Fischer- Rama: E meritoni statusin, keni përmbushur kriteret

20 Maj 2014, 20:00Politika TEMA

Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Kështu ka deklaruar Presidenti austriak Heinz Fischer gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se  Shqipëria i ka përmbushur kriteret.
 
Kryeministri Rama i ka shprehur Presidentit Fischer mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e kahershëm që vendit i tij i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë. 

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria e konsideron të veçantë lidhjen me Austrinë dhe qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar në avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas tij, Shqipëria ka shumë për të përfituar nga përvoja austriake, sidomos në fushën e dijes. 

Në takim u vlerësua se kontaktet e shpeshta mes dy vendeve kanë shërbyer për të identifikuar hapësira të reja jo vetëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, por edhe për të ridimensionuar fushat e mbështetjes dhe të asistencës austriake, me theks prioritar, modernizimin e sistemit arsimor dhe atë shëndetësor.

7 komente në “Fischer- Rama: E meritoni statusin, keni përmbushur kriteret”

  1. demi says:

    faleminderit austria! duhet te punojme e me forte keto muaj!!!!

    1. jeta says:

      jepi o Edi se vec ti mund te na fusesh! e provoi 20 vjet berisha e sja doli!!!!!

      1. Blue Jasmine says:

        Hahaha @ jeta ,ti duhet te kesh gjet ndonje vend pune si militante e flakte e rilindjes. Bravo jeta te pergezoj per entuziazmin .

      2. rudi says:

        jam shume i gezuar qe lexoj keto mbeshtwtje!austria ka qene gjithnje krahun tone!

      3. riza says:

        nuk mund te mos e shpreh gezimin tim per keto deklarata! duhet te shkojme ne BE nje dite e me pare! bravo kryeminister!

  2. SYRIZA says:

    Me kete sitem drejtesie qe kemi ne do marrim …
    .. nje mut te madh ?

    Kush i do ne Europe kriminelet e liruar shqiptare me pasaporta me emra te tjere ???!!

    http://goo.gl/XmlgP1

  3. rini says:

    Shqiperia ka nevoje per reforma drejtesie ne menyre qe te anetaresohet dhe ti zoti Rama DUHET TA SHKRISH DREJTESINE AKTUALE QE NE FAKT ESHTE LLUMI DHE GANGRENA E SHOQERISE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje