Kunati ndërpreu gjithë punët sot, kur mësoi planin e ri për protestat maratonë. I duhej urgjent një grafikë, t’ia jepte Lulit që ta miratonin në kryesi, dhe në konsultimet me Doktorin.
Duke vrarë mendje sa fuqi kishte opozita për protesta maratonë, Kunati e ndau grafikun në dy pjesë dhe në dy skenare.
Skenari pozitiv
Skenari pozitiv parashikon protesta të përjavshme, çdo të enjte, para sallës së parlamentit.
Pjesa e parë: Maj- qershor
Pjesa e dytë: Shtator- prill
Në pjesën e parë maj- qershor duhet të rritet intesiteti i protestave. Përveç ditëve të enjte, tek Kuvendi, duhet dhe çdo të shtunë tek qeveria. Parullat do të jenë këto: “Qeveri e drogës”, “Shqipëri- Kolumbi”, “Evropa duhet të izolojë Eskobarin e Ballkanit”, “O Edvin drogagji, jep dorëheqje që tani”… Për këtë fjalën drogagji kishte mëdyshje, nëse duhet ta shkruante siç duhet “drogaxhi” apo t’ia përshtaste natyrës së të folurit të demonstruesve të Bathores, që e lexojnë “drogagji”. E la njëherë “drogagji”, se e kuptonin më lehtë.
Pjesa e dytë e protestave varej nga skenari. Nëse Evropa nuk do ta jepte statusin, atëhere do të quhej fitore dhe do vazhdojnë me intensitet protestat nga shtatori në prill para zgjedhjeve lokale. Parullat e reja do të ishin “E duam Shqipërinë në Evropë”, “O Edvin, o drogagji, na qove në Kolumbi”. Edhe këtu kishte problem me gj dhe ç, por ua përshtati dialektit të protestuesve.
Pastaj u ul dhe bëri skenarin negativ, që kishte të bënte me marrjen e statusit.
Pjesa e parë ngelej njësoj. Do ishte intensive deri në qershor. Atëhere, nëse Evropa i jepte statusin, do bëhej një plan i ri. Strazimiri do sulmojë Fylen si të lidhur me drogën dhe që ka porositur avionin e DIvjakës. Si siguri për këtë, Strazimiri do të jap faktin që Saimir Bajrami, i kapuri në trafik, është nga zona e tij elektrale dhe ka njohje me Strazimirin. Ky i ka thënë Strazimirit se ne na ka dhanë garanci që nuk do të kapim se droga ishte për Fylen dhe Svobodën.
Po kështu, Ed Halimi do sulmojë ambasadorin Arvizu, që atëhere do jetë larguar si njeri që ka ndërmjetësuar uljet e avionëve të drogës në Rinas, dhe që SHBA kur e mori vesh, e ndëshkoi duke e lënë një vit më tepër në Shqipëri si internim.
Protestat e shtatorit do anuloheshin dhe do fillojë lufta për spastrimet në parti, nga elementët që kanë dashur të sabotojnë protestat e opozitës. Këtu do përdoren pakënaqësitë e shprehura në fazën e parë.
Pasi e përpunoi planin, ia dërgoi Lulit me email dhe ai ia parashtroi Doktorit. Doktorit i pëlqeu, por e porositi Lulin ta mbajë sekret se demoralizoheshin njerëzit.
Pas kësaj, Kunati thirri Aldon dhe i dha një porosi sekrete:
-Do rrëzojmë qeverinë, i tha, po mos i thuaj njeriut, se na mërziten njerëzit që kemi në punëra shteti dhe s’na dalin në protesta.
-E di, e di, tha Aldo. Po ra qeveria, ngelesh pa punë.
Ahaha, lene Aldon e shkrete se ai ka lere I tromaksur.
nuk te kuptoj ty mero, pse ju ben plane ne avance, dhe i meson keta te opozites se cfare duhet te bejne. Cfare do sjellin protestat maratone, Kete mendim po ju a shton ti atyre. Nuk besoj se je ne rregull. Kjo mund te quhet nxitje nga ana jote. Arsyeja e kesaj proteste qe opozita do te bej eshte shume qesharake, dhe ti si analist duhet ta vesh me ne pah kete gje. Nuk ke pse behesh nxitesh idesh per keq.
hahahaha, aman mer kte Aldon e shkret beje pak me te zgjut mer burr se del koqe komplet, jepi vetem 3 % me shume zgjuarsi sa te dali kare komplet se gjynaf me e lon veteme koqe.
O mero, je bo si plaKu mere: shtiu nji vrau dy ( qorri, qorri me nje sy)
E bone telef KartelinEskobarian dykrenor …
Shi si tall leshte: po ta japi Plaka statusin, thote, hihihi,
protesta shtator- prill, hihihi…
Ça hashashi omel je, mo!…
Bjeri Daulles, jepi, e shpume e pa shpume,
punen qe na duhet e bo…
Hajd pirolla te kjofte!
Ej mero mos u peshtiros zotnjote nga ai qe i thote drogagji
Shih drogagjiun Drogaxhi Eskobar,
Trimin qe s’ka bir kurve qe ja fut doren ke shpella, tha,
hihihi si ja ka fut (Njalen m’shpelle ne vjen perqark Qikllopi i qorrum), hahaha…e kush te vrau ore?
Me vrau Vetja ore Veeeeeeetja!
Ej,
Sa buzeholle si m’je, sa pordhe si m’ke…
Eh, o bo ne babaLikja plaku te hollave (batuta),
hihihi, amoni.
si kerce prifti nga belaja, tha.
Ferra Uraten o mero,
po ti shif punen, tha.
Aldos deri tani tymi drejt i ka shkuar . Si pozita edhe opozita jane vene ne gare kush ta kete me te madhe shishen e shampanjes kur te mos na e japin Statusin !
neser do te dalin bathoret me parulla: ” o edvin, o drogagji”!
besoj se do te mbeshteten dhe nga GRIGJA! drogagjijte!
Qesha me artikullin…
por kam qeshur me lot me majlinden..