Qeveria rrit numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme

21 Maj 2014, 19:15Politika TEMA

Qeveria rrit numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme në administratë për qeverisjen qendrore.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u vendos që për vitin 2014 numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore bëhet 756 veta, me një shtesë prej 146 punonjësish.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin përkatës të institucioneve për vitin 2014. Përjashtimisht për Shtëpinë e Pushimit Durrës, efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje