Kunati, konsultë me kryetarin e Lazaratit për protestën

13 Maj 2014, 20:37Antena TEMA

Kunati kishte sot takim me kryetarët e komunave të PD në gjithë Shqipërinë për të organizuar protestën e të enjtes.

Detyrat kryesore për kryetarët e komunave ishin të binin nga një autobus për komunë dhe t’u paguajnë protestuesve 20 mijë lekë dhe rrugën.

Shumica e kryetarëve u ankuan se nuk kishin lekë dhe nuk e bënin dot këtë punë.

I vetmi që i doli zot Lulit, ishte kryetari i Lazaratit.

-Këtë punë nuk do ta lëmë në mes, tha. Do t’i dalim zot vetë. Kjo është protesta jonë, është protesta kundër trafikut të drogës. Lazarati i ka vënë gjoksin me kohë kësaj pune, nuk do ta lëmë për pesë lekë.

-Shumë mirë, tha Kunati. Çfarë merrni përsipër ju?

-Marrim përsipër të paguajmë gjithë autobusët, i tha kryetari i Lazaratit. Deri në 50 autobusë i paguj unë shoferët, vetëm se dua negociata personale me ta.

-Po çfarë të duhen ata, i tha Kunati.

-Po ndoshta e rregulloj pagesën me klering, i tha Kunati. Me nga 2 kg hashash rregullohem me çdo shofer. 100 kg hashash më kushton, nuk është shumë për mua.

Edhe me protestuesit mund ta rregullojmë. I japim secilit nga një kg. Ata e shesin me pakicë dhe kapin një shumë të madhe, pse t’i lëmë me 20 mijë lekë.

-Rrofsh, i tha Kunati. Kjo do na bënte shumë punë. Dhe po na ndaloi policia, themi është inskenim, kanë futur drogë në autobusë.

-Unë e bëj me zemër këtë, tha kryetari i Lazaratit, pasi na kanë rënë më qafë. Ajo që ndodhi me avionin e drogës në Divjakë është e patolerueshme. Këtyre u verbon sytë Lazarati dhe duan të kthejnë pikën e shpërndarjes Divjakën. Në Lazarat janë të gjithë kushtet. Aeroporti i Gjirokastrës është aty, rruga e Kardhiqit është bosh gjithë kohën. S’ke pse e bën në rërë, për spektakël. E bëjnë vetëm se duan të poshtërojnë Lazaratin.

-E kuptoj, tha Kunati. Nuk kemi për t’i lënë kurrë.

-Kam dhe një propozim, tha kryetari i Lazaratit. Demonstruesit është mirë të pijnë nga një cigare para protestës se bëhen më aktivë dhe më të ashpër. I fusin tmerrin qeverisë. E kam provuar vetë, të duket vetja luan.

-E di, e di, tha Kunati. Do t’ua propozjmë dhe këtë. Ndonjë porosi për Lulin a ke?

-Porosia ime dhe e popullit të Lazaratit është që ne duhet t’i tregojmë vendin një orë e më parë kësaj qeverie. Këta po përgatiten të shkulin të mbjellat tona të reja. Këta janë tërbuar përse nën qeverinë e zotit Berisha, Lazarati lulëzoi si kurrë ndonjëherë dhe tani iu ka errur urrejtja sytë.

Unë i raportoj me krenari kryetarit tim, Lulit, se ne sapo kemi përfunduar mbjelljen në 100 për 100 të sipërfaqes. Gjithçka është gati dhe për dy javë bimët mbijnë në sipërfaqe. Pas kësaj, ne do të rrimë roje natë e ditë me kallash në dorë për të mbrojtur prodhimin tonë.

Kjo që po bën qeveria për të zhvendosur qendrën e grumbullimit nga Gjirokastra në Divjakë, bëhet për t’i ulur emrin Lazaratit. Ata duan të krijojnë markën e tyre, por ne nuk do t’i lejojmë.

Lazarati e ka treguar veten dhe do ta tregojë përsëri. U jemi qepur fushave dhe maleve dhe i kemi bërë pjellore. Edi Rama nuk na frikëson dot.

-Faleminderit shumë, i tha Kunati. Do t’ia përcjell Lulit dhe Doktorit të gjitha këto. Keni ndonjë pyetje ju të tjerët?

-Kam unë një propozim, tha kryetari i Lekbibajt. Edhe na nën shembullin e Lazaratit kena mbjellë parcelat tona këtë vit. Unë propozoj që në protestë të mbajmë një parullë të madhe ku të shkruhet “Lazarati shkëmb e gurë, rrofsh sa malet o Flamur!”

-Ça është kjo parullë, tha Kunati.

-T’i shprehim mirënjohjen Flamurit që na ka mbushur shtëpitë me hashash, tha kryetari. Gjithë populli i Lazaratit bën be për atë.

3 komente në “Kunati, konsultë me kryetarin e Lazaratit për protestën”

  1. alfa says:

    Duan me cdo kusht kolltuqet qe humben me 23 qershor !

  2. Be-X says:

    “…e kam provuar vet, te duket vetja luan”!
    po Salija qe e pi te bardhe, si i duket vetja?
    besoj si Tarzan!

    1. futja pordhes says:

      o be-x sala pi ilac me piak per trute, edin e kane akuzuaR jo pak here per te bardhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje