Bie dekreti për ILDKP/ Braho: Presidenti shkarkohet nga Kuvendi. Bylykbashi: Doni të kapni shtetin. Reagon Nishani

20 Maj 2014, 11:29Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit Bujar Nishani, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin për ILDKP-në. Në këtë mënyrë, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP do të propozohet nga Kuvendi dhe do të zgjidhet po prej tij, ashtu sikundër përcaktohet në draftin e ri të miratuar nga Kuvendi, por jo të dekretuar nga Presidenti.

Mbledhja e Komisionit ka prodhuar përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të mazhorancës.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po synon të kapë shtetin, ndërsa theksoi se ILDKPI ka si mision kontrollin e pasurive të zyrtarëve në mënyrë transparente dhe të pavarur.

Përkundër deklaratave të Bylykbashit ka reaguar deputeti socialist Bashkim Fino, i cili i ka konsideruar si provokime ndaj mazhorancës qëndrimet e shfaqura.

Ndërsa deputeti i LSI-së Spartak Braho ka vijuar me qëndrimin e tij paralajmërues ndaj Presidentit, kur tha se Kreu i Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi.

Deklarata e Brahos është në vijim të asaj të bërë në mbledhjen e shkuar tëKomisionit të Ligjeve kur ligjvënësi i LSI kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Nishanit nga posti i Presidentit. Braho e cilësoi rikthimin e ligjit për shqyrtim në Kuvend si të pamotivuar, ndërsa shtoi se Kreu i Shtetit mund ti drejtohej Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti në relacionin shoqërues pranon se nuk ka kompetencë. Cfarë kërkon kompetencë ekstra?! Presidenti e di shumë mirë që edhe ai vetë zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisë. I bëj thirrje Presidentit të dalë nga handikapi ku ka futur Gjykatën e Lartë. Ka më shumë se 5-6 muaj që Presidenti duhej të sillte dhe të mbështeste vendet vakante në Gjykatën e Lartë, kjo është shkelje e rëndë e ligjit. Nuk merremi me edukimin ligjor të Presidentit, kam respekt personal por ka marrë një drejtim e të rishikojë drejtimin e tij. Meqë bëhet fjalë për intepretim të Kushtetutës le të ankohet në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Braho.

Deputetja socialiste Vasilika Hysi i ka cilësuar të pajustifikueshme pretendimet e Presidentit.

Sipas saj, “Presidenti nuk ka kompetenca jashtë funksionit kushtetues. Neni 94 ndalon Presidentin të ketë kompetenca të tjera Neni 94, kusht ndalues dhe përjashtues”.

Hysi tha se Kuvendi mund të ndryshojë zgjedhjen e kreut të ILDKP, pasi gëzon autonomi për vendimet kushtetuese.

“Tek zgjedhja e kreut të ILDKP kriter është profesionalizimi. Zgjedhja në rastin e kreut të ILDKP nuk është politike ndaj duhet të votojmë kundër dekretit të Presidentit.Cfarë duhet të themi ne që Presidenti është i politizuar meqë zgjidhet nga Kuvendi?, tha Hysi duke hequr paralele mes zgjedhjes së Presidentit, e cila është e njëjtë me atë që propozohet për kreun e ILDKP-së, pra nga Kuvendi.

Pas debateve dhe qëndrimit të mazhorancës për të rrëzuar dekretin e Kreut të Shtetit që kërkonte rishqyrtimin e ligjit, deputetët e PD-së u larguan nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe mazhoranca e rrëzoi dekretin e Presidentit.

Ndërkohë Kreu i Shtetit në një reagim të tij theksoi “kam tagrin tim Kushtetues, qëndrimi i Kuvendit është qëndrim sovran i tij dhe çdo konflikt mes institucioneve do të zgjidhet përmes rrugëve të përcaktuara nga Kushtetuta për zgjidhjen e konflikteve të tilla”.

Në relacionin shoqërues të dekretit, i publikuar më 16 maj, Presidenti shpjegon arësyet e kthimit të këtij ligji, i cili sipas Kreut të Shtetit sjell cenon kompetencat e Presidentit dhe balancimin e pushteteve.

30 komente në “Bie dekreti për ILDKP/ Braho: Presidenti shkarkohet nga Kuvendi. Bylykbashi: Doni të kapni shtetin. Reagon Nishani”

  1. dea says:

    Presidenti Nishani po ktheht ne pengese te madhe per reformat!

    1. zambi says:

      Ju lutem mund te citoni konkretisht disa nga reformat e qeverise te cilat ka bllokuar presidenti?

      1. xha Temja, says:

        C pune Kane presidentet me drejtesine,kuvendin per can duhet?apo keta lloj Jane Garant.Y TUTJE.

        1. Vlora1912 says:

          Reforma ne drejtesi……Pak ju duket ju “Zombi”.

          Presidenti po bllokon reformen ne drejtesi, ne menyre te qellimshme…

          Per me teper, ky lloj presidenti, qellimshem refuzon te njohe problemin e vertet te drejtesise shqiptare qe eshte shnderruar ne Banden me te rrezikshme ne Shqiperi.

          Ky lloj presidenti del hapur kunder kerkeses se BE dhe USA(dhe kunder Shqiptarve njekohesisht) per reformim te thelle te Sistemit te Drejtesise….

          Ehhhh….mor “Zombi”, sa e thjesht eshte e verteta, njekohesisht aq e veshtire per tu pranuar…..nga te pamoralshmit!!!

          1. zambi says:

            Cilen iniciative konkrete ka blokuar. Normalisht kur akuzohet dikusht duhet te listohen inciativat dhe hapat qe ka ndermarre personi qe te ka bllokuar.

            Deri tani vetem po thuhet qe presidenti na ka bllokuar.

            Qe eshte president koti kjo dihet po deri tani nuk ka asgje konkrete nga qeveria pervecse “po na bllokojne”. Qeveria te dale me detaje konkrete te veprimeve bllokues qe ka bere presidenti. Vetem keshtu vihet para pergjegjesise publike (meqe para asaj penale nuk kane kellqe ta vendosin) dhe detyrohet qe te reagoje.

            Deri tani qeveria po perdor metodat e vjeteruara tashme qe bej zhurme ne ajer per te fituar kredo politike dhe mos deno asnje.

            Denimi i nje ministri(apo titullari te larte) dmth vendosje standarti te larte antikorrupsion dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe keta bejne gam gam kot.(meqe duan ta ngjyejne pak gishtin edhe vete)

            1. feniks says:

              @zambi!
              Ti kerkon fakte kunder ketij zombi prasi-DENT?
              Ja disa:
              1-Ne 23 gjykata ne Shqiperi ka lene te komabnduar kryetaret e tyre qe t’i terheqe per hunde!!!
              2-Magjistratet e rinj te ketij viti nuk i caktoi ne vendet vakant ne Tirane,por mori BENIAMINET e vet nga rrethet!!!
              3-Ka lene vende vakant neper gjykata te ndryshme,sepse nuk pranon te konsultohet me mazhorancen ,por i zgjedh vete!!!
              4-Nuk ka dekretuar ambnasadoret e Shqiperise ne SHBA,Britani te Madhe,Japoni,Vatikan etj pa asnje ARSYE NJEREZORE!!!
              5-Ka lejuar keshilltaret e tij te politizuar,te marrin pjese ne fushaten e PD-se per zgjedhjet e tyre!!!
              6-Ka marre ne pune te gjithe te AKUZUARIT NGA MAZHORANCA per lidhje me KRIMET e qeverisjes Berisha!!!
              7-Nuk ka pranuar propozimet e QEVERISE per largimin e ambasadorit MAL BERISHA,kelysh i Sales,megjithese i ka mbaruar afati!!
              8-Nuk ka pranuar propozimin e QEVERISE per largimin e ambasadorit tone ne NATO,ndonese i ka mbaruar afati!!!etj,etj!!!
              A DO ME PER KETE GJYTYRYMIN????

    2. Tos Bllokmeni says:

      Flitet se Nishani do te jape doreheqjen te dielen, behuni gati te festoni…

      1. Orni says:

        sipas kujt Baba Takut qe eshte mafiozi me I rrezikshem I lsi-se?!

    3. adri says:

      bujar nishanit i ka hyre vetja ne qejf e don qe te luaje me fatet e popullit shqipetar kujton se detyren e ka dhurate nga berisha dhe harron se e ka dhurate dhe e ka emeruar populli. dhe po populli e shkarkon kur shkel ligjin si do nepunes tjeter.
      Mazhoranca e sotme nuk duhet te humbase asnje dite kohe dhe ta shkarkoje menjehere bujar nishanin ndryshe reformat e marra persiper dhe te premtuara nga kjo mazhorance ne fushaten zgjedhore do te mbeten thjesht fjale.
      bujar nishani po mban peng reformat kryersore dhe jetike per jeten shqipetareve dhe kryesisht reformen ne sistemin e drejtesise.
      Ne gjykaten kushteteuese dhe gjykaten e larte po gjykojne ceshtje gjyqetare qe ju ka mbaruar mandati dhe presidenti nuk ben propozimet per anetaret e rinj. Kjo eshte nje nga shkeljet e renda te ligjit se bashku me rastet e fundit flagrante te konstatuara nga komisioni i ligjeve qe jane tejet te mjaftueshme qe te shkarkohet menjehere ky president.

  2. aaa.bbb says:

    ai duhet te shkarkohet ,pasi duket haptas kunder reformave dhe vendosjes se shtetit ligjor. mazhoranca ka aresye per zevendesimin e tij pasi eshte edhe i semure ,aq me teper i semure mendor.

  3. Cibuku says:

    Nje sakat mendor s’duhej vene ne krye te shtetit. Te qerohet sa nuk eshte vone.

  4. METEH says:

    Z.Nishani,daullet bien per ata qe kan veshe te degjojne,siç duket ju nuk po e kuptoni se jeni ne vendin e gabuar e ne kohen e gabuar.Ju duhet te kishit dhen dorheqjen me kohe,por Saliu do qe te marr zvarr mazhorancen e ju si ushtari zhvejk jeni kthyer ne karagjoz,korier i hajdutit e kriminelit Sali dhe e keni ber presidencen ne fole militantesh PD-ist.

  5. Shkodra says:

    LERINI DENGLAT JO E HEQIM JO E BEJME. O HIQENI ATE LEGENIN E SALES NE PRESIDENCE, O SHPORRUNI SE SJENI PER ATE PUNE! SE PO BEHENI GAZI I BOTES DHE SALA PO TALL PUBLIKISHT B… ME JU.

  6. -Shume e drejte.
    Na eshte bere si puna e cungut ,
    ..ku pengohet e rrezohet e ardhmja.

  7. VETERANI says:

    Te fillojne procedurat per kete antikapat.

  8. Klodi says:

    Kta te Pedes jane bo si qokalinj qe cohen nga cdo mbledhje pa mbaruar!!! Injorante qe perfaqsojne shtresen injorante shqiptare qe u jep vote ketij lloj llumi shoqeror!!!

  9. Sh says:

    Qellimi i vetem eshte qe te shkarkohet Nishani
    Dhe ne vend te tij te vij Meta ,vetem keshtu lulezon
    Floriri ,keshtu Meta ka gjithe Shtetin ne dore.

  10. veterani says:

    Presidenti duhet shkarkuar nje ore e me pare te shikojme do ti dhembe shume,ashtu si na dhembi ne kur na shkarkoi pa asnje aresye,
    plehra i dreqit, monstra e ndyre

  11. polat says:

    Sigurishte qe ky presidente eshte i pa afte me qendrimin qe mbane ai nuke eshte ne gjendje qe te te kryej funksjonin e tij si garnde i kushtetutes ,pasi aji eshte pengesa kryesore per te luftuar kropsjonin ne shqipri ,deri sa behet penges per parlamentin per te ber rreformat ne kte instutcjon dhe ne te tjerat qe perfliten si te kruptura.

  12. 'stili> says:

    Puna eshte se ai nishani ka mbetur kapter si dikur , politikisht ishte e eshte amator juridkisht I afte te drejtoje shtetin nje lloj si ata gjykatesit e plepava , kjo ishte dhurata e sali rrumpalles ne qafe te sovranit .Akoma ka dilema per te cdo vonese sjellpasoja , Te qerohet sa me pare aq me mire , eshte akoma antar I merhumes P.D.

  13. Ngjela says:

    Pantera e zeze jo vetem duhet te hiqet ngadeputeti por dhe te hetohet per krimet qe ka kryer ne kohen e komunizmit por dhe gjat ketyre 23 vjeteve

  14. katarakti says:

    Me duket se per shkarkimin e presidentit duhen 95 vota ne Kuvend?! Apo e kam gabim?!

  15. lushi says:

    O jaro jepi rendesi vetes families femijve shqiptareve jepi rendesi vetes lere Salen lene edin kush esht per burg le Te hah burg he akoma NE koh

  16. Iremila says:

    Ha M.t o nishan invalidi!

  17. BIMBASH EFENDI, GAMILES iu mbarua uje,edhe pse Saliu Yt inaguroi ujesjellesin ne Cpitalle me nje cezme prapa murit.
    SA KEQ U ERDHI ,MORE BIMBASH EFENDI, PER ZANA XHUKEN. KINI TE DREJTE SE QENDROI NE DIELL PER PASURITE TUAJA……. E qaheni se po u marin presidentin. per cilin president e kini fjalen,per ate qe rri te kullat e shikon endrra me sy hapur,apo per noterin e kulles qe rri ne presidence ,si JAKOMANI NE KOHET QE QAUHEJ MEKEMBESI I MBRETIT…..

  18. Ncuk says:

    Duro spartak, duro!! Vetem kujdes veten…

  19. demi says:

    …ky o president…a t’kishim nja 4 – 5 cope si ky!!!

  20. . says:

    ————————————————————————–
    Lajm i tmerrshem:

    Analisti amerikan i ceshtjeve “anti-mafie” tregon qe
    Shteti dhe Qeveria e Sali Kriminelit e lidhur
    dhe e kapur nga “MAFIA” qysh prej 1994-tres.

    Z.Rama,
    E ke te veshtire te rregullosh Shqiperine,
    e kapur nga mafia Berishiane.
    ————————————————————————–

  21. leo england says:

    O kapter” haleja” u bere “cub” ti nga ulerimat e plakut te cmendur. Po ti je I paralizum o hale po ai I cmenduri eshte paralizu me kohe po nga trute.

  22. Tani says:

    Keni gjetur “shesh e po beni pershesh” thote populli, po te kishit 84 vota ju do e benit Jarin president te Europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje