Paloka kundërshton propozimin e Kunatit për shoqatën “Viktimat e Prengës”

27 Maj 2014, 20:30Antena TEMA

Pas ngjarjeve të dhunshme në parlament, Kunati propozoi dje ngritjen e shoqatës “Viktimat e Prengës”, shoqatë e cila do të promovojë të drejtat e viktimave të Armando Prengës, i cili disa herë ka rrahur deputetë në parlament.

Dy anëtarët kryesorë të shoqatës janë Edi Paloka dhe Gent Strazimiri, por të lënduar bëhen rreth 6 deputetë.

Por sapo e mori vesh Paloka lajmin, u mërzit shumë dhe i shkruajti një letër të gjatë Doktorit, ku hidhte poshtë idenë e Kunatit.

 

“I dashur Doktor!

Kohët e fundit po ndodhin disa ngjarje të dyshimta, që më përforcojnë idenë se grupimet kundër teje brenda PD po ringjallen prapë.

Unë të jam mirënjohës për ndihmën që më ke dhënë dhe mbështetjen e pakursyer, sidomos në emërimin tim si kryetar i grupit parlamentar, por ngjarjet e fudnit më detyrojnë të të shkruaj për dyshimet e mia.

Shumë vetë mendojnë se ngritja ime në karrierë ka ardhur si pasojë e përleshjes me Armando Prengën dhe grushtin që më rrëzoi përtokë. Siç dihet, prej atëherë unë hoqa dorë nga sherret dhe nuk pata më incidente.

Është kjo arsyeja që shumë njerëz mendojnë se karriera ime e papritur i detyrohet atij druri në parlament.

Unë e di mirë që kjo gjë nuk ka lidhje, dhe e di mirë se ajo i dedikohet vetëm vizionit tënd të madh si udhëheqës.

Por kohët e fundit brenda PD, forca kundërshtare me ty, nga ata që nuk të duan dhe të tallin fshehurazi tek armiqtë e tu, po përpiqen të më imitojnë mua duke bërë sherr me Armando Prengën me shpresë se ti do t’i stimulosh duke i rritur në karrierë.

Kjo gjë është flagrante në rastin e Strazimirit. Ai tentoi të provokonte me çdo kusht Qefalinë dhe Prengën, dhe ata e ruajtën qetësinë, derisa ai qëlloi me pëllëmbë. Pas kësaj, Prenga e qëlloi atë me rrip pantallonash, duke i lënë disa shenja në kurriz.

E gjithë kjo është bërë që ai të forcojë besimin tek ty si njeri i devotshëm, që është gati të vdesë për ty.

I dashur Doktor.

Ti e di vetë si shkon kjo punë, por unë të rekomandoj që njerëz të tillë t’i mbash larg.

Ata duan me dinakëri të kapin poste kyçe në PD, duke hapur fjalë se vlera ime e vetme është që më ka rrahur Armando Prenga.

Ky është një trillim i ulët, pasi duan t’i ulin rëndësinë vizionit tënd si udhëheqës i madh, që më promovove mua dhe karrierën time.

Sipas gjithë të dhënave të mia, ky grup, i cili dihet që nuk të do ty, po bën ç’është e mundur të duket si radikal me qëllim që të kapë pozita kyçe në PD.

Detyra ime është të të informoj dhe të të vë në dijeni për këto përpjekje. Më tej jam i bindur se ju do veproni drejt dhe do t’u tregoni vendin këtyre tentativave të dëshpëruara.

I yti, Paloka”.

 

Doktori e mori letrën e Palokës dhe ia kaloi Lulit. Luli ia përcolli Kunatit.

Kunati, pasi e lexoi, i shkruajti një mesazh Strazimirit.

 

“Doktori e vlerëson shumë sakrificën tuaj, dhe ai është i bindur se ju jeni gati të jepni dhe jetën për të.

Me respekt, Kunati”.

 

Për mesazhin u vu në dijeni dhe Paloka.

-Thumë mirë e paske bë, i tha. Pthe kollaj është të bësh karrierë me një rrip bythëve? Ne kemi thyer nofullat.

8 komente në “Paloka kundërshton propozimin e Kunatit për shoqatën “Viktimat e Prengës””

  1. per lesh says:

    ? uthathathathathaaaa ?

  2. Beni says:

    Ku jane mbledhur te pd gjithe injorantet ,sherrxhinjte ,thuthuqet ,njerez me vese ,tammam si kapua i tyre ,neveri per keta te shpelare nga cdo ndjenje njerezore

  3. Gjon Gjini says:

    Satirë e bukur.

  4. vota says:

    O prenge.
    Ta kishe lidhur me ate rrip e ti kishe fut dhe noi. L……

    1. mira says:

      sa mire do bente ti binte dhe per mua sa ti hante dora

  5. psy says:

    Te marrte e mira,Mero!!

  6. Pipi says:

    Ngjarje interesante, o popull, he…? Cfare presim nga deputetet qe i kemi zgjedhur dhe cfare tregojne ata me veprimet e tyre. “Bir, Selmani i nenes, cfare te qajme me pare”.

  7. Marka Fana says:

    Nuk i bihet me rrip, keshtu, qesim, pa e pyetur popullin me pare. Po te ndodhte kjo, sipas Prefekturave, Strazimirit do t’i mjaftonin: 240 rripa mbi kurriz nga Tirana, 170 nga Durresi, 85 nga Lezha, 30 nga Shkodra dhe, sikur te perfshihej Vlora, Fieri, Elbasani… s’kishte me mbete gje me ne te dhe sirenat e autombulamcave me te ndeshkuarin me rrip ne emer te popullit, do te gjemonin neper kryeqytet. Per mos me shkue dem, do te ishte mire te kalonte “rripi” njehere andej nga cadrat e hesë, para Piramides dhe te pedonalja!
    Rrofte e qofte perjete rripi, per kush e meriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje