Një dokument sekret që jep një tablo tjetër të historisë me “aerotrafik” nga Shqipëria. Hetimi i fshehtë që tenton të japë përgjigje të ndryshme në një histori me shumë pikëpyetje. Revista Java disponon një kopje të dokumentit. Çfarë po ndodh në prapaskenë dhe çfarë kartash palët vazhdojnë t’i mbajnë të mbyllura nga sytë e publikut? Një seri detajesh që vetëm sa shtojnë misterin dhe çfarë synon Rama me sfidën që i bën Berishës për t’u hetuar bashkarisht. Çfarë dinë ata që do ta thonë nesër?
Nga Lorenc Vangjeli*
Si kurrë më parë, historia me avionin e drogës së Divjakës ka mbërthyer vëmendjen e publikut dhe të politikës. Dhjetra orë transmetimet televizive dhe qindra faqe të medias të shkruar kanë nënvizuar detaje, kanë zbuluar detaje dhe kanë demonstruar detaje gjithashtu të pafundme, edhe kur nuk kanë pasur të bëjnë me thelbin e historisë. E cila edhe me to, edhe pa to, është ende larg zbardhjes së të vërtetës. Për shkakun e vetëm dhe të zakonshëm në Shqipëri: sa kohë, pjesë e “hetimit” bëhet dhe politika, e vërteta humbet gradualisht shanset për të dalë në dritë. Ka disa pyetje që u kanë munguar në këtë histori përgjigjet e qarta. E para prej tyre, është rasti tragjiko-komik i Divjakës tentativa e parë për të bërë trafik droge me avionë?
Të jetë e para tentativë?
Po të dëgjosh të dy krahët e politikës përgjigjet janë të kundërta. Për kryeministrin dhe PS-në është kështu. Për ish-kryeministrin dhe PD-në, kjo gjë është një ritual që është krijuar me ardhjen në pushtet të socialistëve. Si gjithmonë, e vërteta është diku në mes. Revista Java ka mundur të sigurojë një dokument tejet konfidencial dhe shpjegime të rezervuara që japin një tablo tjetër. Madje edhe një konfirmim zyrtar se mbi bazën e këtij dokumenti ka nisur një hetim penal shumë kohë përpara se “aerotrafiku” të bëhej pjesë e betejës tokësore në parlament.
Sipas këtij dokumenti që daton vjeshtën e dy viteve të shkuara, konkretisht tetorin e vitit 2012, një informacion i klasifikuar u bë ndoshta këmbana e alarmit dhe paralajmërim për çfarë do të ndodhte më pas. Një punonjës i Forcave të Armatosura, i drejtohej Ministrisë së Mbrojtjes që: “…në disa episode të veçanta në aeroportin e Gjadrit ishin ulur avionë sportive, të cilët shoqëroheshin nga grupe njerëzish dhe që më pas merrnin një ngarkesë masive të ndara në çanta”.
“Qese të mbështjella me natriband”, shkruhet në këtë dokument duke mos lënë shteg për dyshime të tjera. Informacioni bënte fjalë që punonjësi i FA-së e kishte komunikuar një gjë të tillë me eprorin e tij direkt në Gjadër, por që nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar të tij. “…kur ju afrova në datën… avionit, i pyeta ata që ndodheshin pranë tij se cilët ishin dhe çfarë bënin dhe ata më thanë fillimisht se ishin punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, që kishin ardhur për stërvitje në Gjadër”. Mbas këtij komunikimi ata i kishin kërkuar ushtarakut që të largohej. Në një rast tjetër, në komunikim me eprorin e tij ai i kishte thënë që të mos merrej me atë punë. Një detaj, drejtori i SHISH që konsiderohej i afërt me opozitën, Bahri Shaqiri ishte shkarkuar nga detyra vetëm pak muaj më parë, në gusht të vitit 2012. Koincidencë?
A është ky deponim prova që në Gjadër, nën qeverisjen e demokratëve ka pasur episode kriminale të trafikut ajror të drogës? Edhe nëse është kështu, kjo është shumë e vështirë të vërtetohet, pavarësisht hetimit dhe sekretit të hekurt që e ka rrethuar atë. A kanë pasur dijeni zyrtarët e lartë të kohës për një gjë të tillë? Zyrtarisht në PD e mohojnë me forcë një gjë të tillë. Ish-ministri i mbrojtjes Arben Imami e mohon kategorikisht një gjë të tillë.
“Jam interesuar më pas dhe më rezulton se nuk kemi pasur asnjë informacion zyrtar mbi një gjë të tillë”.
A ishte ruajtja e sekretit hetimor që e detyroi kryeministrin Rama që në momentin e parë të shpërthimit të debatit të mohonte gjithashtu dijeninë dhe informacionet se një gjë e tillë kishte ndodhur?
Zëra të shkëputur nga maxhoranca e sotme, mes tyre dhe deputetët Vasilika Hysi dhe Pjerin Ndreu pohojnë se informacione ka pasur, por nuk i kanë bërë publike pikërisht për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
A ishte hapja e këtij sektori të ri lufte politike nga PD-ja një parapritë për rezultatin e mundshëm të hetimeve për të thënë të nesërmen e tyre se ai ishte një montazh i pozitës?
Gjasat logjike ekzistojnë sërish. Zyrtarisht nuk pohohet asgjë, por historia e hetimit mbi këtë të shkuar është tashmë një e vërtetë që ka ditë që flitet dhe debatohet.
Po Rinasi?
Llogoret e luftës politike janë më të thella se kurrë dhe palët po qëllojnë njëra-tjetrën me municion vetëm në dukje të pakontrolluar. Të premten, gazeta Dita rimerr një “zhurmnajë” të vjetër dhe e bën publike. Pa dokumenta shkresorë – ato pretendohet se janë zhdukur – por me shumë dëshmitarë, të cilët me ndryshimin e pushtetit kanë dhënë dëshmitë e tyre. Bëhet fjalë për një ngarkesë disa qindra kilogramë me kokainë – 250 të tilla – të cilat kanë ardhur në aeroportin e Rinasit në ditën e zgjedhjeve, në 23 qershor të vitit të kaluar.
Dita pretendon se një pjesë e madhe e kësaj ngarkese është “magazinuar” në Shqipëri, e destinuar për tregun perëndimor. Po kështu, përmendet dhe emri i një kompanie ajrore, të falimentuar tashmë, Belle Air, si një mjet i trafikimit të drogës. Në një trafik që ka zgjatur të paktën prej katër vjetësh. Emri i kësaj kompanie, të afërt me pushtetin e djeshëm, pretendohet se është përmendur që në vitin 2010 në informacionet konfidenciale në drejtorinë e antitrafiqeve në policinë e shtetit dhe në SHISH.
Saimir Tahiri, ministër i brendshëm duke komentuar ngjarjen e Divjakës dhe akuzat e PD-së për implikim të strukturave të sotme shtetërore në trafikun e drogës jep edhe një shpjegim logjik në të kundër të akuzave. Një shpjegim që i ngjan pak a shumë historisë së vezës së Kolombit. “Ne të përfshirë? Po sikur të ishte kështu, pse duhej bërë gjithë kjo aventurë me një avion që ulej në Divjakë, kur ai mund të nisej direkt nga Rinasi? E kuptoni absurdin e këtyre akuzave”?
A ka sekrete të tjera?
Burime shumë të rezervuara, politike e mediatike afrojnë dhe një skenar tjetër. Një skenar që u duk se e paralajmëroi në mënyrë indirekte dhe shumëkuptimëshe dhe vetë kryeministri në daljen e tij të parë përpara mediave, kur shprehu habinë e tij për dinamikën e ngjarjes.
“Një avion i ulur çuditërisht në rërë, nga një pilot profesionist italian, të shtunën, në mes të ditës me diell dhe pasi fluturon aq sa duhet për t’u pikasur nga shumë njerëz, për t’u filmuar e për t’u fotografuar nga të katër anët. Një makinë e ngecur çuditërisht në rrugën aty pranë, plot me drogë e me çanta të lëshuara si pa kujdes. Shoferi, një shqiptar i ardhur nga Italia që s’kishte kaluar kurrë më parë në atë rrugë, dhe i kapur nga policia në pyllin e Divjakës. Dhe një parti deri dje në pushtet, e cila që në sekondën e parë të daljes nëpër titrat e televizioneve të këtij filmi kaq tërheqës, lëshohet me tërbim me kuç e me maç, kundër meje, kundër ministrit të brendshëm, kundër Policisë së Shtetit, kundër logjikës së thjeshtë të shqiptarëve, kundër vetë interesit kombëtar në këtë moment”.
A ka një kumt tjetër kryeministri në këtë rast apo jep një sinjal më shumë për shkak të informacionit më të shumtë që ai disponon për shkak të detyrës?
Ka dhe një shpjegim alternativ të cilat historinë me “aerotrafik”, përshijnë dhe faktorë të tjerë ekstrashqiptarë. Edhe përkundër përmbytjes me shifra që jep opozita për sasinë e drogës që kalon në Itali, e vërteta është se, sipas statistikave zyrtare italiane, ka trend të njëjtë të sasisë së kapur në Itali dhe jo në ato përmasa që pretendon opozita. Kështu, në bregun tjetër të Adriatikut janë sekuestruar nga janari deri në shtator të vitit 2013 5.1 ton Cannabis Sativa, pra për nëntë muaj. Kurse për shtatë muajt në vijim, nga shtatori 2013 e deri në mars të këtij viti, për shtatë muaj, janë sekuestruar 4.6 ton. Megjithatë, burime të rezervuara pretendojnë se nga bregu matanë kanë ardhur në mënyrë zyrtare dhe informale informacione se ekziston mundësia që në këto muaj nga territori shqiptar të jenë ngritur avionë që kanë shërbyer për trafik droge. Pretendohet se në mënyra të tërthorta, pjesë të këtij informacioni kanë mbërritur edhe në subjekte mediatikë dhe politikë. “Shqiptarja.com”, pronë e një botuesi italian ishte e para që botoi mundësinë e trafikut me avionë të drogës nga Shqipëria.
Ishte ky një informacion që vihej në dispozicion të medias nga burime që zakonisht fshihen? Si një përpjekje për t’i dhënë një implus me shumë dhe vëmendje të shtuar organeve ligjzbatuese në Shqipëri për syhapje të shtuar në këtë drejtim? Por edhe ky variant për të cilin janë gati të venë bast shumë vetë në Tiranë, ka kundërshtitë e veta. Një nga ta është që deri më tani, nuk është raportuar asnjë avion me ngarkesë të dyshimtë në Itali. Sepse avionët e nisur nga Shqipëria do të duhet të zbarkojnë diku dhe të mos mbeten pezull në ajër për ditë të tëra, siç pretendon opozita. Sikur humbin mbi Adriatik apo sikur diku mbi ujra të ndodhet Trekëndëshi i Bermudës që përpin çfarë hyn dhe që çfarë hyn aty nuk del më?
Ka dhe detaje të tjera. Vetëm pak ditë më parë, një oficer i lartë policie në Fier u arrestua nën akuzën më të çuditshme të mundshme: i afronte informacion për trafikun e drogës dhe strukturave të shtetit italian. Një detaj interesat që dëshmon një të vërtetë që e di shumëkush, por që pakkush e bën të njohur. Shërbimet e huaja ligjzbatuese kanë edhe shërbenjës vendas në dispozicion.
Në Shqipëri shpesh situatat bëhen anormale. Në një lajm të harruar tashmë prej rrebeshit të lajmeve që pasojnë njëri-tjetrin, ka një tingull gjithashtu shumë të çuditshëm. Një funksionar policie nga drejtoria e Vlorës, në sektorin e antidrogës, Ardi Liçaj, i rikthyer në polici me emërim të Tahirit, i vetëm dhe në bazë të informacioneve “vetjake” që mundi të sigurojë, arriti të finalizojë disa episode bllokimi droge që shkojnë deri në tre ton. Vetëm në dy javë të vetme. Pikërisht ky oficer policie u bë papritur epiqendër e sulmeve nga PD, të cilat e akuzuan si “ushtar të Zani Çaushit”. E pezullojnë nga detyra për verifikim të kësaj akuze dhe mbasi del tërësisht në rregull dhe jashtë çdo dyshimi si i përfshirë në trazirat kriminale të 97-ës, ai rikthehet sërish në detyrë. E sulmuan politikisht me mendjelehtësi apo ka pasur prapavijë tjetër për këtë oficer që krijoi shumë kokëçarje tek trafikantët e drogës? Kush mund ta thotë sesi qëndron e vërteta!
Historia e “aerotrafikut”, jashtë çdo dyshimi do të prodhojë histori të tjera. E rëndësishme është të theksohet se përveç gjithçkaje tjetër, të vërtetave dhe të pavërtetave që kanë qarkulluar fort në hapësirën shqiptare, tashmë çështja e prodhimit dhe trafikimit të drogës nga Shqipëria është shndërruar në emergjencë kombëtare. Nesër, një ndërhyrje e fortë dhe e mundshme në Lazarat, për shembull apo vatra të tjera të kultivimit të drogës, do të ketë një mbëshetje të shumëfishuar të publikut për policinë. Për ta nxjerrë përfundimisht Shqipërinë nga harta e vendeve prodhuese dhe trafikuese të drogës së lehtë dhe si vend tranzit i drogave të tjera.
Rama dhe qeveria e tij duket se e kanë vënë këtë bast. Sepse e natyrës së bastit politik ishte dhe sfida që ai i bëri parardhësit të tij, zotit Berisha për t’u vënë të dy përballë hetimit të prokurorisë në lidhje me çështjen e trafikut të drogës. Duket se fjalinë e fundit që ai e ka thënë nga të parat në Kuvend: “Dale, dale se nuk keni parë asgjë akoma!”, ai do ta përsërisë sërish. Në një tjetër kontekst. Në kontekstin e bindjes së tij për fitore në luftën kundër trafiqeve të drogës. Pikërisht aty ku paraardhësi i tij ka dështuar në mënyrë spektakolare.
*Revista JAVA
Kjo tregon se kauzat e opozites dhe protesta eshte nje gje e pakuptimte!
Nje tymnaje e madhe eshte ngritur si kauze nga opozita. Te vertetat dhe genjeshtrat rreth kesaj gjithkush i imagjinon duke pare funksionimin e shtetit shqiptar ne 24 vjet, por edhe para 90-es kur vete shteti komunist bente kontrabande cigaresh. Parate e pista (nga droga)jane futur ne Shqiperi gjate 24 vjeteve dhe e verteta numer 1 eshte se e kane ndihmuar ekonomine e dobet me valute te huaj. Trafiku ka ekzistuar ne cdo qeveri. Nje vend i vogel, me ekonomi te dobet, e ka te pashmangeshme kete rruge per balancimin e financave. Mbijetesa e turpshme eshte me e vyer sesa varferia dhe skamja e ndershme.
Qarkullojne disa teori se ku eshte interesi per gjithe kete tymnaje. Njera, e shpjeguar me siper do te thote se sulmohet policia per keputjen e fijeve te vjetra prane PD-se te cilat merren me kete tregti (jo e lulelakres!!!).
Nje tjeter teori qe qarkullon thote se eshte e organizuar nga Meta per ti bere presion qeverise (Rames-PS-se) per ti dhene mandatin e Kryebashkiakut te Tiranes (Kryemadhi???).
E treta i perket opozites (ose me mire PD-se) e cila duke mos gjetur kauze tjeter, kerkon te vere ne veshtiresi financat shqiptare duke rritur pakenaqsine ne popull. Ideja eshte se sa me pak para qarkullojne ne vend aq me e veshtire behet jeta e shqiptareve te cilet normalisht do te kerkojne ndryshime politike.
Ne te gjitha variantet humbesi i madh eshte populli. Kjo komedi qe vazhdon ne menyre cinike nga aktore te perfshire mire ne kete tregti eshte tragjike per popullin dhe komike per disa. Ajo luhet ne kurriz te popullit (por qe si dele bejne tifozin per njeren apo per tjetren pale). Sa me shpejt ta kuptojme aq me shpejt keta komike-politikane do te mendojne te fitojne simpati me zgjidhjen e problemeve reale (dhe tregtia e droges nuk eshte nje problem paresor, ose me mire eshte nje problem qe zgjidh disa probleme te tjera). Hapja e vendeve te punes nepermjet prodhimit do te zhduke ngadale influencen e perfitimit te shpejte nga trafike te paligjshme.
hahahahahhhahahahahahahah
o zot sa kam qesh, me te madhe hahahahahah
sinqerisht nuk ma ndjen fare nese ka pasur trafik droge, me heret apo tani, me avione
por gjeja qe me ben te qesh eshte ky karagjozi me emrin Lorenc Vangjeli
Ky eshte debili qe botoi te revista MAPO ne kohen kur ishte kryeredaktor Skender Minxhozi (per te cilin ne fakt kam goxha konsiderate dhe me vjen keq, qe ai lejoi nje spekullim te paster ne ate kohe) pra ky i vonuari me emrin Lorenc Vangjeli, tha te mapo:
KATASTROFA, TUNELI I KALIMASHIT NUK DO PUQET NE DY KRAHET E TIJ, KA DISNIVEL ME 100 METRA.
Ne shkrim thoshte se sipas burimeve te mireinformuara dhe shume te sigurta nga specialiste shqiptare, rruga e kombit eshte nje deshtim total.
Ju lutem nese keni nje fije serioziteti ne pretendimet tuaja si media serioze, ju lutem mos pasqyroni shkrime te ketij personit te vonuar, delirant, dhe qe ti te beje bukur, vetem perralla, ose cdo femre qe njihte i thoshte me thuaj tre elemente pa lidhje te te bej nje poezi.
Plz
Lorenci e ka te shkruar ne balle qe nuk mban pergjegjesi per ato qe thote. Pergjgjesine per ato qe thote Lorenci e mbajne ata qe e besojne
Vangjel, perfundimisht, me kete analeshin tend ketu siper, me poliagjente qe inskenojne situata, por qe i kane bere dhe me pare sepse ti, cuditerisht, vetem ti, e paske ate dokument sekret, je bere Prostitute pensioniste = te perdorin si te duash sic thote dikur per sandrin e klanit qe merua i temes e perdorte per rrufeprites
Kjo tregon se opozita eshe e friksuar se do zbulohen faktet dhe bertet e akuzon poziten. Sali Mafjozi eshte dirigjenti i Droges ne Shqiperi.
Analizat hidhen poshte nese nuk qendron nje fakt i vetem dhe rrjedhimisht duhet te ribehen!
1) Piloti ka fallsifikuar oret e fluturimit apo licencen, fakt ky qe e ben JOPROFESIONIST!
2) Securitia e Aeroportit ndihmoi pilotin duke i mbajtur valixhen, gje qe eshte e ndaluar ne menyre kategorike sipas rregullores.
3) Kompania qe survejon Aeroportin eshte private dhe ka punesuar nja 20-40 veta nga LSI-ja kundrejt ndonje nderi ose jo nga DPAC
4) DPAC fajin ja hodhi Albkontrrollit
Po ti analizoje mire Lorenci jo vetem Tahirin qe do e mbeshtese, por do shfajesoje dhe Saliun qe ngjarjen po e perdor vetem qe Luli te afirmohet ne PD si mbledhes turmash. Degjove Lorenc Vangjeli???
1. piloti ska fallsifikuar asgje…kishte licence per te fluturuar dhe jo license per transport pasagjeresh… teke e fundit sdo transportonte pasagjere …si ish security i ICTS (qe nuk besoj te kesh qene ) nuk merr vesh nga rregulloret e fluturimit dhe rregullat e licensimit easa .
2. Sipas rregullores ska asgje te ndaluar ketu …. mos genje kot …sta paskan shpejguar mire ne brifing rregulloren …
3. kompania dhe aeroporti jane private …kompania eshte nenkontraktore e aeroportit dhe si e tille zbaton urdherat dhe rregulloret nderkombetare dhe te aeroportit ….ske nga ta dish se normal nuk je security qe auditi i fundit i nxorri shume mire ….
kompania puneson njerez qe kalojne nje kurs trainimi bejne edhe OJT…
4 ACAA (jo me dpac) nuk i hodhi fajin albacontrol …skishte asnje faj ketu. rregulloret e aviacionit nuk jane shkelur. rregullat e sigurise po ashtu..
si ish security nese te kane hequr nga puna paskan bere mire se pras ke hyre dhe pras paske dale .
nese ke ikur vet ..i ke bere nder aeroportit dhe ICTS
O Lenco paguhesh per keshilltar jo per avokat i qeverise!! Shkrim komplet abuziv tymnaje me the i thash! Po beni gare si ti si Mero kush ta lepije piktorin me shume
Lexoni Shqiptarja.com date 18 Tetor 2013 per nje avion te vogel sportiv qe peson “difekt” ne plazhin e Velipojes. Nga komentet e njerezve disa prej tyre kishin njohuri qe keto lloj avionesh transportonin droge.
Vetem lsi le pa permendur ky. Po braho pse na u nxeh me presidentin pa arsye?? Kujt i dogji kjo histori kaq shume (sidomos andej nga durresi)? Keto artikuj jane shantazhe mes paleve sepse te gjithe e ndjejne qe njerit do i mbetet tjegulla e nxehte ne dore… Mendoj qe lorenci duhet te nderroje kurs perseri sepse po luan ne krahun humbes – eshte momenti qe politika shqiptare te sakrifikoje dicka nga vetja per te vazhduar te qeverise ne grup kete vend dhe te huajt te mbeten te kenaqur e te ruhet fasada. Kjo s’behet dot me me fjale e lojra si heret e tjera kur i eshte kerkuar, por me kurban!
ne librat e Dulles thuhej prodhimi vendas krahasuar me 1938
tani duhet te degjojme para 23 qershorit e pas 23 qershorit!!!!!!!
iku, vdiq qeverisja pd, une dua shtet dhe qeverisje tani.
nuk me duhet e majta, nuk me duhet e djathta, me duhet qeverisja
kjo duhet te jete fryma e re, kjo duhet te jete rilindja
nuk duhet te kuptohet si ngjyra mavi apo selia e ps.
Po kush te beson ty o Vangjeli , te dinit ju per avjon qe uleshin e ngarkoheshin me drog , do dilje ti me z Stefanin do pushtoje mediat , shtypin e majte me lajme .. Prandaj deklaratat e tua nuk besoj se ka njeri qe ju beson , tani del ben avokatin mbrojtes te qeveris..
He me te lumte lenc Vangjeli, i ke rene pikes, je gazetar investigativ nga me te miret e rruzullit, ik e bo shurren me gjithe gjepurat e tua..
maja e ajsbergut eshte Ilir Meta aty duhet te perqendrohet hetimi sa per Ramen munde te jet thjeshte nje perdorues ndersa koka eshte lili.
Kjo opzite qe eshte tani i ka bere te gjitha kur vete ka qene ne pushtet, dhe kurre opozita e atehrshme nuk ja ka vene ne dukje,pse,sepse kjo pozite qe eshte sot ka futur te gjithe trafikantet ne parlament dhe nuk ka kush te flase,dhe per kete sali berisha e di mire se ketu eshte pika me e dobet e ketij pushteti sepse ai behet nga trafikante droge qe jane perfshire ne politike.prandaj lufta me drogen eshte dhe do te jete e deshtuar,nga kjo qeveri,kur perballe ka dhe nje opozite e cila nuk kerkon te luftoje fenomenin por tia veshe pozites ato qe ajo ka bere gjate gjithe ketyre viteve.
Eshte fare e thjeshte te bejne bilancin e fluturimeve te avioneve te vegjel ne vite kush ka hyre dhe kush ka dale nga territori i republikes se shqiperise cfare intenerari ata kane bere, nese ata nuk ekzistojne dije se ketu ky lloj trafiku ka lulezuar me kohe,dhe demokratet kane vetem ate arme per te luftuar poziten sot, kur opozita e djeshme kurr nuk e ka prekur nje fenomen te tille ku tani sali berisha eshte nje hap parpara.
Fakte mor karabush fakte, ato ta mbyllin gojën, jo më tha ky apo më tha ai, jeni bo të neveritshëm tani se të pa besushëm keni qenë me kohë. Këta i kanë faktet me zë e fotografi ( çështja Hajdari, Gërdeci, Blloku 700 mijë euro, 21 Janari që erdhi si pasojë e bllokut, etj etj) e nuk po bojnë gjo, jo të bojnë me llafet e tua. Këta pjerdhin të gjithë me nji poç, si të majtë edhe të djathtë. Mut i biri mut i jati mut ai që bëri t’jatin.
nuk me intereson fare cfar ka ndodhur,ata qe i bene u zhduken nga qeverija me turp.tani po flasim per je qeveri te re dhe gjasme te afte qe na ngop me brockullat e vangjel diletantit.secila qeveri e ka dhe servilin e saj.PD kishte Fariun e 55-ses,PS ka Vagjelin e Java-se njeri me gomar se tjetri.i beson vertet keto qe thua o veshgjat Lorenci.
ahhahahahhhahahahhaaha sa mashtrues dhe te pa cip qe jeni morr burre, mos fabrikoni gjera nga hici sepse sju ka hije kerkoni falje dhe ulni koken se eshte me mire keshtu
Lorencio, na thuaj pak pershtypjet qe ke per meten. jo per gje por gjeta tani disa te tilla te tuat tri vite me pare. thashe ti krahasoj pak qe te gje koficentin
O mjerimi i gazetarise shqiptare! Respektin per veten ke kohe qe e ke humbur por te te vi keq per ata qe ke afer se i ndot indirekt. Shko merr honorarin tani si kone
TANI HYNE E DEL MGA TE DUASH,NE KOHEN E XHAXHIT PER NJE TOLLUMBAC QE SOLLI ERA NGA ITALIA U NGRIT ARTILERIA KUNDERAJRORE NE GADISHMERI NUMUR NJE, TANI HYN AVIONI SIKUR TE JETE KARKALEC.
Sa te peshtire jane keta te vetequajturit analiste te tipit vangjeli e tan hoxha. dijne ti sherbejne verberisht padroneve respektive. ky vangjeli di vec te beje si posedues i mendomeve elitare dhe si produkt te tijin thotetere diten gjasme batuta te llojit “te kishte halla koqe…”
Pffffff, ik ore skllav i rames se droge ka transportuar e do transportoje ky vend bananistan
Lorenc V(eshgjati) , me “argumentet ” e tij shkencore te JAVA me kujton ata qe dikur punonin gjithe javes e ia futnin taves! Ky kontaminues i shtypit , detyroi nje njeri te njhur per zemermiresine e tij , te deklaroje , se sa here lexonte lajmerim-vdekjet behej keq , por , ne se nje dite do te lexonte nje te tille per kete veshgjatin e zi , do te ishte hera e pare ne jete , qe do te ndjehej i gezuar , teksa mesonte nje lajm te tille !!!
Lorenc, perktheje keshtu:
Ate qe bera une dje, do ta perdor per perfitim politik sot..Ne kete aspekt, mbuloj dhe zullumet e mia kur isha ne pushtet dhe ti bie viktime e pasojes sime..
opozita e atehershme ku ishte pse su ngrit
Une do ta shtyja edhe me heret, ne vitin 2010, nese autoritetet e atehereshme do te vertetonin se kane qene sportive…
Cfare bere ti Lorenc se bashku me ish opoziten kur Berisha paska bere trafik ? Apo atehere lepinit ndonje kocke te vogel qe ju hidhte pushteti i Berishes.
Po mire kaq budallenj na pandeh Berisha mor aman?? Pse kur filloj ky super trafik i droges per ne muajt e fundit? Te vetmit qe mund ta besojne kete trillim jane te pa informuarit dhe te verbrit qe bredhin si idiota pas nje partie. Ky trafik ka filluar me vite, madje besoj se te dy krahet e politikes jane te perfshire. Nuk u futka dot policia ne Lazarat? Pse mor ca u be Lazarati republike me vete, shtet brenda shteti? Jo mor shqiptar Lazarati mbrohet nga politika dhe nga zagaret e saj. Ne qofte se ka pasur nje komisar te zoti qe do kryente nje operacion aty ne ate fshate, ai ose eshte larguar nga detyra ose operacioni i tij eshte dekospiruar nga vete shoket e tij te lidhur me krimin e politiken. Kjo qe ndodhi ne Divjak sherben si ne informat per popullin, Divjaka i tregoj popullit se sa e kapur eshte politika te trafiku, se sa thelle eshte i futur trafiku, se sa pune duhet per te dale nga gremina e madhe. Keta qe dalin rruges por edhe disa qe jane neper zyra kerkojne te fshehin gjurme me gjullurdi e me protesta e kauza te kota!
Po tani i zbuloi avjonet. Berisha ? Eskobari qe mbushi vitin e kaluar cep me cep Shqiperine me droge se e kishte mendjen te vidhte pushtet dhe pasuri .Kapeni per zhelesh dhe cojeni ne burg .