Protesta/ Basha takon strukturat në Lezhë: Të vendosur të udhëheqim betejën kundër drogës

21 Maj 2014, 10:54Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon takimet me strukturat e kësaj partie në kuadër të përgatitjeje për protestën e 23 Majit para kryeministrisë nën moton “Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi”. Pas takimit të zhvilluar në Lushnje dhe Elbasan, Basha është ndalur në Lezhë ku ftoi qytetarët pa dallim bindjesh politike që të protestojnë ndaj rrezikut të drogës dhe të kërkojmë largimin e Edi Rama nga posti i Kreut të Qeverisë.

“Droga ka mbjellë pasiguri, ka mbjellë fatkeqësi, ka hapur plagë, ka hapur varre. Shqiptarët sot janë më të përbashkuar se kurrë nga ky hall i madh, nga kjo brengë e madhe  por dhe nga një vendosmëri e madhe për t’i qëndruar dhe për t’i bërë ballë kësaj të keqeje dhe ne Partia Demokratike do ta udhëheqim me vendosmëri betejën kundër saj”, tha Basha.

Sipas tij, shkatërrimi i Policisë së Shtetit përmes emërimit të personave të lidhur me narkotrafikun ka sjellë këtë situatë emergjente, e cila ka alarmuar edhe vendet e BE-së, drejt të cilave eksportohen tonelata droge.

“Mohim, fshehje, mashtrim, mbulim, mbrojtje dhe mbështetje ka ofruar dhe ofron Edi Rama për narkotrafikantet. Çfarë bënë sapo morën pushtetin?! Hoqën mbi 400 oficerë të përkushtuar të Policisë të cilët bënë të mundur që Shqipëria të futet në NATO dhe shqiptarët të lëvizin pa viza. Solli njerëz të larguar, jo nga ne por nga ministra socialistë, për lidhje me krimin e organizuar dhe në veçanti me narkotrafikun, goditi dinjitetin e oficerëve profesionist e i zëvëndësoi ata me lidhje të ngushta me krimin. Edi Rama është përgjegjës ndaj duhet të largohet. Ky është njeriu i cili me symbyllje dhe syshkelje kërcënon integrimin e vendit duke i hapur portat kartelit të drogës. Ky është Edi Rama dhe kjo është një arsye më shumë pse duhet të ikë”, tha Basha.

Duke iu referuar akuzave të Kreut të Qeverisë ndaj Partisë Demokratike, Basha theksoi se më përpara kur ishte në opozite fajin për gjithçka e kishte qeveria, ndërsa tani që është në qeveri fajin për gjithçka e ka opozita.

“I ka zënë frika, sepse e dinë se përballë kanë jo vetëm PD, sepse axhenda jonë për t’u ngritur në këmbë dhe për të shporrur kartelin e drogës është axhenda e çdo shqiptari. Të premten të bashkuar si asnjëherë më parë në orën 11.00 t’i tregojmë shqiptarëve vendosmërinë tonë, të jemi të gjithë së bashku në këmbë për t’i thënë jo drogës dhe për t’i thënë përgjegjësit Edi Rama; ik largohu”, tha Basha.

12 komente në “Protesta/ Basha takon strukturat në Lezhë: Të vendosur të udhëheqim betejën kundër drogës”

  1. Berti says:

    hahahaha, ty ste ndjek as nje gomar o i zi

    1. Mira says:

      Hall i madh dhe brengë e madhe i ka zënë shqiptarët duke të dëgjuar…!
      Më nxirr vetëm një deputet demokrat që është marrë me punë të pista dhe unë do të të ndjek.
      Që populli t’ju ndjekë duhet të këpusni disa lidhje me krimin…
      Një dhe vetëm një…! ?

      1. GUARIN says:

        Mendo te biesh serisht ne doren e ketyre ku mbesa e Sali berishes vetem 18 vj Me vogun e 2013 ku njerzit nuk kan buk te hane ne anen tjt ja cfare jane keta

        Cfare premtimesh ti besosh Lulzim bashes ku dhe nje rruge ne Medrese qe e beri e mbylli per zgjedhje dhe jo me pak se nje vit rruga eshte bo gropa grop po tramvaj ku eshte se nuk po e shofim mos e ka ber ke shpia e vet

    2. genti says:

      E ndjek apo jo nuk ka rendesi. Pyetja qe lind eshte
      qe po i justifikon Edi Rama 1 MILION votat e shqiptareve
      qe ka marre????

      Ne qofte se do te analizojme kete pyetje do te shofim
      qe jo qe nuk i justifikon por ka dhe frike nga opozita.

      Shqiptaret votuan masivisht per rrezimin e Berishes, per
      te vene drejtesi, dhe kundra korrupsionit. Kurse cfar ndodh
      sot mbas gati nje vit qeverrisje, ja se cfar ndodh.
      Shteti eshte po ne duart e Berishes President po, prokuror po,
      kryetar shish po, gjykatat po, dhe Rama del dhe na shte pordhe
      se kam 84 vota, pije lengun 84 votave qe ke, sepse Sali BERISHA
      beri kerrdine me 72 vota kur ishte ne qeverri, kurse tani qe
      eshte ne opozite po ben perseri kerrdine duke e degjeneruar
      Edi Ramen fare ne parlament pa ju dridh qerpiku fare. Duke e
      quajtur Ramen drogaxhi, padrino, eskobar,etj.

      Dhe Rama thote kemi 84 vota hahahaha,,,, Sali Berisha mund te
      jete njeriu qe ka qeverrisur me keq shqiperine pas Enver Hoxhes,
      por si politikan ja fut gishtin Edi Rames sa here ti doje qejfi.

      Berisha po ndjek thenien e Stalinit qe mbrojtja me e mire eshte
      sulmi, dhe kete po ben Saliu.

    3. ilir says:

      po ik ore se le kokrren e namit….

  2. Florin says:

    Cfare Do te protestojn keto ku e Ka luli tramvai

  3. tiku says:

    Kujdes o Basha se po te perdorin si mish per qen.

    Do ta hash keq nga kjoloje ku je futur. Berisha ta ka me te futme.

    Thirri mendjes, se me kete metode ske per ta sjell ne pushtet PD as edhe per 20 vjet.

  4. ARBEN says:

    o legennnnnnnnnnnnnnnnnnnnn

  5. sherifi says:

    Me kto qe po bene more lulke,te ka rrjedhur akoma me shume nga elektorati qe votuan per ty ne 23 qershor, nuk eshte budalla ky milet o luli qe ta haj sapunin per djath,sa do ta nxish ti o luli nuk e bene dote te bardhen te zeze,se keto qe po kapen sote me droge,qe po kapen me shume se kurdo ne kohen tuaj,po kjo droge i ka rrenjet te thella o luli,nuk eshte e re,rrenjet e kesaj kane vite qe jane mbiell dhe ju si qeveri nuk e linit te thahej po i hidhnit uji, ndersa keta deri dani duket sikur nuk po i hedhin uji,por po e pastroin qofte edhe jo me ritmet e duhura,por po e pastroin.

  6. Revolucioni i Kacit says:

    Kete radhe o Lul do te kesh sukses te larte, se pritet te vine dhe shqiptaret qe jetojne e punojne ne amerike per te marre pjese ne protesten per krahe vellezerve te Lazariotit. Padrejtesi e madhe se shteti nuk po mbron prodhimet bujqesore por perkundrazi po na i djeg ne sy te nderkombetarve.

  7. sAVO dUKATI says:

    Eskobari demostron kundër Eskobarit

  8. Daniel says:

    Shume po e zhmadhon problemin e droges o Lulzim Basha. Ky fenomen lulzhoi ne qeverisjen tuaj,por ti kur nuk fole. Ki kujdes se ky motivi i droges qe ti po e fryne mundet te mare me vete,me faktet qe po dalin. E sa per rrezimin e qeeverise, veshtire te ndodhe kjo,pasi sot qeveria nuk hiqet me demostrues pa shkak. Siç e shihni kryeministria ruhet nga disa femra,ju mundet ta merni dhe te digjni, por ne darke ti i pari do vesh ne biruce. Te jesh i bindur se dhe Europa do te denoi. Nuk mundet ju te inkriminuarit e PD te shpetoni me keto metoda ” dhune” . Populli ju kupton mire ku e keni hallin,kjo pasi shqiptaret jane mare tere jeten me politike,e jane bere profesioniste. Ti ke qene shume i vogel Z.Basha,kur populli thurte anektoda politike per politiken e sistemit totalitare. Sot kur media eshte me permasa kaq te medha , veshtire te besoi kush alibine tuaj te droges,qe nuk eshte e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje