Rama-opozitës: Me kë jeni, me trafikantët e drogës apo me policinë

22 Maj 2014, 21:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama duke reaguar ndaj akuzave të opozitës theksoi se vetëm gjatë muajit prill të 2014 janë sekuestruar 5.1 ton marijuanë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë janë 1.1 ton. Sipas kryeministrit, opozita duhet të shprehë hapur qëndrimin e saj nëse “jeni me kultivuesit apo kundër drogës? Jeni me Dashon apo me policinë?”

“Nuk mendoj se ju luftoni për të bllokuar statusin e vendit kandidat, as keni për ta dëgjuar ndonjëherë.  Mendoj se ju s’dini të bëni asgjë tjetër përveç kësaj që po bëni. Që nga dita e parë në opozitë, keni treguar se jeni tapë, në kuptimin e të dehurit, se s’ju ka dalë pija e pushtetit, por edhe tapa të topit. Jeni aq tap topi sa na bëni të mendojmë se e qeverisët për 8 vjet këtë vend, pa qenë asnjë ditë shumicë reale. Ju nuk e mendoni se sa shumë dëm i bëni këtij kuvendi, kësaj politike që e keni marrë peng prej shumë vitesh, por edhe vetes tuaj”, theksoi Rama.  Në vijim ai shtoi “do t’ju duhet kohë t’ju marri njeri seriozisht, madje nuk merrni seriozisht as njëri-tjetrin”. “Jeni aq tap topi sa kujtoni se jeni në krye të një lëvizje shpëtimtare. Të enjten dilni këtu gjithë ditën, për t’u treguar shqiptarëve se cilët jeni. Përditë në foltore shani, shpifni, akuzoni. Kujtoni se ju beson njeri juve.  Asnjë s’ju beson se ky vend mbolli drogë ditën e parë që erdhëm ne në qeveri, sikur shpërtheu tritoli sa erdhëm ne, se aksidentet ndodhën vetëm kur me votë ju përzunë juve. Po s’keni faj, aq dini aq bëni. S’keni qenë asnjëherë shumicë reale në Kuvend. E keni bërë kuvendin vendin ku bëni përshesh e hani përshesh. Në prill të vitit të kaluar keni kapur 159 gramë heroinë, ndërsa tani 2.6 kg. Si e keni ju hallin pse po kapet kaq shumë drogë. Vetëm në prill të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar janë proceduar 30 % më shumë trafikantë. Ju thoni të ndaloni qeverinë, të ndaloni kapjen e drogës apo të trafikantëve. Ju keni kapur 14 ton kurse në këtë periudhë janë kapur afër 29. Ndaheni mendjen: jeni me kultivuesit apo kundër drogës? Koha do të tregojë shumë gjëra. Edhe për punën tonë. Jeni në një gjendje shumë të rëndë, dhe nuk e di si do të shpëtoni. Ne ju duam këtu, sa më pranë vendit si opozitë”, tha kryeministri Rama

Replika Rama-Noka/Siguria e opozitës rezultat i eksperiencës, jo sms

Kryeministri Edi Rama replikoi gjatë senacës së djeshme me ish-ministrin e Brendshëm Flamur Noka në lidhje me trafikun e drogës. Pas fjalës së mbajtur nga Rama në Kuvend, reagoi Noka, sipas të cilit gjatë qeverisjes së PD, droga mund ta kalonte me mushka,  ndërsa tani me avionë. “Erdhi i zverdhur i venitur, duke u kruajtur, duke u fërkuar, dhe tha se ne paskemi akuzuar kot. Po ta themi prapë o zotëri, vrasje ka patur gjithmonë, por tani ke vrasje mafioze dhe zbulueshmëria është zero.  Drogë ka pas edhe më përpara, mund të kalonin trafikantët ndonjë mushkë, por tani kalojnë me avionë e anije dhe kjo nuk ndodh pa lidhejt tuaja”, u shpreh Noka duke treguar kabinetin qeveritar.

Në reagim ndaj deklaratë së ish-ministrit të Brendshëm, Kryeministri Edi Rama tha se “siguria e opozitës mund të jetë si rezultat i eksperiencës dhe jo sms-ve”.  “More përsipër të thuash diçka që më bëri përshtypje, duhet ta dish që nuk bën vaki the, që të futen avionë pa e ditur këta. Mos e ço deri tek unë, se do dali keq kur të dali. Përderisa kjo gjë ndodh edhe në vende shumë të mëdha që janë edhe anëtare të BE,  dhe sigurisht kurrë nuk ka ndodhur siç thoni ju, por ju siguroj që mund t’ju duhet që të jepni llogari për gjithë këtë siguri të madhe që keni, se me sa duket këtë punën e avionëve nuk e keni pasur nga sms-të, por nga eksperienca. Besoj se koha do të tregojë plot gjëra për të gjithë ne, dhe me siguri do të tregojë edhe ndonjë gjë për këtë çështje. Ju flisni për një avion që ngeci, dhe për një operacion trafiku që dështoi, ndërsa koha mund të tregojë për avionë që nuk kanë ngecur, dhe operacione që nuk kanë dështuar. Ka shumë mundësi që siguria e Nokës të ketë të bëjë me eksperiencën e tij, për shkak të lidhjeve që ka pasur”, tha Rama.

26 komente në “Rama-opozitës: Me kë jeni, me trafikantët e drogës apo me policinë”

  1. safeti says:

    kishte mar shum Kokain Edi sot tundej si varkar

    1. Orni says:

      Policia e rilindjes dhe Trafikantet e droges, tashme jane 1

      1. keti says:

        NUK JU ECIN ME PERRALLAT E DROGES E KOKAINES. IK SHIKONI SESI KENI NGEL 5000 PROTESTUSA TE PAPUNE! IK SHIKONI SESI JENI KATANDISUR VETEM SE MERRENI ME KETO BUDALLIQE.

    2. keniver says:

      me drrogen jane sigurisht! shikoni sesa banal jane keta demonleshet!!!

  2. leo england says:

    Bravo Edi. Plase more burre mos pyet me per sekret. I futni brenda flamuret dhe mbajtesin e tij Mere Fizin.Vec atehere do fitosh me shume respekt kur KRYEKRIMINELI me lesbiken te shkojn ne qeli e te kenaqin te burgosurit

  3. NJE MILION QELBESIRA says:

    ORE NDOKE PERPARA ISHTE KOHA E SALIUT DROGA BARTEJ ME MUSHKA PRA KOHE E VJETER TANI KOHA E RE MODERNE KOHA E KRYEMINISTRIT TE FAMSHEM RAMA DROGA BARTET ME AVIONE DHE ANIJE SA TAPE CE ESHTE

  4. Treviso says:

    Zoti Rama, Ju i bini anes e anes per mos me nxjer lajmin para kohe. Populli e din shum-mire se si eshte bere transporti i droges. Nganjehere ka ndodhur dhe me mushke kur se merrte dot te gjithe ngarkesen avioni. Ish qeveria mafjoze tani ben kurven e ndershme.

  5. vlora.aj says:

    Kujt ja thua atyre su kadale akoma pija + ktyre lloj mstrash u pelqen vetem anarshia. Te vin per te qeshur dhe njekohesisht per te qar kur Lul Basha ne vlore thote te shparim trafikantet dhe ne salle nje pjese e tyre jane njerez qe kan jetuar dhe jetojne nga trafiqet e droges. Po te shikosh dhe faqet e Fb per propaganden qe bejne te vin per te vjell.

  6. tarrasi says:

    ik oedin ram pirdhu s e nuk je ti per kryeminister ngele duke thene cfare kane bere sala me shoke ate bene cbene e moren pergjigjen me 23 qershor po ju cpo beni ate shikoni se po tregoheni me te paafte se ata mjere shqiperia me ju sju vene nje bombe at y ne parlament tu zhdukin njhere e pegjithmone te shpetojme te gjithe

  7. andromeda says:

    Hë pra nxirrjani sa më shpejt kartat këtij majmuni të kafshës së Viçidolit. Mezi po presim.

  8. tina says:

    Bravo edi rama leri zagaret e sali qenit ne greve se jane mire dhe I bej thirje flamur shkopit tja marri ne goje edit se e merr mire

  9. DR. Adhamudhi says:

    TE LUMTE GRYKA E PUSHKES, SE KESHTU E DUAN KETA. KA ARDHE KOHA ME JA NXJERR TE PALARAT NE SHESH, VETEM KESHTU MARIN VESH KETA. DERRAT NUK
    MARIN VESH ME KULTUR PARLAMETARE, DERRAT E DUAN DERRCE, ME DRU PAS QAFE. TREGOJE PUNEN E QEVERISE ME VEPRA PA U FRIKSUAR NGA KETO HIJENA. POPULLIN DO T’A KESH NGA MBRAPA PER TE SHPORRUR NJEHERE E PERGJITHEMONE KETO SHUSHUNJEZA E MORRA QE NA JAN NGULUR DHE AKOMA PERPIQEN TE XHVASIN DHE T’I PIJNE GJAKUN KETIJ POPULLI TE RRASKAPITUR.
    VEPRAT TREGOJNE ME SHUME SE FJALET.

  10. dymi says:

    O i shkreti Tatar Zeka( Flamur Noka ) c’deshe ti ne q(i)veri

  11. vlora says:

    Te lumte goja e kshu qofsh perhere me mendje te ftohte e te kthjellet.Ke mbeshtejte gjithe popullin e qyteruar dhe je shpresa e gjith emigranteve qe kane syte nga memedheu.Kam besim te plote qe po punon per te rimekembur kete vend te troshitur nga banditet.

  12. NICOLE says:

    Edi Rama te adhuroje per mprehtesine dhe trimerine. Mjerisht disa nuk duan ta pranojne, por pak rendesi ka ti vazhdo ti thyesh injorantet dhe driteshkurterit

  13. Fjalim/Trishtim says:

    Ju jeni nje psikopat zt.Rama qe cke me te, ju kane mbaruar medikamentet edhe ja keni futur kokaines bashke me Rilindjen tuaj. Ju zt. Rilindas keni deshtuar edhe ka ardh koha te niseni per ne shtepi te shkuara.

  14. Mul Noka, Eduard Halimi me Thuthuqin dhe Bumç floriri says:

    Nje here flet Mul Noka.
    Jam qytetar malok

  15. eni says:

    Ore Z.Rama po pse ju e vini ne dyshim ende qe opozita nuk eshte ne anen e krimit?vetem po te duash te mos e kuptosh kete fakt, ai mbledh ne protest kontrabandistet, kryetar komunash te korruptuar, ish oficer policie te denuar,ish gardistet e 21 jenarit, kontrabandist te droges detare dhe ajrore dhe ju ende beni pyetjen se me ke eshte opozita? Ja po ta them une opzita eshte me kontrabandistet e droges,me kontrabandistet e tritolit, qe ju sigurisht e dini shume mire,kunder vendosjes se rendit.Faji nuk eshte i opozites por i juaj qe nuk beni reforma e qe keni krijuar nje parlament me deputet te emruar.

  16. Be-X says:

    noka, kulici, e te gjtihe plehrat e PD-se e kane mbushur mire thesin me pare, tani cirren dhe bejne te mirin! fare e keqe!

  17. entela says:

    Opozita me plote kuptimin e fjales po luan rolin e asaj dhelpres qe nuk e kap dot rrushin dhe e shan. Njerzit jane lodhur nga nga 2-shja berisha-basha te cilet nuk e pandehnin qe ne 23 qershor nuk do ishin me ne krye te ketij vendi dhe tani po perpiqen me mish e me shpirt qe ta terheqin qeverine nga nxjerrja ne shesh e te palarave ,mashtrimeve,vjedhjeve qe kan ber per 8 vite rresht. Te derguarit e opozites kane dal ne shesh per greve urie. Mos duan te “mbajne pak diet” pasi kane ngrene 8 vite rresht sa jane fryre?
    E pra te nderuar qytetare hapini syt. Shikoni se si po stermundohet opozita per te penguar statusin e vendit tone. Reagoni,reagoni e mos e lini opoziten te pushtoje mendjet tuaja. Edi Rama dhe qeveria e tij premton shume. Shqiperia po rilind

  18. Andreas says:

    jemi me Saliun !

  19. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    bjeri shkurt o shalgjat!!
    muli ka ndaluar,arrestuar mushkat sepse i bënin rivalitet avionëve të tij!!

  20. idealist says:

    Muhabete kot… Qeveria “i ka duart e lidhura” prej…”miqve tanë të mëdhenj”…”që na duan të mirën”, prandaj luftojnë me mish e me shpirt (sigurisht prapa kuintave), të mbajnë gjallë një “fosil-monstër”, Sali Berishën me bandën e tij… Ky popull i mjerrë e budalla, po përdoret si kavie eksperimentesh…!

  21. Safo says:

    Me ke eshte opozitia? po ajo dihet: opozita e Berishes eshte me veten e saj dhe cdo mjet e menyre per te ardhur ne pushtet eshte e bekuar per, perfshi ketu vrasjet prapa shpine(arben Brocin dhe Azem Hajdarin), tritol shtyllave elektrike dhe bisneseve, mbeshtetje direkte dhe indirekte e klaneve kriminale qe cojne uje ne mullirin e pasigurise se rendit publik, grusht shteti, mbeshtetje piramidave grabitese ne shperblim te marrjes se fitmive te majme, mbeshtetje trafikut te droges ne shperblime te majme, po qe nevoja grusht shteti. Puna eshte qe te gjenden prova per kete opinion qe pak a shume e kane nje shumice shqiptaresh, ne mos shumica, qe shkakeetaret qe jane kamufluar nen masken opozite, te shkojne ne bangen e fajtoreve. Opozita ne shqiperi nuk ka lidhje me kuptimin e saj demokratik te Europes. Merre me mend kur edhe brenda PD-se nuk behen zgjedhje normale, perfytero se cmund te beje kjo bande e kamufluar me masken e “opozites”.

  22. zamo says:

    ka shume te drejte Rama sepse opozita po duket sikur po mbron trafikantet e jo qe eshte kunder tyra

  23. Gjykata e strasburgut says:

    Me ke jemi ne, me policin apo trafikantet??

    Un personalisht jam trafikantet, edhe pse eshte e njejta gje ne thelb..por vetem forma ndryshon. Me trafikantin jam, sepse trafikanti eshte me burr se policia..policia ose shteti ose ose ti biem drejt fare Rama-Tahiri, pa ber gje fare do rrushfetin mbi trafikun…pra, ndryshimi ndaj trafikantit dhe policis ose shtetit eshte si te krahasosh burrin me burrecin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje