Kunati bën gati peticionin e intelektualëve pro grevës

22 Maj 2014, 20:15Antena TEMA

Kunati akoma nuk është i qartë se si ndodhi që filloi greva e urisë. Edhe pse dihet që pas saj qëndron Doktori, Kunati ka nisur të dyshojë se Saimir Tahiri ka luajtur një rol diversionist. Sipas gjithë të dhënave, ai ka parë që grevistët e kanë pasur me dy mendje, dhe i ka provokuar ata me policë, dhe pas kësaj Doktori vendosi të nisë greva.

Pas kësaj, Kunati vendosi t’i shkonte në takim Doktorit dhe të diskutonte me të për të ardhmen e grevës. Ishte i interesuar të kuptonte nëse Doktori i kishte nxitur ata, apo thjesht i mbështeste.

U ul dhe ia hapi me kujdes bisedën.

-Mirë po shkon Doktor, i tha si fillim.

-Jashtëzakonisht mirë, i tha Doktori. Ato janë ca gra heroike dhe ca burra martirë, që do t’i kujtojmë gjithnjë me respekt.

-Pse do vdesin, pyeti i trembur Kunati.

-Dëgjo, ato kanë hy me vdekë. Vetëm ikja e Edi Ramës i shpëton. Jo, nuk mund të lërë ai pa punë 14 gra dhe burra të këtij vendi. E drejta për punë zotëri është e drejtë universale. Jo, ato s’dalin gjallë që andej…

Kunati filloi të trembej. Kishte dëgjuar që Doktori zakonisht bën kurbane për të mbijetuar, por kjo iu duk tepër.

Dyshimi se Saimiri Tahiri kishte gisht, iu shtua më shumë.

-A ka ndonjë rrezik nga policia Doktor, e pyeti me takt.

-Jo, policia nuk i prek dot. Por ata janë të vendosur të sakrifikohen. Ata duan me vdekë për liri. Janë martirët tanë të vërtetë.

-Po si t’ia bëjmë Doktor, t’i mbështesim në opinion publik, i tha Kunati.

-Duhet me ba intelektualët një peticion. Jo, duhet me ba patjetër. Kjo është çështje madhore për kombin tonë dhe intelektualët nuk mund të rrinë mënjanë. Duhet të flasin. Lidhu me Lulin, thuaj ata intelektualët e Bashkisë duhet me i aktivizu dhe një herë.

-Na shkoi mendja Doktor, por ata firmosën një peticion atëherë kundër grevës së urisë së opozitës dhe thanë që pengon integrimin evropian. Tani duhet ta bëjmë të kundërtën. Të themi që greva e urisë nxit anëtarësimin në Evropë.

-Ashtu është në të vërtetë. Shiko, dëgjo… Evropa është demokraci. Po qe se ne garantojmë demokracinë dhe lirinë, atëherë hyjmë në Evropë. Qeveria duhet të japë prova që është demokratike, duhet të japë dorëheqje që të pranojmë se ajo dëgjon popullin.

-Po mirë, kush t’ua shkruajë tekstin intelektualëve tani Doktor, se atëherë ua shkruajti Jozefina?

-Nuk ka rëndësi teksti. Rëndësi ka që ju firmat e atyre i keni, tekstin e ndryshoni. Kjo nuk ka diskutim që duhet bërë. Bile shto dhe 57 intelektualët që janë kundër homoseksualëve se ata janë të djathtë të vërtetë.

-Dakord Doktor, e bëjmë, por kam frikë se do na kundërvihen nga Evropa, se ata janë të ndjeshëm për këto punë.

-E ke gabim shumë zotëri. Ata 14 vetë që kanë vendosur të flijohen dhe të mos dalin gjallë nga greva, vlejnë më shumë se anëtarësimi jonë në Evropë. Ata do vënë në themele të Evropës gjakun e tyre, jetët e tyre, idealin e tyre…

-E kuptova, tha Kunati. Problemi është tani kush do ta shkruajë tekstin e peticionit të intelektualëve?

-Jozefina e shkrun prapë, nuk është problem. Rëndësi ka që ata kanë firmosur paraprakisht. Përpara!

5 komente në “Kunati bën gati peticionin e intelektualëve pro grevës”

  1. robert says:

    Degjo ata kan hy me vdeke.

    Jepni kuotat tuaja se ke nga keta do ekzekutoje te parin kryeshpellari.

    1-Petrit Fejzullai, 50 vjeç

    2-Gladiola Bardhosi, 30 vjeçe,

    3-Nertila Qafzezi, 28 vjeçe,

    4- Vera Picaku 40 vjece,

    5-Artan Murizi rreth 45 vjeç.

    6- Olgerta Shkurti 35 vjeç,

    7-Agron Dervishi

    8-Preng Uka,

    9-Astrit Likaj,

    10-Ludovik Berisha

    11-Sokol Ukperaj

    12-Edmond Idrizi

    13-Mehmet Cemurati

    14-Mimoza Bocari

  2. Sokrati says:

    Tema, ju lutem, tani qe e morem vesh urdherplanin e martirizimit te grevisteve nga Sali Rame Berisha, a mund te na thoni si u be dhe a perfundoi kati i trete i viles se Argites ne Gjirin e Lalzit? Po Zeni ketej rrotull eshte me “nje te dashur ai ai pati”, apo eshte ndokund ne Majami?
    P.S
    Gjithashtu pershendeteni nxehtesisht z. Pellumb Kulla per shkrimin e tij per “lider-taksine”! Ishte i mrekullueshem! Na marrosi nje i marre i dalun trush!

  3. Cibuku says:

    Vari hebet legenit dhe gjithe legeneve qe i shkojne pas. Shqiperia eshtwe e te gjitheve dhe jo vetem e banditeve. Atje ne cadra te vdesin e ne te semes te shkojne derisa nuk ju dhimbnet jeta.

  4. Kruja says:

    Ata po mbrojne ‘idealet’ e PD-se te sAli KAROOTES. A nuk i njeh Populli ketu e 23 vjet se sa idealiste jane militantet e PD-se?

    Ata per parimet hane edhe bar, japin edhe jeten pa asnje shperblim. Ata nuk jane atje per tu bere drejtora dhe drejtoresha kur te marre pushtetin Doktorrri. Ata rrefuzojne cdo miklim material dhe po e bejn Fli Jeten e tyre per IDELALIN E Partise e cila mbron njeriun nga padrejtesia sociale, Qeveris Republiken ME DREJTESINE E SOKRATIT.

    Ata jane idealiste qe nuk pranojne poste dhe te mira materiale ne kurriz te shoqerise. JO JO ata e urrejne padrejtesine sociale ashtu sic e treguan me militantizem te verber duke urryer ata qe u vrane ne 21 janar, ne Gerdec, ata qe u dogjen te gjalle ne shesh sepse donin te rrezonin Doktorrin, SOKRATIN e PD-se.

    Ata jane aty per te mbrojtur Idete e SOKRATIT. Po po ata do vdesin me deshire pa asnje shperblim material. Ata e kane treguar sa parimore kane qene si militante te PDse.

    Perpara!

  5. Saliu says:

    Do ti tregoj botes se vec un di me ba kurban, Edvin Rama i ban vec ne libra……asht koha e veteflijimit per me korr e rujt ato qi mbollem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje