Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ishte një prej deputetëve të opozitës që iu bashkua protestës së djeshme kundër trafikut të drogës. Pas përfundimit të tubimit, Shehi del me një përshtypje pozitive për këtë protestë, pasi siç shprehet ai, opozita po kuoton tema të cilat deri dje janë konsideruar nën zë si të hershme për shoqërinë shqiptare.
“Pra, e rëndësishmja e kësaj proteste është fakti se opozita shqiptare ka filluar që ta trajtojë këtë temë në një prizëm modern evropian, duke e përfshirë atë në sërën e problematikave që ka shoqëria shqiptare”, shprehet Shehi në një interviste për gazetën “Mapo”.
Shehi e sheh në këtë prizëm protestën, pasi ai e mirëkupton faktin se kryeministri nuk mund largohet pas nëntë muaj qeverisjeje, edhe pse ky rregull, sipas tij, nuk ia heq të drejtën morale opozitës që të kërkojë të bëjë protesta. Deri këtu, kryetari i LZHK-së dhe një prej njerëzve më me eksperiencë në politikë nuk sheh asgjë anormale. Por ajo që atij i duket handikap në mënyrën e të bërit opozitë është fakti se kjo qeveri nuk mund të rrëzohet me qeverisjen e djeshme.
“Koha e qëndrimit në opozitë është e shkurtër dhe shpesh herë na duhet që të godasim qeverinë e sotme me qeverinë e djeshme, kur në fakt logjika e opozitarizmit është që qeveria e sotme goditet me qeverinë e të nesërmes, domethënë në të gjithë këtë lloj dialektike kemi një defekt kohor”, – nënvizon ai.
Dhe Shehi këmbëngul shumë në këtë logjikë, saqë e thekson sërish në një tjetër pjesë të intervistës. Edhe pse kryetar i LZHK-së, Shehi është pjesë e grupit parlamentar demokrat si pasojë e një pakti parazgjedhor që PD-ja ka bërë me disa prej partive aleate të saj. Duke qenë pjesë e saj në grup por edhe në Kuvend, Shehi komenton edhe protagonizmin e theksuar që Berisha ka në axhendën parlamentare të opozitës. Por si e komenton ai këtë situatë?
“Mendoj që kjo inerci në një farë mënyre duhet t’i afrohet fundit. Duhet të ketë një stacion ndalese, sepse ndryshe nuk do të shërbejë më si armë politike…”, shprehet ai ndër radhë. S
hehi sheh gjithashtu të domosdoshme pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme lokale, pavarësisht ngjarjeve politike që do të rrjedhin me reformën administrativo-territoriale. Ai thekson se ka ende kohë për bashkëpunim dhe e cilëson reformën të përfunduar vetëm kur ajo të ketë marrë edhe mbështetjen politike.
“…Kjo është një lloj reforme që ka nevojë të qëndrojë në këmbë dhe për pasojë i duhen të dyja këmbët, mbështetje politike nga të gjitha krahët dhe sigurisht një zgjedhje teknike sa më profesionale që t’i durojë kohës”, – shton Shehi
nje realitet qe koha te ndeshkon jo deshira e beries opozit shehi gjithmon vigan popullor ne politike ,bindes e faktus pamvaresisht se ,,,,por vendi ka nevoje per reforma te shumeaneshme qe populli tu prek drejtesi ,ekonomi ,e politik
Eshte duke folur dashamir shehi ish opozitari i berishes tani e ka futur berisha nen sqetull dhe e ka bere deputet me liste se deputet me mazhoritar shehi fiton ne 2050.
24 vjet qe shohim po te njejtet njerez qe e kane hypyr neper poste politike dhe nuk e lene Shqiperine te ece perpara si shehi e berisha etj. Duhet qe populli te dale ne proteste tu thote ndal shkoni ne shtepi ketyre politikaneve te cileve populli nuk po ua shikon hajrin.
E verteta eshte se pd ja dhe opozita po del ne protesta jo se e ha meraku per krimet se keto kane egzistuar me shumice dhe ne kohen e berishes, por keto organizojne protesta se qeveria dhe Populli shqipetar po presin dhe kane sinjale pozitive per marrjen ne qershor te statusit te vendit kandidat per ne bashkimin europian.
SI KA MUNDESI ME GJITHE KETA GOXHA (KRYETARE ) SHQIPERIA MBAS 24 VJETESH ESHTE AKOMA SI CONGOLIA ,,,,,,, THUA DO BEJ PROKOPI SHQIPERIA ME KETA ,,,,,,,,,,,,,,,
Zoti Shehi eshte nje politikan i respektuar dhe vertet konstruktiv , me shume te drejte thote, se nuk ka mundesi te rezohet qeveria e dale nga zgjedhjet e 23 qershorit nga qeveria e bandes te vjeter te Kreminelit , njeriut me faqe zi te ketij vendi, prej te cileve shqiptareve ju vjen per te vjelle kur shikojne suratin e tij ne foltore parlamenti a prononcime televizive , si ka moral ky njeri monster, shkaktar i gjithe te keqijave te ketij vendi , vazhdon te mos vihet ne fronin e drejtesise ? me shume te drejte thote nje shprehje latine : ” Kalate , Keshtjellat i mbrojne dhe i “gjykojne ” Burrat, jo muret te inkriminuarit apo mumjet ” Ky eshte problemi dhe fataliteti i ketij vendi , kur djalli vete provokon rishtazi si pas 97 se prej tij duhet pritur e besuar shpetimi ?! e turpeshme , tallese poshteruese per gjithe ne shqiptaret .
Shehu me duket njeri simpatik, por te mos harrojme qe gjithe kte kohe, aty ka qene, neper kembe. Sikurse edhe tani, bashkpunim me Berishen, nuk po ben?
Ti je nje idjot ,katnar I djallezuar tironse !
Duke e thene me thjesht,Berisha nuk mund ti marre per budallenje shqiptaret,t’ju shes perseri sapunin per kaçkavall.
Koha e organizimit te protestave,per “rezikun” e komunizmit,ka perfunduar.
Berisha duhet te jap llogari perpara shqiptarve,per deformimet skandaloze te demokracise,jo te organizoj show mediatik per tju larguar vemendjen.
Si krye mashtrues ai kerkon te mbaj me shpresa te kota,simpatizantet e PD-s,ku mjafte prej tyre jane te zhgenjyer,se do te rikthehet shpejt ne pushtet.
PD-ja duhet te gjej forca,per tu kuruar nga tumori Berisha !
Ti o z,Shehi ke pak burrni me shume nga krahu i juaj ,por do te ishte me mire te rreshtoheshit me FRD-ne si nje force serioze dhe qe e perfaqeson denjesisht te djathten shqiptare,ju i jeni bashkangjitur nje organizate fondamentaliste ska lidhje fare me demokracine.Me cfare morali del kjo bande e shpartalluar para shqiptareve kur udhehiqet nga lulashi sekseri i kriminelit serbo-boshnjak qe bashke me ARGITEN benin raporte kunder UCK-se dhe jane larguar nga UMNIKU me motivacion si hajdut te pa deshirueshem per te punuar ne organet e UMNIKUT?!!! kjo eshte partia e lulashi dhe krye banditit Sali ti rri dhe ha buke misri me Saliun thote populli.