Vendet vakante të AMA, debate në Kuvend/ Peza: Strategjia e PD, bojkoti dhe bllokimi. Opozita: Po kapni institucionet

22 Maj 2014, 14:49Politika TEMA

Kuvendi debatoi gjatë seancës plenare mbi projektvendimin ‘për shpalljen e vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive’ (AMA). Deputetët e opozitës e konsideruan p/vendimin një përpjekje të maxhorancës për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura. Sipas tyre kreut aktual të AMA-s Endira Bushati, po i ndërpritet mandati në mënyrë të paligjshme, pasi shumica shqetësim kryesor ka zaptimin e frekuencave nga operatorë të caktuar.

“Me këtë akt maxhoranca po shkel parimin e integritetit të AMA-s, duke synuar ta kthejë në një institucion të kontolluar prej saj, krejt ndryshe nga ajo që parashikohet në ligjin e miratuar vitin e kaluar, për funksionimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive”, tha deputetja e PD-së, Eleni Qirici.

Sipas saj, pas vendimit të sotëm për AMA-n qëndrojnë interesa të pastra financiare dhe klienteliste, për ta detyruar Kuvendin të votojë një vendim në shkelje të ligjit dhe duke bërë një vlerësim jo korrekt të AMA-s.

Por në reagim ndaj akuzave të deputetëve demokratë, kanë reaguar ligjvënësit socialist, sipas të cilëve kryetarja aktuale e AMA-s Endira Bushati ka qëndruar në këtë pozicion pa mandat, gjë që është konstatuar dhe nga komisioni i Ligjeve dhe nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese.  Deputeti i PS-së, Fatmir Toçi në diskutimin e tij tha se e njëjta situatë si tek AMA është dhe në Radiotelevizionin Shqiptar, ku opozita që nga shtatori i kaluar po mban të bllokuar zgjedhjen e anëtarëve të rinj te Këshillit Drejtues

Ndërkohë, Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Mediave, deputeti socialist Alfred Peza, ftoi opozitën të votojë për vendin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA).

“Strategjia e opozitës është bllokimi, pengimi i reformave dhe bojkoti i tyre. Përfitoj t’i bëj thirrje opozitës ta votojmë edhe shpalljen e vendit vakant të kryetarit të AMA-s, si shprehje të vullnetit të mirë për bashkëpunim për reformën dhe plotësimin e vendeve vakante edhe në RTSH. AMA ka detyra të rëndësishme përpara për të kryer, një prej të cilave ajo e kalimit të transmetimeve nga analoge në numerike. Në procesin e integrimit Shqipëria ka marrë shumë angazhime, një prej të cilave lidhet me punën , funksionin dhe detyrimet e AMA-s për të bërë një reformë historike në fushën e transmetimeve audio-vizive, siç është ajo e kalimit të transmetimeve nga analoge në numerike”, theksoi Peza.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për kapjen e të gjitha institucioneve, Peza u shpreh se “ne kemi qëllime të tjera përveç qëllimeve ligjore e kushtetuese në lidhje me çështjen e e mandatit të kryetarit të AMA-s , saqë mjafton t’u risjell në vëmendje çështjen e një institucioni tjetër që është Radio Televizioni Shqiptar”.

Sipas tij, prej 6 muajsh  RTSH është pa 10 anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij institucioni.

“Kjo vakancë ka qenë dy vjet e më shumë gjatë kohës që ka qeverisur kjo opozitë, ndërsa prej afro një viti kjo opozitë bën këtë betëjë me mullinjtë e erës për kryetarin e AMA-s”, theksoi Peza.

Në vijim ai shtoi se prej 36 muajsh RTSH është pa kryetarin e Këshillit Drejtues të këtij televizoni, nga ana tjetër, prej 6 muajsh RTSH është pa Drejtorin e Përgjithshëm.

Genc Pollo

Deputeti i PD Genc Pollo tha se plotësimi i vakancave ëshët dicka e drejtë por mënyra si po e bën mazhoranca sipas tij është e padrejtë dhe tregon se kërkon të zaptojë këtë institucion të pavarur.
“Shenja e autoritarizmit aty ku synohet pushteti absolut. AMA nuk është rasti i parë dhe fatkeqësisht as i fundit, kemi parë rastin e ILDKP, ku pavarësisht debatit e miratuat. U fillua me një amendim që u tërhoq dhe u rivendos një tjetër, e tërhoqët sërish dhe sollët një model të shëmtuar. Kjo është një nonsens në kuptimin e ligjit. Të gjitha vendimet pas 2012-s, refuzimi i licencave apo edhe ata që janë gjobitur Edhe ne kërkojmë plotësimin e vakancave, por jo në këtë formë të shëmtuar, pasi AMA-s i mungonte kuorumi, por etja për pushtet për të zaptuar të gjitha institucionet nuk e bëri.  Ky është një proces që nuk do të mbyllet aq kollaj. Ligji i ri i AMA-s ulte çmimin e kartave të Dixhitalbit, por jo duhet hequr kryetarja e AMA-s që kartat nga 300 mijë lekë të kushtojnë 350 mijë lekë në vit.”, tha Pollo

Musa Ulqini
Deputeti socialist Musa Ulqini tha se AMA ka kohë që nuk funksionon sepse i mungon kryetarja që nga shtatori. Ai shtoi se qëllimi kryesor i sjelljes së këtij projektligji në Kuvend është rikthimi i këti institucioni në funksional.
 “Që nga shtatoir kjo zonjë nuk mund të vazhdojë të jetë kryetare sepse që nga kjo kohë nuk është as anëtare. Nuk mund të bëhesh anëtare pasi je kryetare, por është e kundërta. Ne si komision kemi qenë të detyruar dhe nuk është ajo që thuhet se duam të zaptojmë AMA-n sepse që nga shtatori kemi qenë shumë të duruar dhe ja ku jemi këtu duke diskutuar në Kuvend për vendet vakante në këtë institucion. AMA është një institucion shumë i rëndësishëm që nuk funksionon për momentin. Ne në Kuvend nuk zgjedhim anëtarët, por kërkojmë ta kthejmë këtë institucion funksional me qëllim dixhitalizimin e medias siç na e kërkon BE”, tha ai.

Voltana Ademi
 “Përpjekje e mazhorancës  për të uzurpura institucion e AMA. Dy amendamentet Peza kanë synuar ta bëjnë AMA-n të njëanshme. Ky projekt është një akt tjetër i paligjshëm. Mandati i kryetares së AMA-s përfundon më 21 korrik 2016, po përpiqeni të kontrolloni edhe një institucion tjetër të pavarur. KE, OSBE kanë mbajtur një qëndrim për çdo nisëm të paligjshme për këtë institucion. Këtë që po bëni me kryetaren e AMA-s, e keni bërë me kryetaren e ILDKP. Opozita do bëjë gjithçka për ta penguar këtë nismë”, u shpreh deputetja e PD, Voltana Ademi.
 
Mimoza Hafizi
“Janë një sërë nenesh të thyera që kanë bërë që Kryetarja aktuale e AMA-s të jetë në detyrë. Të gjithë jemi përgjegjës që t’i ofrojmë publikut shqiptar një institucion sa më serioz. Shpreh kënaqësinë që pas një sage të gjatë institucionit i japim standardet e duhura”, tha deputetja e PS, Mimoza Hafizi.
 
Luciano Boci
Deputeti i PD Luçiano Boçi tha se tendenca e mazhorancës sipas tij për të kapur AMA-n është shprehje e mungesës së demokracisë në vend.

“Merre me mend se ç’shkallë demokracie kur parlamenti është kthyer në një therrtore të Kryeministrit, përfshirë ILDKP, Presidentin dhe tashmë edhe AMA. Imagjino çfarë shkalle lirie prezantohet këtu, ku me sy mbyllur ngrihen kartona jeshilë, për të qerasur shije ekstravagante të njëshit.”,  u shpreh Boçi.

5 komente në “Vendet vakante të AMA, debate në Kuvend/ Peza: Strategjia e PD, bojkoti dhe bllokimi. Opozita: Po kapni institucionet”

  1. lini says:

    Po e kemi mare vesh strategjine e PD po ka koh qe e ben kete, ka qekur ishte ne pushtet po me mjete3 te tjere, rilindja le te vazhdoje perpara se ska kuptim te merresh me keto.

    1. herta says:

      Po hiqini mo zhdukini keto te PD se jane komplet te paafte nuk dine te bejne nje gje te sakte vetem shkel e shko i kane kshuqe me mire hiqini fare e bini rehat, shpeton dhe shqiperia me kete rast.

      1. poli says:

        Po PD ka 20 vjet qe do ta lere mrapa kete vend sic e la dhe ai xhaxhi per 50 vjet kshuqe mos prisni gjo prej tyre po beni ndonje reform vet se me keto nuk merret kush.

  2. Loni says:

    Zoterinj te PD zbatoni ;ligjin.Ky eshte ligji.Komandanti ka thene Une jam per zbatimin e ligjit dhe vetem te ligjit ….Zbatojeni

  3. . says:

    —————————————————————————
    “NE” populli i besojme votes dhe maxhorances
    te drejtoje Shqiperine.

    Gjithe sistemi drejtues duhet te jete e
    maxhorances,kete kerkojne 1 milion votat e popullit.

    Populli eshte “sovrani” dhe jo krimineli Sali Bisha
    dhe Cete-Veriore PD.
    —————————————————————————

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje