Harta e re territoriale e Shqipërisë do të ketë 47 ose 57 njësi vendore. Janë këto dy variantet që kanë kaluar fazën seleksionuese nga mazhoranca nga 5 të tilla që u prezantuan një javë më parë. Dy variantet u ri-prezantuan nga ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bled Çuçi, në mbledhjen e Komisionit të Reformës Territoriale pa praninë e medias. I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Çfarë parashikojnë variantet e përzgjedhura
Varianti 3: Parashikon 47 njësi të qeverisjes vendore, me këto karakteristika:
Popullsi mesatare 59.577 banorë/njësi
Sipërfaqja mesatare 602 m2/njësi
Dendësia mesatare 2586 banorë/km2
Varianti 4: Parashikon 57 njësi të qeverisjes vendore, me këto karakteristika:
Popullsi mesatare 49.125 banorë/njësi
Sipërfaqja mesatare 497 m2/njësi
Dendësia mesatare 2132 banorë/km2
Rendsi ka qe te realizohet reforma per te miren e perbashket dhe te domosdoshme
47! sa me pak, aq me efikas!!! keto reforma do te kursejne para goxha per vendin!!!
Sa para do i kursejne shtetit??
PO SDO PAGUASH 350 KRYETAR KOMUNASH, 64 KRYETAR BASHKISH DHE 12 PREFEKT PO VETEM 47. SI FILLIM ME DUKET MIRE!!!
Aty na kishte ngecur gozhda, se si te kurseje leket qeveria. Pervec shkurtimeve te administrates kjo ndarja e re administrative sjell ndonje pozitivitet ne rritjen e punesimit?
t behet dhe kjo se po punohet goxha mire nga qeveria
une mendoj se mund te jete me e mira e mundshme
ca jane keto perllogaritje?! analfabetizem i gjalle. Hapni mendjen e syte o trapa, se s’ju dalin llogarite!
Nese jane 2,800,000 banore, pjestuar per 28,200 km2, kemi 99 banore per km2. Si e kane nxjerre keta, i bie qe Shqiperia te kete 60,000,000 banore sa Italia. Me siguri ka nje gabim diku.
sa me pak njesi vendore se para duhen per ti paguar keta pseudo zyrtare.
Nje informacion shume i thate. U miratuan 2 nga 5 variantet?! Edhe pastaj cfare? Mbi cfare kriteresh u hodhen poshte variantet e tjera, te cilat plotesohen me mire ne keto dy variante te aprovuara? Cilat jane permiresimet konkrete te cilat favorizohen nga keto variante? Ne fund te fund ka nje kerkese te forte per reformen territoriale e cila buron nga nje administrate lokale e ngathet dhe e pamotivuar. Per kete arsye, informacionet e perditesuara rreth zhvillimeve te kesaj dinamike nuk duhet te jene si nje kronike aksidenti: u perplas, u plagos, u dergua ne spital dhe eshte ne dore te mjekeve!!!!!
47! sa me pak, aq me efikas!!!
– 47 –
JO VETEM LOJE SHIFRASH, SI DO TI PERGJIGJET NEVOJAVE TE POPULLIT KJO NDARJA ADMINISTRATIVE,PER NJE CERTEFIKATE NJERZIT DO BEJNE 40 KM RRUGE,PER NJE PROBLEMTE VOGEL ADMINISTRATIV NE LESKOVIK DUHET TE SHKOJE NE KORCE,NGA RRAJCA NE LIBRAZHD NGA LEKBIBAJ NE KUKES,NGA FANI NE RRESHEN,NGA VERMOSHI NE SHKODER,KETU NUK DUHET TE BEHET VETEM LLOGARI SHPENZIMESH NGA SHTETI,POR EDHE NGA MILETI,NE VEND QE TE VENDOSIM VETULLAT NXJERRIM SYTE,LLOGARITE DUHET TE BEHEN TE HOLLESISHME QE PAS DY JAVESH APO QOFTE EDHE PAS NJEZET VITESH TE MOS DETYROHENI TE THONI KEMI GABUAR,KY ESHTE GABIM ME KOSTO,ME MIRE TE VONOHENI SE GJERAT TE BEHEN GABIM,ESHTE ME MIRE QE TE SHFRYTEZOHET TEKNOLOGJIA BASHKEKOHORE DHE TE KETE SHKURTIME DRASTIKE NE ADMINISTRATE SE NJE LARGIM NGA POPULLI I CILI DO TE KUSHTOJE SHUME.KJO DUHET BERE PA TJETER POR ME STUDIM E DURIM.TE FALA PREJ MEJE MATANE DETIT
Ore, mos ne vend te m2/njesi duhet km2/njesi??? He se na cuditet…
Do te ishte me mire midis 39 dhe 45.S’ka perse te fryhen administratat!
Po ta keni sinqerisht,beni 47 njesi vendore. Qe ta perfundoni plotesisht,vendoseni qe tani 100 deputet,per zgjedhjet parlamentare te 2017.Keshtu eshte ne te mire te te gjithe shqiptareve.Riparoni edhe kodin zgjedhor,pastaj realizoni premtimet si: Heqjen e TVSH se energjise,ujit,etj.,rrit pensionet e pagat,gjej treg per prodhimet e fshatareve:Duhan,bime medicinale,frutat e perimet,krijo vende pune etj.
Duke vepruar me te njejtat kritere qe vepron sot Europa,
Duke imagjinuar shpenzimet qe duan administratat e shumta,
Une gjykoj se Shqiperia e vogel duhet te kete maksimumi
30 NJESI VENDORE.