Basha në Vlorë: Narkotrafikantët të papranueshëm, t'i shporrim nga Shqipëria

22 Maj 2014, 10:59Politika TEMA

Në vijim të turit të takimeve me strukturat e Partisë Demokratike, kreu demokrat Lulzim Basha u ndal në Vlorë, ku bëri thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e 23 Majit nën moton “Një popull në këmbë  kundër drogës, Rama në shtëpi”.

“Në një kohë kur vendet e Bashkimit Europian ditë përditë përballen me tonelata droge të ardhura nga Shqipëria, protesta e të premtes është sinjali më i qartë, se shqiptarët janë të vendosur ta shkëpusin Shqipërinë nga narkotrafikantët duke larguar mbështetësit e tyre në krye të qeverisë. Me lëvizjen tonë të premten, ne do të çojmë një mesazh të fuqishëm edhe për integrimin.  Duke i thënë Europës se shqiptarët janë europian në dinjitet dhe se narkotrafikantët janë një realitet i papranueshëm, dhe që shqiptarët janë të vendosur ta shporrin nga Shqipëria bashkë me përgjegjësin që i solli në krye të vendit”, iu drejtua Basha mbështetësve të PD në qytetin e Vlorës.

Situata e rëndë ekonomike, deklaroi kreu demokrat, ka shtyrë shumëkënd ta shohë drogën si mundësi pasi është e vetmja gjë që po lulëzon me shpejtësi në Shqipëri. Por historia, sipas tij, ka dëshmuar se droga është fatkeqësi, droga ka hapur plagë, droga ka hapur varre.

“Situata ekonomike në Shqipëri është shumë e rëndë, papunësia është ulur këmbëkryq si asnjëherë më parë dhe nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit, është e kuptueshme që ndokush edhe mund të mendojë se droga është një alternativë. Droga nuk ka zgjidhur probleme.  Droga ka hapur probleme. Është një rrezik i cili i kalon kufijtë e të majtës,  apo të djathtës sepse fatkeqësia pllakos mbi kombin si i tërë dhe jo mbi parcela partiake dhe politike. Ndaj sot në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle, e të premten në orën 11.00 në Tiranë, shqiptarët janë, do të jenë të bashkuar e në këmbë për t’i thënë jo drogës,  një popull në këmbë kundër drogës, Edi Rama në shtëpi”, tha Basha.

9 komente në “Basha në Vlorë: Narkotrafikantët të papranueshëm, t’i shporrim nga Shqipëria”

  1. plaku tjeter says:

    fikun Gjino ,mos harro …..

    1. maximus says:

      skini faj ju jo, ka faj EDI RAMA qe nuk e legalizon mariuanen, dhe keshtu i puneson te gjithe shqiptaret menjehere , dhe mban edhe premtimet e tij, papunesia, krimi dhe mirqenia, te gjitha keto plotesohen me nje te rene te lapsit ,.

  2. Drenicak says:

    Krytari i OJQ Edi Rama ose duhet te tregoi qe mund te jet kryeminister i shtetit ose duhet te dorhiqet.
    Nuk i lejohet nje hajni nje krimineli si Luli te han mut dhe te thrras budallt per permbysje te shtetit.

  3. Albana says:

    Ik o Lul se edhe varret na i bere me leke!!!
    Ik o Lul!

  4. gjykatesja lira says:

    Fiq Dukati nqs eshte mundesia t’i jepen…

  5. shpatar says:

    Do te me pelqente qe keto veprime te Lulit, ne kerkim te qytetarve shqiptare per protesta, te shprehet me nje diciture .Iden po e jap : Nje djalosh si Luli Vocerr i veshur me kostum jeshil qe mban nje traste hedhur ne sup ngjyre te kuqe ku dallohen disa feta buke ,gjize ,veze ,rigon ,udhinje ,e nje shishe plastike me uje .Poshte kembeve nje harte e Shqiperise me vendet ku Luli do te shkeli per te grumbulluar qytetare .

  6. vlora.aj says:

    Ne sallen ku ishte i vockli Lul nje pjes e mire e atyre qe ishin atje jetjne me te ardhura nga droga , prandaj o lul mos na caj bithen .

  7. Emigranti 1 says:

    Faqeziu me faqezest e vegjel shikojne se cfar kane dh… per tete vjet rrjesht.Uli lulet se erdhi dimri…Plepi plak plasi dhe I doli eshka…Plakjun e mjeruar,s’e pranon as breshka…

    1. andromeda says:

      Ama në Vlorë e gjeti ti a i vrarë. Ik tutje o kulish i dreqit.(i Drakulës Sali)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje