Dritëro Agolli: Betonizimi i aeroporteve, si marrëzitë e Doktor Adhamudhit

22 Maj 2014, 09:35Politika TEMA

Shkrimtari Dritëro Agolli komentoi çështjen e uljes së një avioni në Divjakë, duke thënë se ajo po përdoret nga opozita për të bërë politikë.

Sipas tij, ky debat është një marrëzi, që nuk zgjidh problemin e kultivimit dhe trafikimit të drogës.

“Kjo është një luftë politike pa fryte, një luftë kot së koti, si lojë fëmijësh. Sa të ketë drogë, dhe nëse nuk e shkulin nga rrënjët, do të ketë dhe trafik. Kjo drogë u mboll në qeverisjen e PD-së, u korr në qeverisjen e PS-së dhe trafikohet tani. Ne duhet të merremi me rrënjën. Pse kur ishte në pushtet PD nuk  shkuli rrënjën e kanabisit që të mos kishte sot për ta trafikuar? Kjo është një lojë “ma hodha, ta hodha”. Ajo që duhet të ishte më e sinqertë, është të mblidhemi të dyja palët dhe ta zgjidhim”, shprehet ai.

Sipas tij, një tjetër marrëzi janë masat e marra nga Ministria e Mbrojtjes për bllokimin e aeroporteve të ushtrisë.

“Ky është gabim. Marrëzi e qeverisë. Ajo që mua më shqetëson shumë, është bllokimi i të gjitha aeroporteve që kemi. Nga njëra anë po kërkojmë turistët, dhe nga ana tjetër po mbyllim aeroportet që shyqyr që i kemi, të cilët mund të përdoren për qëllime turistike. Por, këto aeroporte mund të përdoren edhe për emergjenca civile. Nuk duhet bërë betonizimi i aeroporteve. Kjo më kujton komedinë e Çajupit “Doktor Adhamudhi”, kur thoshte se “po të dhemb njëri sy, kërreje që të shpëtojë tjetri”. Aeroportet janë ndërtuar që të ruhen dhe të shërbejnë. Në këtë mënyrë aeroportet po dalin jashtë përdorimit. Nuk është kjo metoda për të shmangur rrezikun e trafikut të drogës përmes ajrit, sepse në këtë mënyrë do të shkojmë edhe në mbylljen e aeroportit “Nënë Tereza”,” shprehet Agolli në gazetën Panorama.

Sipas tij, dezinsektimi i mushkonjave është i rëndësishëm, por “përdorimi i fjalës “mushkonjë” ishte një sarkazëm që nuk duhet marrë ashtu siç u inteperetua më pas. Lufta me drogën nuk bëhet tek avioni, por tek parcela. Ka kohë që mbillet dhe korret dhe nuk u bë dje”.

13 komente në “Dritëro Agolli: Betonizimi i aeroporteve, si marrëzitë e Doktor Adhamudhit”

  1. doda says:

    Fjale kuptim plote ! me te vertet duhet luftuar mbledhja dhe kultivimimi sepse me pase rrugen do e gjejne trafikantet!

    1. Flavia says:

      Vertet qe avioni ishte i shashke qe opozita te flase . opozita e sotme nuk ka moral te diskutoje per drogen ti cilin vet e mbollli vete e rriti dhe vete kujdesej dhe e drejtonte kte tegeti.

    2. N Shabani says:

      Shume e drejte zoti Agolli kot nuk jeni shkrimtar I madh.

  2. colombi says:

    vendi yne vashdon ne vend numero qe nga koha e te ashtuquajturit mbret Zog’ NE ate kohe ndalohesh ecja me duar ne xhepa dhe pikniqet, qe opozita e kohes ,te mos mbante trakte ,apo te mos grumbullohej.DER ku keshtu> pse qendroni aty dhe beni sik punoni> NJer fut 5 veta ne greve dhe vet ja fyt ne stadjom, tjetri ngre vila dhe s’di ku te coj leket ,dhe doni t’ju mbeshtesim> i keni truit ne vend?

  3. henri says:

    Fatkeqesisht ose fatmiresisht une e kam akoma memorjen dhe kur shof kete çorapen me emrin Agolli, me kujtohet telegrami i urimit, qe i beri Bashes, kur ky i fundi vodhi zgjedhjet per kryetar bashkie.

    1. e vero says:

      Te gjithe ne,me ty bashke i kemi thurur lavde dhe Enverit
      Kush nga halli ,kush mga malli ,por sot i thurim Rames ,ndoshta
      neser do ta shajme .Gjithesesi Agolli eshte mendjendritur dhe si
      i tille asnje fjale nuk i bie poshte.

  4. shpetim says:

    fjale te mencura, te cilat duhen degjuar nga te dy forcat politike.

  5. -Nuk mund te te komentoj,pasi je i vertete,por mendoj se Edi ka frike.

  6. KA QI says:

    ‘Ne Paris u mblodh UNOja,fol Enver te lumte goja.Fol Enver te lumte goja,fol e mbro te drejtat tona”

  7. folianord says:

    Jam i te njejtit mendim me te madhin Dritero dhe i uroj jete te gjate dhe te lumtur.Aerodromet jane pasuri kombetare dhe infrastruktura te nevojshme fitim prurese. Prane aeroportit te gjadrit jane plazhet e mrekullueshme te Shengjinit,me pas vjen Velipoja,plazhet e liqenit te shkodres etj, te cilat mund te shfrytezohen nga turiste qe preferojne te vijne me rruge ajrore.Se dyti aerodramet sherbejne si pista rezerve ne raste emergjencash ajrore. Se terti mund te sherbejne per avione qe sjellin ndihma ne raste emergjencash pasi pista eshte ne parametrat e duhura teknike dhe vendosja e sistemit te komunikimit dhe drejtimit eshte e lehte. Problemi kryesor qendron ne menaxhimin e saj, marrjen e masave per garantimin e sigurise teknike(rregullimet, radio komunikimi, kulla e drejtimit) dhe ruajtjen e saj. Shpenzimet dalin nese pista dhe ambientet e saj, perdoret per qellime civile, turistike etj.

  8. Tarras Zhapkoqi says:

    Pusho mor plak i currufjasur! Kerkon ti qe te mblidhen kuajt dhe gomaret per te vendosur se cilet jane me fisnike???? Pika ty dhe penes sate te plakur. Po a kane fisnikeri gomeret qe te mund te krahesohen me kuajt e te vendosin se cilet jane me fisnike??? Ti kerkon te vesh ne te njejten balance si mizen edhe bleten. Harrove sentencen e famshme qe e fute ne poezine tende: Jeton bletea ne maje te malit/Jeton dhe miza ne bythe te kalit! Hej sa poshte ke rene o Dritero Fshatari i Menkulasit aq sa po i afrhohesh me shpejtesi Sali Fshatarit te Vicidolit.

  9. Mihallaq Furxhi says:

    Jam i te njejtit mendim me te madhin Dritero Agolli.Amerika kur ndodhi Shkatrimi I kullave ne Shtator 2001 forcovi ruajtjen dhe kontrollin me te repte te gjithe njerzve qe hyjne e dalin nepermjet Aeroporteve nuk i mbylli ato.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

  10. Cibuku says:

    Qe eshte marrezi, kjo eshte e vertete, por eshte cmenduri e madhe te perballosh nje opozite te tille skandaloze. Ndaj ne keto kushte u be mire qe u betonizua. E gjithe Shqiperia duhet te betonohet per ti nxjerre bojen te pacipeve te Vicidolit. Je plakur paksa o i madhi Dritero e te falet edhe ndonje pordhe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje