CENSUSI 2011/ Rama: Të dhënat tregojnë se sistemi ekonomik dështoi. 500 mijë shqiptarë u larguan në 10 vjet

21 Maj 2014, 11:34Politika TEMA

Reforma territoriale dhe ajo e urbanizimit janë emergjente. Kryeministri Edi Rama referuar të dhënave mbi popullsinë të CENSUS-it 2011, theksoi se ato nxorrën në dritë “dështimin spektakolar të modelit ekonomik” të zbatuar deri më tani.

“Të dhënat e CENSUS-it duhet t’i lexojmë qartësisht shifrat si shprehje e një emergjence të madhe për dy reforma, atë territoriale, dhe reformën e urbanizimit që lidhet me kapitalizimin e gjithë aseteve të krijuara në rrugë jo  të ligjshmne. Flas për ndërtimet pa leje, por që përbëjnë një kapital që sot është jashtë sektorit financiar dhe që nesër do të bëhet falë procesit të legalizimeve”, theksoi Rama.

Referuar zhvillimeve në harkun kohor të 10 viteve (2001-2011) Rama tha se në Shqipëri u përsëri eksodi i viteve ’90.

“480 mijë njerëz janë larguar nga Shqipëria në 2001-2011. Largimet e mëdha të viteve ’90 dhe një largim i dytë është bërë jashtë vëmendjes së mediave dhe në mënyrë konstante ditë pas dite duke rezultuar me gjysmë milioni shqiptar të larguar në 10 vitet e dyta. Padyshim deri këtu ka shumë vend për të analizuar dhe për të diskutuar ndërkohë që s’ka arsye për të besuar se mbas 2011 kur ne nuk disponojmë më të dhëna, ky trend të ketë ardhur duke u ulur, me shumë gjasa mund të ketë ardhur duke u rritur”, u shpreh kreu i qeverisë, Rama.

Referuar INSTAT, Rama u shpreh se ky institut mund të kthehet në një instrument të dobishëm për të parë siç duhet të sotshmen dhe për të projektuar të ardhmen.

“Statistikat janë një e mirë publike dhe si e tillë duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe kurrsesi nuk mund të jenë pjesë e asnjë nevoje të ditës së qeverisë dhe asnjë oreksi të pushtetit për zgjedhjet e ardhshme. Fatkeqësisht, pavarësisht punës profesionale dhe mundësive të mëdha të shumëkujt në rolin e nënpunësit në INSTAT, dhe pavarësisht financimeve apo projekteve që në bashkëpunim me partner janë oferuar, është fakt se për vite me radhë se INSTAT mbeti peng i politikës së ditës dhe i ambicieve të pushtetit për të kontrolluar humorin e publikut edhe nëpërmjet shifrave. Për vite të tërë kishin nxjerrë në dritë llogari qëllimisht të gabuara. Ajo që ndodhi me INSTAT nuk është thjesht shqiptare, por e kemi parë të ndodhë edhe në vende të tjera”, u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën për të dhënat e CENSUS-it 2011.

Drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergji Filipi lajmëroi se të gjitha të dhënat e CENSUS-it 2011 cdo qytetarë mund t’i gjejë duke klikuar në këtë link: http://instatgis.gov.al/#!/l/prefectures/population/prefpop1

“Bashkimi Europian vazhdon të kërkojë që INSTAT të jetë një insititucion sa më i pavarur dhe i besueshëm”, theksoi sot i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold.

Rumbold tha se “duhet të kemi të dhëna të sakta e të qarta për të përpiluar politikat tona dhe këtë gjë e kemi theksuar sesa e nevojshme është të kemi të dhëna të krahasueshme dhe rëndësinë e pavarësisë së INSTAT”.

Sipas tij, ka dy elementë të rëndësishëm përsa i takon standardeve të BE-së, krahasueshmëria e besueshmëria.

“Statistikat mund të kryejnë funksionin e tyre real nëse ato japin realitetin në terren. Progres raporti për Shqipërinë lidhur me këtë ishte shumë i qartë , natyrisht krahasimi i të dhënave është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim”,tha Rumbold.

I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, Rumbold u shpreh se “të dhënat që mblidhen janë shumë të rëndësishme jo vetëm për qytetarët, por edhe për politikën, autoritetet qëndrore dhe lokale në mënyrë që të ekzaminohen dhe të bëhen politikat e duhura për shembull në fushën e transportit publik ose në lindjen e fëmijëve. Asistenca e BE-së do të vazhdojë në këtë drejtim gjithmonë duke patur parasysh besueshmërinë dhe krahasueshmërinë, si dy elementë të domosdoshëm për integritetin e Shqipërisë në BE”.

“BE vazhdon të kërkojë një insititucion sa më të pavarur dhe të besueshëm dhe natyrisht duke theksuar besueshmërinë e të dhënave në sektorin e punësimit. Këto statistika  jo vetëm që pasqyrojnë realitetin, por edhe procesin e përmirësimit në Shqipëri, të cilin e mbështet edhe BE-ja”, tha Rumbold.

33 komente në “CENSUSI 2011/ Rama: Të dhënat tregojnë se sistemi ekonomik dështoi. 500 mijë shqiptarë u larguan në 10 vjet”

  1. Berti says:

    Gjerat po ecin per se mbari.. urime

    1. Ersa says:

      Te gjtiha statistikat thone se ky vend ka nevoje per reforma te thella per te cilat populli votoi dhe beson se do i beje me se miri edi Rama realitet. sic e ka nisur, ne besojme fort se do e arrije ate qe duam

      1. Zana says:

        Duhet te vijoje reforma ne drejtesi.. Ajo territoriale gjithashtu duhet te behet do apo jo luli i vorfen

        1. Vespa says:

          Me ne fund nje INSTAT qe ben punen e tij larg duarve te politikes.

          me ne fund njerez te afte qe drejtojne e bejne punen si duhet

          1. arjani says:

            Ky vend ka nevoje per shume pune qe te behet sepse ata qe ishin e bene lemsh,.. shume besim tek Rama dhe reformat qe po ndermerr

            1. folesi says:

              Me vjen mire qe Rama ka filluar te ndryshoje sistemin ne shqiperi dhe te ktheje demokracine ..

              Suksese

              1. Fatmira says:

                Se di se si kemi jetuar gjer dje tek sistemi i mbytur i saliut.. nje tmerr gjer dje e sot po e kuptojme se sa keq kemi qene e ne cfare rruge pa krye kemi qene futur

            2. florin says:

              ky vend eshte len nga sali marrja ne meshir te fati

              kam Besim Ke Edi Rama qe do te bej dicka ne kete vend me ne fund shqipera po shef drit..

            3. Alban says:

              Duhet qe nje ore e me pare cdo institucion i pavarur te shkeputet nga politika sepse vetem atehere do te kemi zhvillim te vendit.

              RRenimi i vendit vjen nga mungesa e pavarsise se pushteteve. Deri me dje i kemi vuajtur ne cdo dite keto gjera por sot kemi shpresa qe te zhduket kjo gje.

            4. Mira says:

              Nuk ikën për arsye ekonomike, ikën sepse nuk duan t’ju shikojnë ju që pasuroheni në kurriz të këtij populli!

          2. Sneki says:

            Ne cdo institucion po vendoset dinjiteti dhe integriteti i tij sepse eshte shume i nevojshem.

            Shteti tani po flet me gjuhen e ligjit.

        2. Loni says:

          Ne cdo institucion duhet te futen njerezit qe e meritojne sepse vetem atehere do te behet puna sic duhet. Duhet te zhduket nje ore e me pare nepotizmi neper institucionet publike sepse eshte shume i demshem.

  2. Trendi says:

    NUk e kuptova fare kete qe thote ky. Tani censusi eshte bere ne kohen e Sales, cfare po shan se nuk merret vesh fare

    1. dritani says:

      “Trendi” ta shpjegoj une.

      Me 1986 Shqiperia kishte 3 milion banore.
      Me 2011 2.9 Milion.

      E kuptove?!

  3. Lul Sallami says:

    Shqiptaret iken per turizem shume vjecar,Edi Eskobari genjen!

  4. Soni says:

    Te dhenat e atij censusi jane me te vertete alarmante sepse shqiperia eshte ne nje gjendje alarmante dhe qe ka nevoje per nderhyrje ne cdo fushe te saj.

    1. Klenti says:

      Ky institucion qe deri me dje na nxirrte me rritje ekonomike dhe ne vitin 2013 qe per shqiperine ishte nje groposje e vertete atehere ky institucion nuk ka qene i besueshem.

      Nese nuk jane te besueshme statistikat atehere mbi cbaza mund te bejme analize.

  5. Andreas says:

    Raporti i numrit të personave, të cilët janë deklaruar ortodoksë, ndaj popullsisë gjithsej, në %.

    Përqindjet janë të përafërta, duke marrë parasysh se 13,8% e popullsisë ka preferuar të mos i përgjigjet pyetjes mbi përkatësinë fetare, ndërsa për 2.4% të popullsisë informacioni i marrë nuk ka qenë i përcaktuar ose ka qenë i pavlefshëm. Përqindja e personave, të cilët kanë deklaruar se besojnë, por nuk i përkasin ndonjë besimi fetar është 5.5 dhe përqindja e personave, të cilët kanë deklaruar se nuk besojnë dhe nuk i përkasin ndonjë besimi fetar është 2.5. Personat që janë deklaruar evangjelistë përbëjnë 0.1% dhe ata të deklaruar kristianë të tjerë përbëjnë 0.1%.
    Burimi: Censusi i Popullsisë dhe Banesave, 2011

    Raporti i numrit të personave që janë deklaruar shqiptarë, grekë,maqedonas dhe arumunë, ndaj popullsisë gjithsej, në %.

    Përqindjet janë të përafërta, duke marrë parasysh se 14.0% e popullsisë ka preferuar të mos i përgjigjet pyetjes mbi përkatësinë etno-kulturore, ndërsa për 1.6% të popullsisë, të cilët i janë përgjigjur kësaj pyetje, informacioni i marrë nuk ka qenë i përcaktuar ose ka qenë i pavlefshëm.
    Burimi: Censusi i Popullsisë dhe Banesave, 2011

  6. xixellonja says:

    Kjo ka qene Moto e Berishes ,te largohen sa me shume ,
    te vriten sa me shume ,qe te mbesin sa me pak banore .
    Shpresojme qe kjo qeveria te beje me te miren per popullin e saj.

  7. Blue Jasmine says:

    Sa kenaqesi eshte kur lexon adhurusit e rilindjes , dore per dore, rrjeshtuar mbas njeri tjetrit.. Ne kete varg “komentesh entuziaste” mungonte Jeta, Elsa Gerti..mos ti ngelet hateri dikuj qe se kam permendur
    bravo Rilindja.

  8. Arben says:

    ORE SYTOP, KETE QE THUA TI NE E NDJEJME VETE DITE PAS DITE, CFARE FLET SIKUR PO BEN NDONJE ZBULIM.

    PER 300,000 VENDET E PUNES CFARE BERE, SA KE HAPUR DERI TANI?

    DJE NE INTERVISTEN TEK NEWS 24 NGELE SI PUNA E MUTIT PARA GAZETARES QE TE PYETI PER KETE TEME.

    PERSE KONTRAKTOVE 1 MILIARD DOLLAR ENERGJI NGA RUMANIA.

    TEC-in E VLORES E KEMI BERE ME PARATE TONA DHE AKOMA PAGUAJME KESTET E KREDISE, PERSE NUK E FUT NE PUNE.

    PO TEC-in E FIERIT, PERSE NUK E FUT NE PUNE.

    KETU JANE VENDET E PUNES O NJERI I PESHTIRE DHE VENDE PUNE DINJITOZE DHE JO SI SKLLEVERIT E FASONEVE.

    PERFUNDIMISHT JE NJELLOJ SI SALI BERISHA

    1- ALEAT ME ILIR MUTIN
    2- ARMIK I ZHVILLIMIT EKONOMIK TE SHQIPETAREVE.

    1. Shq says:

      Nuk të bie fjalë në tokë.

    2. Andrea says:

      Tecin e Vlores e bene me nafte nuk I del kostoja o trap, e njejta histori me fierin po llogari sdini te beni ju! Po e bleu me lire ne rumani cte keqe ka.

      1. Arben says:

        Eshte me gaz dhe jo me nafte dhe gazi importohet.

        Edhe Rumania keshtu e prodhon nga TEC-et, pra njesoj sic mund ta prodhojme edhe ne.

        Ndryshimi eshte se kur blihet Ahmetaj, aplikon “komisionin” 5%, pra 50 milion dollar ne xhep te tij dhe Rames.

  9. Kadri Spahiu says:

    Po mos te iknin 1 milione e gjysem njerez nga Shqiperia sic kane ikur do ju hanin te gjalle ju pjellen enveriste qe jeni akoma ne pushtet.

    Ik o shoku Edi Rama se nuk te plas ty dhe fares tuaj enveriste per popullin. Ju popullin e keni pasur dhe e keni per thertore si bageti!

  10. tourkofagos says:

    Evropa,Evropa po vijme……….!!

  11. Vizionari says:

    Censusi 2011 eshte shume pak i besueshem .

  12. Idealisti says:

    Po vazhduat keshtu ,do te mbeten 1000000 banore.Pas janarit 2014 me qindra e mijera shqiptare po shkojne ne : Gjermani,France,Belgjike,Suedi,Angli,etj..etj…..Deri kur do te vazhdoje keshtu !?…..

  13. shpetim says:

    INSTAT i besushem dhe i pavarur, ndihmon shtetin, jo thjesht pushtetin(Qeverine).

    Kur ky Institucion vepron vertet i pavarur prej politikes ose Qeverise se rradhes, mund te krahasohet me shqisat e nje organizmi te gjalle, dmth shikon,degjon,prek,nuhat dhe shijon realitetin.

    INSTAT e njeh shtetin me situaten vertete ekonomike, sociale dhe shoqerore te vendit. Mbi bazat e te dhenave te perpunuara nga ky Institucion, Qeveria mund te ndihmohet ne berjen e poloitikave te saj.

    NJE INSTAT I PAVARUR NDIHMON QEVERINE NE TRANSPARENCEN E SAJ.

  14. FANTOM 16 says:

    PANSLAVIZMIT I INTERESON QE RAMA MOS TE JETE UDHEHEQES.

  15. beni says:

    PRANDAJ DUHET TE zhdukesh nga qeverria e shqiperise ,zoti rama se ti je shkaktari I largimit te shqiptareve nga shqiperia, nuk kemi pare deri tani nje kryeminister ortodoks qe te punoi mire dhe te vleresohet per te miren e shqiperise,sa here e kane marre ortodokset qeverine,keq e me keq ka shkuar ky vend.[meksi,nano,bufi,ahmeti,rama],vetem ismail qemali dhe ahmet zogu kane qeverisur mire shqiperine.

  16. ij says:

    aman shyqyr qe shpetum nga ftytyra e te paedukuares, jo femres dhe harbutes ines nurja.drejtori i sotshem i insatt eshte si shpirt.ines nurja =harbute dhe hakmarrese,aspak e duhur per ate vend nj emilitante e semure qe duhet ta dije se mileti kan ebere feste kur ajo u qerrua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje