Rrëfehet xhenieri: C4 e shita me 2 mijë lekë kilogrami

23 Maj 2014, 09:24Politika TEMA

Xhenieri Ilir Dhimo, efektiv në Ministrinë e Mbrojtjes, ka pranuar para hetuesve se i ka shitur Pëllumb Dacit një sasi prej 40 kg eksploziv C4.

Dhimo është pjesë e grupit, të cilit iu sekuestrua një sasi e madhe eksplozivi.

Ai ka dhënë shpjegimet e tij, duke pranuar se në poligone të ndryshme si Bizë e Martaneshit, Qafë e Barit, Zgarë Librazhd, Bigas në Skrapar ka siguruar sasi të ndryshme lënde plasëse plastike dhe municionesh, të cilën ia ka shitur të dyshuarit Daci, sa herë që e porosiste.

Sipas tij, 1 kg C4 e shiste 2 mijë lekë dhe Pëllumb Daci i kishte thënë se do ta përdorte për gurore.

Dëshmia e tij, kundërshtohet nga i dyshuari Daci, i cili pranon njohjen me Dhimon, por kurrsesi që të ketë blerë prej tij eksploziv.

Katër të dyshuarit për mbajtjen e sasisë prej afro 100 kg C4 do të qëndrojnë në qeli, ndërsa hetimet për të implikuar të tjerë në veprimtarinë kriminale vijojnë.

1 komente në “Rrëfehet xhenieri: C4 e shita me 2 mijë lekë kilogrami”

  1. titi says:

    ah mer lir, ty te zuri kjo pune, por cfare pate qe u more me maloke.ta futen bukur plerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje