 komente në “Rama optimist për statusin: Problemi ynë të bindim BE se Shqipëria ka edhe fajtorë (VIDEO)”

  1. Elsa says:

    Sigurisht qe do te e marrim nese opozita i therret mendjes e le mend e plakut menjane

    1. Olsi says:

      vari lesh saliut, ne ecim perpara drejte BE-se/ ska gje me ordinere se te marresh mend e nje plaku, por ai po i prish pune nje kombi te tere

      1. Vespa says:

        Bravo Rama. Puna qe ju po beni eshte e vazhdueshme e kjo duket cdo dite. Saliu me te tijet eshte nevrikosur sepse po i preken interesat e tij kriminale.

        Suksese

        1. Gega says:

          Evropa eshte aty e ne duhet ta kapim me standarte. ja qe ka pleq qe prishin imazhin e se duan zhvillimin e vendit.. ai plak duhet te zhytet ne burg

          1. Berti says:

            Ec Edi bej me te miren .. mos e vrit mendjen se dhe bota smerret me te cmendurit e si degjon kafsherizmat e tyre

            1. Denisi says:

              duhet te ndeshkohen ata qe e rropen vendin me saliun ne krye!

              1. Hena says:

                I madh. Ke bere nje pune fantastike kjeto 8 muaj e per kete ke mbeshtetje maksimale. Leri ne marrine e tyre opozitaret qe kane mbetur me 200 ushtare nga pas, populli eshte me ty

                1. Nexhati says:

                  Evropa po ja fut 2 kembet ne nje kepuce saliut.. po i thote se ai do shkoje ne burg., ai eshte i deshperuar tanime, e kjo duket ne gjtihcka thote e ben

                  1. Urani says:

                    Se di pse kam pershtypjen se saliu po ben te pamunduren qe mos te merret ky statusi ne qershor..

                    ai jo vetem qe ska asnje merite nese merret, por duhet te revoltohemi pse na e ka penguar kaq shume

        2. kavasaki says:

          Bravo vespa qe vlereson punen e bere nga qeveria dhe Edi Rama !

    2. Cani says:

      duhet te kete nje ndryshim ne drejtesi! eshte kthyer ne gangrenen e vendit qe po na le kaq shume prapa!

    3. neda says:

      Zoti Rama, po ta theme sinqerisht, ne ne radhe te pare nuk kemi nevoje per Europen, futja ne Europe le te behet edhe me vone, kur ajo te kerkoje vete,boll u muarem me europen, nevoja jone emergjente eshte reforma, reforma ne drejtesi, reforma ne SHIK, reforma ne presidence etj.Nuk mund te funksionoje shteti me keta horra qe nuk duan te funksionoje shteti i se drejtes, sepse u priten burimet e korrupsionit, nuk mund te vazhdohet me keshtu, ku kapen gjyqetar me para neper duar duke zhvatur qytetaret e presidenti e gjyqesori ne pergjithesi bejne seir, ku ketij korrupsioni, nje stimulim te fuqishem u jep presidenti emruar nga PD, nje person pa asnje vlere shoqerore rri ne karriken e pamerituar.Harxhohet kohe kote pse u ule nje avion ne divjak, ne vend qe parlamenti te beje reforma. Me vjene keq qe nje mazhorance e tille rri e bene seir,me gjithe deshiren qe qevria ka per te normalizuar katrahuren e lene pas nga horrat e PD. Votat e marra nga shqiptaret ju ngarkojne me pergjegjesi jo te vogel.

  2. dea says:

    Me ne fund nje qeveri patriote ne te vertet !

    1. mushkonja dhe ngjala says:

      dea-perderisa kanabisin rama ta ka bere si ajr fol.se mushkonja te pickoi.

  3. Alma says:

    Fajtori ka vetem nje emer: SALI RAM BERISHA

  4. Delli USA says:

    Vetem rikthimi I drejtesise ne binaret e drejtesise do bindin shqiptaret se kjo qeveri e ka seriozisht.

  5. emigranti says:

    mire e ke ti po njerezit duan vepra se shqiperia eshte bere nje lemsh i vertete,duhen masa urgjente se jemi shume mbrapa.boll fjale me kemi 20 e ca vjet qe i degjojme fjalet e bukura si do veme ne evrope etj etj.atje ku bejme nje hap para bejme dy hapa pas.shqiperia ne shume gjera eshte me keq se ne kohen e enverit si prsh energjia elektrike uji i pijshem apo vadites shkolla spitale etj etj per punesimin skrahasohet me ate periudhe fare tani shumica jane pa pune dhe i kane syte nga njerezit qe kane jashte se ata qe skane njerez jashte i kemi pare si rrojne.shqiperia seshte vetem qendra e tiranes por jane dhe fshatrat qe te gjithe e dime si jane fshatrat tane si mos me keq qe pervec nje shtylle te shtrember elektrike seshte vene me dore dhe fshatrat jane sic ishin qe nga ekzistenca e tyre.e pra qe te veme ne evrope duhen bere keto gjera etj qe lashe pa permendur sepse per ne mund te duken lluks por per evropen keto jane gjera elementare.per te ndryshuar rrenjesisht se na duhet patjeter dhe urgjentisht duhen masa ekstreme dhe urgjente

  6. mushkonja dhe ngjala says:

    shko more ne rrot oj rrot k.pasi te futi meta ngjalen ke rrjedhur fare po me duket se do shendrrohesh ne ngjale ose mushkonje.1,8 ton hashash vetem dje dhe sote ne itali e greqi dhe 5,5 ton ne gjermani dhe ke fytyre te flasesh.ju ka kapur meta dhe koqo per koqe dhe bythe me grep dhe ju sjelle si lavire.ik o shizofren se e qmende edhe europen.sot shqiptaret ne kufi duhet te zhvishen cullak per kontrolle droge.kete e bere ti pas tet muajsh.oj rrote.

    1. andromeda says:

      Kjo asht droga qi prodhutë ju or tajjj. Mso me shkrue shqip iheraj.

    2. burreli says:

      Per ty Mushkonja dhe nggjala;Nisur nga komenti mendoj qe nuk ke nivel te kuptosh lidhjen Shkak -Pasoje.Kapja e kesaj sasije droge eshte bere ne bashkepunim te policise gjermane dhe vendeve fqinje.Kapja e sasise ne vendin tone eshte zotesija e policise tone.Kjo eshte Pasoja(perballja me rendin).Por me shum do te sqaroj Shkakun.Se kush e prodhoj kte sasi ,ku eshte prodhuar dhe kush po nxiton ta shese kete e kan kuptuar edhe femijet 5 vjeçare perveç sorollopeve si puna jote.Te therrase vrasesi kapeni kriminelin ,te therrase hajduti kapeni hajdutinveçse sorrogatot si puna juaj e bejne.

  7. shkodrani londer says:

    Po presim, 4 vjet. kemi prit 23. ishalla ju nuk jeni aq i pa afte sa te mos arrini te beni keto qe thua.

    Berisha e Basha ne burg pastaj ne zgjedhjet e radhes te ali FRD parti kryesore ne opozite

    1. vjosa says:

      Po te ka ftuar Kryeministri hollandes , jemi ne rregull. Vec mos harro te marresh me vehte nje thes plot me bar nga Lazarati si dhurate per te, dhe e kemi te sigurte voten e Hollandes….

  8. xixellonja says:

    Europa me 25 maj ka votimet dhe ka hallet
    e veta se shumica jane kundra BE .40% do te fitoje.
    Kjo qeveri ben mire ta rregulloje kete shtet si Europa
    per vete dhe te mendoje qe te nxjerri sa me shume fitime
    nga turizmi dhe jo te mbushi banken e Brukselit.
    Kjo BE po i kushton shume shtrenjte te gjitha vendeve .
    Uroj qe BE te shperbehet sa me pare.

  9. aaa.bbb says:

    Po mire mor zoti rama,ti kujton se ke ngritur ekipin mete mire ,po a ke bere ndonje investigim per rrethet. ke lene jashte njerez me aresim e pervoje. deputetet tuaj kane bere te njejtat gabime si saliu dikure. nga nje familje jane punesuar deri 6 persona pamvaresisht se kane aresim, i pershtaten vendit te punes apo jo.nje fare grupi i punes i ngritur nga deputeti po ben dallaver,ka marre edhe para per nje vend pune. une qe po te shkruaj pon te jap disa shembuj ; eshteb emeruar drejtor ne policine ndertimore nje gazetar, pa patur lidhje fare me profesionin.ing me pervoje po sorollatan poshte e lart dhe nuk po punesohen ,dhe ne shume pozicione jane vendosur njerez fare pa aresim.kjo po ndodh kudo nga kukesi deri ne sarande. a keni nere takim me deputetet dhe a keni pyetur per emerimet. zoti balla i caktuar nga ju per te bere aprovimet e njerezve qe do te punesohen ,nuk ka fare lidhje me rrethet. nuk i hap telefonin askujt.ka nje pakenaqesi te tejskajshme.

  10. . says:

    —————————————————————————
    Z.Rama,

    “Fajtoret” kudo ne bote ndeshkohen dhe denohen !
    —————————————————————————

  11. ps says:

    Aq keni punuar sa ska po me shume ua keni punuar socialisteve te ndershem.Sidomos kur thua po punon meta,ai tamam po na e punon.

  12. . says:

    —————————————————————————
    Z.Rama,

    BE-ja “fajtoret” i ndeshkon dhe denon dhe
    jo si Ti qe ke frike te prekesh Sali Bishen.
    —————————————————————————

  13. Blue Jasmine says:

    Po vellezerve turq a do i mbetet hateri po hyme ne BE, apo vetem kantidate do jemi. ?!

  14. en..........no me infinit n says:

    fjale imzot,fjale.

  15. Arturi says:

    Qente (nenkupto baca S me shoke) le te lehin, Shqiperia do te ece perpara!

  16. shpetim says:

    Z.RAMA

    SIDO QE TE VIJE PUNA SOCIALISTET E NDERSHEM NUK TE SHESIN TY TEK SALIU.

    PO TI Z.RAMA A E PYET VEHTEN CFAR PO BEN TI PER ATA ?

    NQSE TE MUNGON INFORMACIONI I PLOTE ESHTE PA AFTESIA TUAJ.

    NQSE E NJEH VERTET SITUATEN DHE JE KOSHIENT SE CFAR PO BEN, ATEHERE

    ESHTE MIRE TIA VESH VETE EPITETIN VEHTES.

  17. Iremila says:

    Presim me shume nga 84 votat.Forca reforma urgjente ne drejtesine e munguare.SUKSESE.

  18. E VËRTETA ! says:

    Zoti Kryeministër ! Leri ngazëllimet, euforitë, dhe optimizmin, pasi i ke thënë gazetares Angleze, për një “sistem” të korruptuar Kokë e këmbë në vendin tonë. Prandaj rrëzo plotësisht atë “sistem” duke filluar që nga koha e Enver Hoxhës e duke ardhur “tëhu” tek “sitemi” i Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Ylli Bufit, Ilir Metës, Pandeli Majkos e aq më tepër “sistemin” e Sali Berishës ! Për këtë ke dy “rrugë”, kthe “kokë poshtë”, jo vetëm Nanon, Bufin, Metën, Majkon, e si e thashë akoma më tepër Berishën, dhe jo vetëm ata por edhe ata “bisnesmenët” që Ti Zoti Kryeministër na kërkon të kemi respekt për ta, me qëllim që tu “bien paratë nga xhepat” pasi ata janë para që ja vodhën popullit në firmat piramidale e kudo ku mundën, dhe urgjent kthena pronat tona të trashëguara, pasi ato nuk janë as prona të Shtetit dhe akoma më keq as të Tuat që ti të arrish të shpërndash “tapi” si në kohën e Enver Hoxhës dhe në kohën e vetë Sali Berishës. Zoti Kryeministër nuk ka dhe as duhet që të ketë “pronar të ri”, pasi ka dhe duhet të ketë vetëm një pronar të vërtetë. Ja, dhe të pyesim Kryeministrin Hollandez dhe gjithë Kryeministrat e Evropës që ne duam të bëhemi pjesë e tyre, kjo grabitja e tokave tona që po ndodh në Shqipëri për 24 vjet me radhë, vallë një gjë e tillë mos ndodh edhe në Evropë ?! Pra si mund që ne të bëhemi pjesë e Evropës kur ishte ai “sistem” që ti nuk po e rrëzon që gjysmën e popullit e ktheu në hajdut duke vjedhur gjysmën tjetër të popullit fare padrejtësisht ?! Duhet që ta kuptosh Zoti Kryeministër se kjo gjendje krimi, korrupsioni, anarshie dhe kaosi “rrënjët” i ka pikërisht dhe plotësisht tek mos kthimi i pronës pronarit trashëgimtar që i takon ! Zoti Kryeministër, pa kthyer pronën e trashëguar nuk do mundesh të vësh para drejtësisë asnjë nga ata që unë përmenda më sipër, dhe e dini se pse ?! Se të gjitha institucionet shtetërore të një shteti që duhet të jetë vërtet shtet ligjor janë mbushë me “njeriun e ri”, të atij “sistemi” thënë ndryshe me “pronarin e ri”, dhe nëse nuk bëre kthimin e pronës tek i ZOTI, jo Ti por dhe vetë ZOTI të vijë të drejtojë Shqipërinë, edhe ai nuk ka për të dështuar ! Faleminderit të gjithëve nëse më kuptuat !

  19. Lary says:

    Edi Rama je shpresa me e vertete e popullit qe te zgjodhi.Te lutem benu me trim, mbasi Plaku Mere kurdis cdo second se si te te varros ty dhe te arthmen tone.Mjaft eshte mjaft, jemi shume te lodhur me ata injorante dhe tufen e ndyre qe e ndjek si lukuni e terbuar,njerez te pa shpirt, bile edhe disa te rinj qe me cuditin se si e bejne te zezen te bardhe ne shekullin e RI bile te ashtuquajtur analiste, kujtojne se genjejne popullin e thjeshte , i cili i urren me neveri.Te pershendesim dhe presm shume i dashur EDI RAMA ne dhe Amerika. Lary . NEW YORK.

  20. TARRASI says:

    Zoterinj komentues kryesisht te majte ne kete forum. Se pari duhet te jemi ne nje mendje se Shqiperia ka nevoje per nje pushtet profesionistesh e nje opozite konkuruese e alternative e pushtetit. Pra te dy krahet politik kane rendesine e tyre te pazevendesueshme ne nje sistem demokratik pluralist.
    Problemi me i madh per Shqiperine e shqiptaret pergjate 24 viteve gjoja pluralizem eshte se nuk kemi pasur dy krahe politike por dy grupe interesaxhinjesh qe kur ja u ka dashur interesi personal kane luftuar apo bashkepunuar pa pyetur per parime, vlera e aq me pak per interesin e vendit e njerzve duke e kthyer Shqiperine here kolumbi te europes e her qender te trafiqeve e natyrisht duke i mbajtur shqiptaret me te varfrit e jashte Europes.
    Pra interesi parsor i Shqiperise e shqiptareve eshte qe politika te hyje ne shtratin e vet normal me krahe politike e konkurence permanente per pushtet. Dihet qe konkurenca eshte motorri i zhvillimit ne te tera fushat e jetes e normalisht edhe ne politike ku fatekeqesisht duhet thene se konkurenca shpesh here eshte zevendesuar me marveshje te fshehta e te hapura gjithnje ne dem te Shqiperise e shqipareve duke u pasuar edhe me amnisti ne funksion te krimit por kurr te shtetit e demokracise.
    Deri ketu besoj se shumica e shqiptareve jane te nje mendje me mua. Tani te shkojme me tej. Te tere shqiptaret duhet ta kene te qarte se per sa kohe nuk flitet asnje fjale nga mazhoranca e sotme per ndryshimet kushtetuese te 2008 pluralizmi politik eshte akoma fallsitet e rotacioni politik i 23 Qershorit eshte marveshje.
    Eshte kontestuar me greve urije kjo marveshje nga Ilir Meta e kritikuar publikisht nga Edi Rama kur kane qene ne opozite e tani te tre heshtin pasi e kane arritur ekuilibrin krminal ndermjet grupeve Berisha-Rama-Meta.
    Asgje e mire nuk do te vije nga ky pushtet mbas kater apo tete viteve , me shume apo me pak pak rendesi ka por shqiptaret do sillen si kali ne lame e do te jene aty ku jane sot. Pa buke. Edhe pabuksat kane te drejte te bejne tifosllek per politiken e pse jo edhe te brohorasin kure ju hedhin ndonje koce qe tepron nga mishi qe ju kane vjedhur dje.
    Tung jo vetem “Rilindasve” por edhe “Demokratikasve” te perdorur e shperdorur pasi edhe Napoli apo Rumania jane jo vetem kandidate por antar te BEse.

  21. drini says:

    Disa deputet te pozites kerkojne para ne kembim te vendit te punes se humbur per arsye politike(te hequr nga Pd)!!!!

    Z.Rama me pelqqen optimismi juaj dhe per faktin se perhapet dhe tek te tjere njerez ne shqiperi. Une jam dakord me punen qe ju po beni dhe me vizionin tuaj. Por nje dite fola me nje mikun tim ne shqiperi(une banoje ne perendim) dhe me tha qe per te rifilluar pune pasi e flaku PD thjesht per bindjet e tij qe deputeti socialist kerkon para.Une nuk desha ta besoje dhe insistova qe fjalen prit te deputetit nuk duhet ta perkthej si ddua para por miku kembngulte.
    Zoti Rama per hire te misionit dhe punes te mire qe po bene qeveria mos e prishni imazhin dhe besimin qe kemi tek kjo qeveri si shpresa e fundit qe shqiperia te ndryshoje.Mos lejoni keta deputet te merren me punesimin.kerkoju te rrine larg.

  22. liqeni says:

    Kjo eshte deklarate e forte e Rames:BE duhet te bindet se ka edhe fajtore shqiperia,BE kerkon te dije a ka mbetur ndonje i ndershem ne shqiperi nga ju plehrat qe keni frenat ne dore dhe qe i kishin?i psh.te parin fajtor e ke kryetar kuvendi dhe te beri ty kryeminister!ke cfare ti besh ketij fajtori?

  23. enigma says:

    Fillo njehere me bashkeqeverisesin qe te tregosh se ka drejtesi apo i harrove akuzat e bera para 1.5 viti.Fajtoret e shqiperise nuk qendet vetem te PD se pastaj do te thote BE se po ben gjueti Shtrigash .Kur te besht keto do te themi bravo dhe merri me rradhe dhe te PD

  24. emigranti says:

    une jam pak a shume me (tarrasi)shqiperia ka vertet nevoje per njerez me te vertet profesioniste e them kete duke pare edhe te tjeret si prsh bullgarin rumanin etj edhe ata nga i njejti sistem dolen por sot jane ne be kurse ne akoma skemi marr ftesen kush e di cdo heqim ne (populli)per anetaresim mendoni cpo heqim dhe jemi i vetmi vend.prandaj e thashe me lart na duhet komplet ndryshim ne te gjitha drejtimet urgjentisht.

  25. emigranti says:

    sfutesh dot ne evrope me vetem fjale te bukura duhet shume shume pune duhet ndryshim rrenjesor kush jeton jashte e di si eshte bota demokratike hidhni nje sy shqiperise per nje krahasim do shikoni se jemi ne mesjet si shtet dhe si popull…….

  26. astrit says:

    Burgu per kriminelin Sali dhe c’do gje rregullohet e paresohet ne vendin tone te dashur e qe ai nen drejtimin e serbise do ta gropose.

  27. Gora says:

    Kali ka ngordhur,po ka ngel saliu.

  28. Denoncim says:

    do presim te te shohim, por nese shkojne shume vite dhe keto mbeten llafe, do shkosh me turp ne shtepi z. Rama, nese plaku Mere mere vazhdon kaosin kjo do te jete per paaftesine tuaj…

  29. xhema says:

    e zoti te maroft edhe ty un jam me PS plotsisht por ti po e tepron shum qe i le keta maskarat te flasin e te kerkojne llogari mbylli ne burg e grat e tyre mi sill mua

  30. edi says:

    Nuk ka status more shoke se jane ngjalat qe ju pengojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje