Kuvendi u përfshi nga debatet në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike për ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor për trafikun e drogës në vend. Kërkesa e demokratëve u paraqit në Kuvend, pas datës 10 Maj, kohë kur në Divjakë u kap një avion që dyshohet se përdorej për trafikimin e drogës me linjë ajrore. Mazhoranca ka kundërshtuar ngritjen e një komisioni të ri hetimor me faktin se tashmë në Kuvend është ngritur dhe ka nisur punën një komision hetimor në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. Një tjetër argument i përdorur nga mazhoranca në kundërshtimin për ngritjen e Komisionit të ri Hetimor ka të bëjë me faktin se çështja po hetohet nga prokuroria dhe Kuvendi nuk mund të kryejë një hetim parallel. Debatet në Kuvend janë shoqëruar me akuza të ndërsjellëta mes palëve, ku opozita akuzoi Kryeministrin Edi Rama , ndërsa ligjvënës socialistë i kërkuan kolegëve të tyre të opozitës që të reagojë edhe për parcelat me drogë në Lazarat apo për personat që çohen me furgona me punojnë në Lazarat.
Mazhoranca
Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi akuzoi opozitën se me akuzat e saj jo vetëm po njollos veten, por po njollosin të ardhmen e vendit, të ardhmen e fëmijëve tanë.
“Pse nuk e ngritët zërin për 350 fëmijë që punojnë në fushat e drogës në Lazarat? Pse nuk flisni për gratë e vajzat, që i çojnë me furgon për të punuar në Lazarat? Pse nuk e ngritët zërin për parcelat e drogës?”, u shpreh Hysi.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në fjalën e saj akuzoi opozitën se gjithçka po e bën me keqdashje lidhur me akuzat për trafikimin e drogës.
“Do të doja vetëm një shpjegim minimal pse nuk i keni vënë në punë radarët që monitorinin kanalin e Ontrantos? Pse dy vjetësh ata nuk punonin dhe u vunë në funksionim vetëm në janar. Ju keni bërë shumë shkelje në vite, duke i çuar FA në limitet dhe emëronit, admiralë që vinin grada gabim apo kolonelë që vidhnin, male të tëra faturash të paguarash, më shumë se 16 milionë euro dhe aty nuk ka asnjë faturë që të ketë të bëjë me FA-të? E theksoj se FA-të kanë zero të bëjnë me trafikun e drogës”, theksoi Kodheli.
Ermonela Felaj, deputetja socialiste, në fjalën e saj akuzoi opozitën se me kërkesën për bnjë tjetër hetim të ri parlamentar po synon të fabrikojë prova si në kohën e Hitlerit.
“Ju i paskeni gjetur fajtorët, Qeverinë dhe Kryeministrin. Nga ana tjetër thoni na jepni edhe instrumentin që t’i shpallim fajtorë! Këto lloj gjërash kanë ndodhur në kohën e Hitlerit, kur fabrikoheshin provat. Komisioni është ngritur dhe ju e keni braktisur atë. Une po i bashkohem thirrjes se znj.Topalli që burrat të bëhen burra. Pra, bëhuni burra dhe ejani në komision. Ju thoni “ejani të hetojmë fenomenin e drogës”, por ky fenomen nuk u zbulua sot. Ju sot keni zgjedhur këtë kauzë që të pengoni marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria. Jo më kot keni zgjedhur Xhuvelin në krye të Alenacës suaj”, tha Felaj
Opozita
Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri për pronësinë mbi një superskaf me drogë, që u kap dje në Itali.
“Këta vazhdojnë trafiqet dhe kujtojnë se mua nuk më dhimbsen Forcat e Armatosura. Jo mor zotëri, sepse unë kam qënë në krye të vendit dhe më dhimbsen mua më shumë se ju. Ku është liria e shqiptarëve? Pse kjo situatë? U them atyre që përdorin këtë tezë, miqve të mi analistë që dalin nëpër ekrane dhe e bëjnë këtë gabim fatal, u them se ngarkesa e fundit ishte 8 herë më e madhe, se vetëm në prill është trafikuar sa 50% e gjithë muajve më parë. Por, mor zotëri, këto janë të vërteta. Kur u them avionë, më flasin për mushkonja. Avionët e kanë kanabisin, rimorkio, sepse ata lëvizin për kokainë e heroinë. Pse kjo situatë e tmerrshme? Ka disa arsye, nuk është rastësi. Qytetarë më falni, por unë do them të vërtetën sado të më kushtojë. Shkaku kryesor është tek kanaçja e qelbësirave, ku mediat e opozitës lëshuan moton: Qelbësira bashkohuni të përmbysim Sali Berishën, që donte të thoshte horra e falsifikatorë, bashkohuni të përmbysim Sali Berishën! Dhe kur erdhi 23 qershori, ata kërkuan haraçin!”, theksoi Berisha në sallën e Kuvendit.
Berisha vijoi duke treguar një histori.
“Një ditë ky zëdhënësi i mafies shqiptaro-italiane, shkon në zyrën e Presidentit dhe i kërkon takim. Ai me njerëzi e pret. Hyn mafiozi dhe i shtyn një zarf e i thotë: Z.President kam ardhur nga Kryeminstri që është shumë i interesuar të bashkëpunojë dhe të zgjidhim çdo problem. Në këtë zarf është një çështje që ne e kemi zgjidhur, një pronë. Presidenti ka dinjitetin që ju s’e keni, as tek këmbët s’i veni . Presidenti i thotë: A e merr këtë zarfin? Se unë kam qenë njeri i ligjit dhe këtë s’e bëj kurrë, merre mbrapsht dhe çoje në Prokurori. Dhe supermafiozi çohet e thotë: Unë nuk e marr se kam kopjen tjetër dhe President i Republikës, si njeri dinjitoz që është, e ka marrë provën dhe e ka çuar në Prokurori. Ja, ky është fakt, kjo është dosje, është informuar prokurori për këtë. Presidenti është shkëmb i pamposhtur, atë nuk e mposht dot mafia”, tha Berisha.
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka tha se nga mazhoranca dhe Qeveria ende nuk po shihet asnjë shenjë pendese. “Sasi të pafundme droge që kapen në Itali, Gjermani e kudo, çfarë tregojnë? Se janë shpërthyer kufijtë! Janë shpërthyer se ndahen paratë këtu mbrapa (tregon vendin e Kryeministrit) , se karteli i drogës ka triumfuar, se narko-trafikantët kanë ngritur sistem brenda kësaj Qeverie. Është i shqetësuar ky zotëria këtu mbrapa kur i themi se je bërë si Eskobari! Se nëse në Kolumbi Eskobari e bënte trafikun në luftë me shtetin, këtu trafiku dirigjohet nga shteti!”, theksoi ai.
Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e nisi fjalën e saj duke i dhënë Kuvendit një lajm se sapo është kapur një sasi e madhe droge, që vinte nga Shqipëria.
“Bravo çuna! 1.5 tonë marihuanë sapo janë kapur nga Guardia Di Finanza, e cila pret silurët e drogës që vijnë çdo ditë nga Shqipëria”, iu drejtua Bregu deputetëve të mazhorancës, e cila është shprehur kundër një hetimi të ri parlamentar për trafikun e drogës.
Duke ironizuar deklaratat se Kryeministrit se problemi i vetëm që ka Divjaka janë mushkonjat, Bregu ftoi kolegët e saj në mazhorancë që të marrin pjesë në Komisionin e ri Hetimor dhe të flasin po të duan edhe për mushkonjat.
“Ju sugjeroj si njeri jo vetëm që kam 3 mandate politike por si njeri që kam shpenzuar 7 vjet nga jeta ime me procesin e integrimit. Prej jush kërkohet që të zbatoni ato standarte që nuk duhet të pengojnë integrimin. Kryeministri juaj tha se ne e kemi të marrë statusin. Atëhërë çfarë kërkoni prej nesh? A mund të thoni se cili është ai grup ligjesh që ne po e bllokojmë për t’ju dëmtuar? Kush i ka pushuar dhe larguar shqiptarët nga puna? Kush ka hequr nga lista brenda një dite, 81 vetë nga Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve? Kush po i dhunon institucionet e pavaruara, opozita apo ju? Po kush është ai drejtor që lëvizte me targa falso në Tiranë, ai që do drejtojë nesër delegacionin për marrjen e statusit? Po ata 6 që janë përfshirë në nivele të larta të Qeverisë dhe Policisë dhe kanë histori të “sukseshme”, i kemi sjellë ne në punë? Atë avionin në Divjakë e sollëm ne?”, theksoi Bregu.
Ligjvënësi tjetër demokrat Astrit Patozi vuri theksin se pavarësisht qëndrimit që do të mbajë mazhoranca në lidhje me hetimin e kërkuar, çështja nuk do të mund të mbyllet.
“Nëse mendoni se kjo është nga ato çështjet që mbyllet apo harrohet për 3 ditë, e keni gabim. Hetimi nuk mund të ndalet, pasi poe hetojnë edhe institucionet ligjzbatuese të vendeve fqinje”, tha Patozi. Sipas tij, rrëzimi i kërkesës së opozitës për një tjetër hetim parlamentar nuk tregon se mazhoranca është e fortë, por tregon dobësinë e saj. „Ne si opozitë e kemi denoncuar trafikun edhe pa komision hetimor. Edhe sikur neve të na shterin burimet e indormacionit, është policia italiane që kap sasira të mëdha droge; janë forcat e sigurisë së vendeve fqinje dhe historia do vazhdojë pavarësisht se çfarë bëjmë ne brenda dhe jashtë kësaj salle. Pra, pse e pengojnë këtë? Kam një ide që edhe tërheqjen e Kryeministrit nga pengimi i grevës, ka mundësi Rama e ka bërë pas një telefonate të Metës: Lëri të rrinë, se nuk na prishin ndonjë punë! Sikur këta të kishin pasur çadrën e luksit që kishit ju kur bëtë grevën e urisë apo sikur të kishin atë të ditëlindjes së Ilir Metës, greva do ishte edhe më dinjitoze, por s’e kanë”, u shpreh Patozi duke iu drejtuar ligjvënësve të mazhorancës.
Deputeti demokrat Eduard Halimi ka ngulmuar në ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për drogën, pasi sipas tij, droga është e keqja më e madhe e këtij vendi.
“Fajin e ka Qeveria, fajin e ka Kryeministri, jo socialistët e thjeshtë. Rama e ka kthyer këtë fenomen në sistem. Unë e di që bosët e Qeverisë që do marrin fjalën pas meje, do thonë se çështja po hetohet dhe ne nuk kemi ç’të hetojmë, opozita të vijë të bashkëpunojë, por unë theksoj se duhet krijuar një bazë e fortë ligjore.”, theksoi Halimi.
Po keta deputetet socialist me mut e kan gojen qe nuk flasin.Raporti I diskutimeve eshte 1-2 per pd-en.
Keto pordhamanet e opozites kane mbushur breket se kane vjedhur sheshit 100-ndra miliona euro dhe tani mundohet te terheqin vemendjet tek droga.
Po te ishit aq te shqetesuar e kishit parandaluar drogen vet kur ishit ne pushtet.
Problemi kryesor eshte korrupsioni ne gjygjesor ne drejtesi hetuesi mos-fuksionimi i SHISH dhe Presidentit kurrupsioni dhe vjedhja qe bere qeveria e PD-se — te gjitha keto kane preardhje nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha.
Pd-ista Boll krijuat gogol me ajer dhe na treguat gjurmet e ujkut por jepni pergjigjje per vjedhjet qe keni bere dhe pa-aftesine per qeverisje qe demtoi popullin dhe shtetin Shqiptar deri ne kulm.
Ka ardhur dita te jepni pergjigje per krimet qe keni bere.
Z. Kodheli. Mire ata qe nuk i vune ne pune se nuk dhane fondet. Po ata qe i shkaterruan. Pse nuk thoni qe per te realizur qellimine tyre. Pse nuk thoni te verteten qe ne krye te Flotes u vu nje kembesor per te shkaterruar ate. Ka dy vjet qe Flota jo vetem qe eshte inekzistente por si kjo historia e radarit ka edhe te tjera, qe ju i dini. Eshte krim i kryer ne bashkepunim dhe jo nje akt i vecuar dic kerkoni ta paraqesni. Kur vune kambalen ne kry te Flotes bete namin, tani e pranoni tju paraqitet me nje uniforme te jashteligjeshme. Pae cfar po ben ky komandanti i Flotes me pak se Gerveni?
Perse ti vendosnin radaret e Otrantos ne punim ata ?!?! Nuk ishin “budallenj”..
Trafiqet skane per tu zhdukur kurr sepse ehte vete natyra njerzore e till, ajo qe me shqeteson mua eshte fakti i mos seriozitetit qe tregojne njerzit qe na drejtojne jane mizerabel askush nuk flet me pergjegjesi prej shtetari
OPO C’KINI BERE KESHTU ,MORE TE URUAR! PO EDHE ATA PUNONJESIT E QYTETIT STUDENTI KINI PUSHUAR? PO NUK E DINIT JU SE NJERA ISHTE E MBESA E LIRI BERISHES,QE PO TRETET ME FONDACIONIN E FEMIJEVE AUTIK”? Po sakrificen qe ben duke perfaqesuar popullin e Tiranes e bene proteste perpara pallatit te nuses se Edi Rames? PO sakrificen qe duruan kopacet pas bythes qe u dha populli i asaj lagjeje ,nuk e menduat ju…… Sali ,mos e ler mbesen e gruas te vdesi per kafshaten e bukes ,po jepi pak nga thesari yt,apo i femijeve,ose futeni ne listen e femijeve autik e te marri ndonje ndihme? Po nuk ndihmove dhe kete a,athere je ,sic je , shpirt katran ose si thot populli shpirt kazem…. ha…ha….. po vuajne per kafshaten e gojes. Kjo tregon se TI ,O SALI .E KE LEN POPULLIN FUKARA……. FUTU ,FUTI DHE TI NE GREVE URIE,,,FUTU QE TE SHKRIHESH NJE ME POPULLIN. E pe kryetrrin rezerve si ishte ulur me popullin ? ja keshtu duhet ,kur u leverdis…….. PO hajde ketej nga ne qe te te japim ca miser e shperndaua sidomos atyre dy bizezmeneve…….
Mimi Kordhelja na flet per radaret… Akoma edhe sot jane jashte pune, ndonese jane paguar shuma te frikshme… Po qe nuk dihet se ku kane shkuar, pervec Mimit qe i di mire llogarite. Nese radaret jane ne gadishmeri, perse nuk kapen anijet e droges qe nisen nga shqiperia? Apo fiken me urdher te mimit kur e njoftojne trafikantet?
Mbjellësit e drogës në tërë vëndin, ish pushtetarët demokratë,
e kanë kuptuar thelbin e luftës së Edi Ramës kundër drogës.
Ata po përpiqen të fusin në lojën masën e demokratëve
të cilët po tregojnë se nuk janë budallenj.
Kupola e Partis Demokrate që ka dy synime:
Të pengojë marjen e statusit kandidat për në Europë Të shqipërisë.
Dhe të pengojë shitjen e trafikantëve nga Edi Rama perpara drejtësisë Europjane
me arsyetimin se drejtesia shqiptare është e korruptuar.
Kjo po çon hetimet brënda shtëpisë që ka kontrolluar drogën për 8 vjet.
Njëkohesisht i hap krahun Ramës në reformimin e drejtësisë.
“Me datë 14.5.2014 sktrova “Plan rrezimi i qeverise” nga Salskobari”
Tani Salskobari i thotë Edskobar.