Banda e eksplozivit, pjesë e ushtrisë shqiptare: C4 doli nga depot e municioneve

21 Maj 2014, 09:26Politika TEMA

96 kilogramët e eksplozivit, sekuestruar të hënën më 19 maj në Tiranë, kanë dalë nga depot e ushtrisë shqiptare.

Lënda eksplozive raportohej si e shkatërruar nga 4 personat e arrestuar ditën e hënë, ndërsa në të vërtetë ajo hidhej në treg dhe shitej me një vlerë prej 1 mijë eurosh për kilogramë.

I arrestuari Ilir Dhimo ka shërbyer si kapiten në sektorin e asgjësimit të municioneve, ndërsa Artur Çelo ka patur detyrën e ushtarit profesionist, Pëllumb Daci gradën major, ish- zëvendëskomandant pranë Forcave të Armatosura, kurse Emild Taku ka qenë ushtar në batalionin e transportit.

Ka dyshime të forta që këta persona e kanë marrë C4 nga reparti i Ndroqit në Tiranë, ku fillimisht e raportonin të shkatërruar. Më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata e hidhnin në treg.

Por deri më tani nga hetimet nuk ka rezultuar që këta persona të bënin montimin e bombave me C4.

Operacioni i policisë së Tiranës, mbrëmjen e të hënës, i koduar “Porosia” bëri të mundur arrestimin në flagrancë të katër ish-ushtarakëve, në kohën kur do të shisnin 10 kilogramë eksploziv. Ndërkohë që pas kontrollit të banesave të tyre u bë i mundur bllokimi i 96 kilogramëve C4, sasia me e madhe e sekuestruar ndonjëherë nga policia shqiptare.

6 komente në “Banda e eksplozivit, pjesë e ushtrisë shqiptare: C4 doli nga depot e municioneve”

  1. Ksamil says:

    Me qe keta jane ish-ushtarak do ishte mire qe per vec denimit me burg tu tredhin dhe koqet.

  2. fshatari says:

    Cohu nga varri Bujar Nishani se po te iken ushtria per lesh nuk po pyesin me as per kumandar

  3. Aleksandër Matrënga says:

    Suksese policise.Ky ka qene nje nga burimet e furnizimit me eksploziv te tregut anarshist te vendit.Te denohen me denimet me te renda,jo vetem si hajdut por edhe si furnizues te krimit.Turp per ta.Kjo eshte ushtria jon sot.Dikur te beheshe oficer duhet te kaloje ne vrim te gjilperes ti dhe familja dhe jo te futen ne ushtri hajdut.

  4. titi says:

    me vjen keq shum per ato viktima, bytha e te cileve eshte djegur nga tritoli I shitur nga keto ushtare. te kapej me nje cope per vete, sdo shaja njeri, por tregti me exploziv….skandal

  5. Altini says:

    Bashkepunim i shkrlqyer i policise se shtetit me policine ushtarake. Ju lumte keshtu vazhdoni se rezultatet nuk do mungojne

  6. kris says:

    Reformat qe beri Berisha me Zhulsin ne ushtri bene qe gjenerale te viheshin ca hajdut e zoraxhinj dhe keshtu do te perfundonte dhe ushtria shqiptare.Per kete ,kontrabanden e armeve ,municioneve dhe gerdecin apo shperthimet e tjera ne depot e municioneve duhet te pergjigjet I madhi Sali.Mire eshte qe gazetaret ti kerkojne spjegime komandant Nishanit{Mehmetit ose Beut}

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje