Kunati sot nuk e fshehu dot dëshpërimin. Luli e thirri qysh në mëngjes i shqetësuar dhe i tregoi se ka marrë mesazhe të ashpra nga ndërkombëtarët për protestën.
-Na ngatërroi keq Doktori, i tha. I thashë të mos nxitohemi, po ai nuk të dëgjon. Tani s’di ç’të bëj. U premtova se nuk duam zgjedhje të reja nuk duam të ikë qeveria, do themi vetëm të ikë Edi Rama.
-Po mirë, shyqyr, se dhe Altini vetëm këtë do. Ma tha sot me sinqeritet. Ishte prekur shumë që e kishte tallur ambasadori dhe tha ti e di që unë jam i majtë, po ky Ed Rama na ka marrë partinë. Baballarët tanë sigurimsa dhe komunista, ky na la rrugëve, u detyruam të hyjmë në PD. Unë jam dakord, tha, dhe vetëm me kërkesën të ikë Rama.
-Po më vjen mirë, tha Luli, se e kisha këtë merak dhe për atë. Puna është se na janë nxehur demokratët. Ata duan të bjerë qeveria nesër.
-Po u themi është ditë shiu, s’kemi ç’bëjmë. Do mbajë shi deri të dielën, s’bëjmë dot luftë se lagemi.
-Puna është se na futi Doktori në këtë valle, hajt të dalësh tani. Se ja vërtet them unë të ikë Edi Rama, por demokratët thonë kush të vijë. Çfarë të them unë. Po përmenda unë ndonjë emër, ata më thonë është agjent i Doktorit në PS. E djegim kot. Ne s’themi dot as emra.
-Ka një zgjidhje, tha Kunati. Nesër do themi që prej sot fillon aksioni opozitar për heqjen e Edi Ramës nga kryeministër dhe nuk caktojmë datë. Dhe Doktori nisi lëvizjen “Nano ik”, por Nano kur erdhën zgjedhjet iku. Kështu që dhe ne kështu e bëjmë.
-Puna është që në zgjedhje na heqin, tha Luli, në vend të Ramës. Duhet gjetë një zgjidhje të dalim pa u kuptuar nga kjo skemë.
-E gjeta, tha Kunati. Më mirë të kërcënojmë që do destabilizojmë vendin, të themi që Brukseli nuk ia jep statusin një narko-trafikanti, etj si këto që këta të Evropës të nxehen dhe të na japin statusin. Pastaj u themi militantëve na tradhtoi Evropa plakë, na la në baltë, dhe heqim dorë pak nga pak nga kjo kërkesa.
-Dakord jam me të gjitha, tha Luli, po kush t’ia thotë Doktorit. Ai del e thotë gjëra të tjera. Ja për shembull sot ka thënë që aksidenti i Divjakës është më i rëndë se aksidenti i Gërdecit, pasi ai i Gërdecit ishte teknologjik, kurse ky ishte teknik. Dhe me llogari mirë e kishte bërë. Për Gërdecin qeveria kishte humbur 1 milion euro dëmshpërblime, kurse droga bënte 2 milionë euro. Vetëm ajo puna e njerëzve që vdiqën është pak ndryshe.
-Nuk kemi zgjidhje tjetër, tha Kunati. Tërhiqemi pak nga pak. Ia hedhim fajin Evropës. Nesër vëmë ca militantë të djegin ndonjë gjë para Kuvendit dhe të qëllojnë me gurë që të ketë reagime nga Evropa dhe pastaj e justifikojmë që na tërhoqën vërejtje, nuk kemi çfarë bëjmë.
-Atëhere kështu po bëjmë, tha Luli. Unë po kërkoj dorëheqjen e Ramës, ata ndërkohë të fillojnë të qëllojnë me gurë parlamentin dhe të djegin ndonjë makinë deputeti të PS. Pas kësaj shikojmë e bëjmë. Po thuaj Altinit, ai të mos dalë në ballë të protestave, se mërziten demokratët. Thonë nuk kemi vdekur ne të na udhëheqin sigurimsat. Ma kanë thënë disa herë.
-E di, ia kam thënë, tha Kunati, po këtë radhë është i prekur. Thotë po nuk dola në ballë të protestës, duket sikur ne si parti marrim urdhra nga ambasadori amerikan. Kjo i duket shumë e rëndë. Vetëm për inat të atij, ai duhet të dalë në krye.
-Mirë, bëj si të duash, tha Luli, vetëm më shpëto nga ky hall ku na ka futur Doktori. Nuk më zë gjumi sa të kalojë e nesërmja.
E MADHE…PO LE TE VIJE NE KRYE EDHE AI KALAJA I SINDIKATAVE SE NDOSHTA E REZOJNE ALTINI NGA E DJATHTA LULI ME KUNATIN NGA E MAJTA DHE AI SI GJITHMONE NE MES…(BESOJ SE E KUPTONI VETE SKENEN…
Altinin nxirrni ne balle te protestes se ai ja u di mire sekretet socialistave,mbasi ka mesimet e ndritura te Sigurimit qe ja ka mesuar i jati si ish drejtor ne Ministrin e Brendeshme te xhaxhit Enver.
Nje gje a gjeze: Dy kambere ne nje dere, njeri pjerdh dhe tjetri mban ere.
Kush eshte?
@amant LULJA PEDES? E gjeta?