“Shqipëria e meriton statusin dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Sikundër iu dha Serbisë hapja e negociatave, Bashkimi Europian duhet t’i japë Shqipërisë statusin dhe Kosovës mundësinë për të lëvizur nga piva. Është absurde që qytetarët e Kosovës lëviznin lirshëm atëherë kur ishin në diktaturë, ndërsa sot që janë të lirë duhet të rrinë brenda, sepse i duhen viza”.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën ndërkombëtare “Përafrimi i legjislacionit shqiptar me Acquis te BE-së, premisa dhe sfidat”. Në fjalën e tij Kreu i Qeverisë sfidat që kanë sot vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe Bashkimi Europian mund të përballohen shumë më mirë duke bashkëvepruar.
“Ashtu sikundër Shqipëria apo rajoni i Ballkanit kanë nevojë për BE, ashtu edhe BE ka nevojë për Shqipërinë apo Ballkanin. Sfida të tilla si ajo e sigurisë apo e luftës kundër krimit të organizuar mund të përballohen shumë më mirë duke bashkëvepruar. Krimi i organizuar është më i bashkuar se Europa e Bashkuar, nuk ka komision, nuk ka burokraci. Krimi i organizuar nuk ka kufi, nuk ka krim të organizuar shqiptar, por ka krim të organizuar ndërkombëtar që ka një degë në Shqipëri. Ndoshta shqiptarët janë më të preferuar se të tjerët, pasi flasin shumë gjuhë në të njëjtën kohë”, theksoi Rama.
Duke iu referuar zhvillimeve në rajon, Kryeministri u shpreh se ne të gjithë bashkë vumë integrimin europian mbi konfliktet e së shkuarës.
“Europa është fjala kycce që solli paqen në rajonin tonë, është Europa e Helmut Kohl, Miterranit ndaj dhe Europa sot duhet të veprojë si këto burra shteti. Ballkani ka treguar se luftën e ka shumë më të lehtë se paqen”, theksoi Kryeministri.
Referuar konferencës, Rama theksoi se përafrimii ligjeve apo legjislacionit nuk është një proces përgjasimi i teskteve, por është një proces përsa i takon zbatimit të normave ligjore të BE-së në një terren që ne duam ta shndërrojmë si pjesë integrale.
“Për qeverinë që iku procesi i integrimit ishte proces ligjshkrimi, pra që të ndërtoje një Shqipëri europiane në letër. Ndërsa për ne është proces ligjzbatimi dhe ne do të jemi të orientuar nga rezultatet që ky proces sjell për qytetarin, për vendin”, tha Rama.
Sipas tij, arsyet pse kombet vonohen në procesin e integrimit nuk ka lidhje me pozicionin e tyre gjeografik, me motin apo cështje të tjera si këto, por është thjesht dhe vetëm i lidhur me faktin sa kanë apo nuk kanë institucione, sa këto institucuone janë në gjendje të përballojnë sfidën e bashkëjetesës dhe të garantojnë barazinë përpara ligjit.
“Sfida e qeverisjes është sfida e ligjzbatimit. Integrimi është një instrument unikal, që nuk do të mund të shpikej nga asnjë popull për veten e tij, duke e përdorur atë në funksion të transformimit”, tha Rama.
Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Clive Rumbold, u shpreh se statusi i vendit kandidat nuk është fundi i reformave, por votë besimi për rrugën e vijimit të tyre.
“Në konferencën e sotme po flasim për elemente konkretë që ndihmojnë integrimin e Shqipërisë”, tha Rumbold, duke shtuar se, “pas statusit do të shkohet drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian”.
Duke marrë fjalën në konferencë, ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha e cilësoi përafrimin e legjislacionit me BE si një ndër sfidat më të rëndësishme të vendit.
“Jemi para ngjarjeve të rëndësishme që do ndikojnë drejtpërdrejtë në rrugën e integrimit. Më 3 qershor pritet publikimi i progres raportit të KE për Shqipërinë dhe do të jetë me rëndësi dhe dita kur Këshilli i Ministrave të BE do të marrë vendimin për statusin”, theksoi Gjosha.
Sipas saj, Qeveria ka përgatitur Planin Kombëtar për Integrimin.
“Kemi përfunduar draftin e parë për hartimin e Planit Kombëtar për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Plani Kombëtar për integrim është afatgjatë. Kjo pjesë e planit, 2014-2016, do të përditësohet çdo vit. Ky plan nuk është dokument statik, por dinamik, dhe do evoluoi. Nga viti 2014 do nisim rishikimin e planit, bazuar në regjistracionin e qeverisë. Është një proces shumë faqesh, si mbrojta e konsumatorit, mbrojta e sistemin bankar”, tha Gjosha.
Sipas saj, përafrimi i legjislacionit të brendshme luan rol për negociatat për statusin dhe BE-në.
“Një drejtësi e drejtë dhe e pavarur, imune ndaj korrupsionit dhe presioneve politike, është baza e një demokracie të shëndoshë që përshpejton rrugën drejt Bashkimit Europian”, tha ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë fjalës në konferencë.
Ai theksoi se reformat në drejtësi janë forca shtytëse për të ecur në rrugën e integrimit.
“Sfidat më madhore kanë të bëjnë me sundimin ligjit. Reformat në drejtësi dhe përafrimi i legjislacionit janë dy nga sfidat që duhet të përballohen në BE. Raport- progresi i Komisionit Evropian identifikoi 5 prioritetit kyçe në plotësim të këtyre prioriteteve qeveria mori në sërë hapash”, tha Naço.
Në vijim ai shtoi se Qeveria shqiptare ka marrë angazhimin për hartimin e një udhërrëfyesi, ndërsa rrreshtoi disa nga vendimet e marra nga qeveria në fushën e drejtësisë.
“Kemi hartuar dhe miratuar kodin e ri penal, kodin e ri të procedurave penale, duke forcuar ligjin dhe duke etiketuar korrupsionin si krim te rëndë që dënohet me burg dhe gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjithashtu, kemi filluar nga reforma administrative publike dhe duke miratuar aktet nënligjore të saj. Masë tjetër e rëndësishme është hartimi i kodit të ri i procedurave administrative. Ky kod synon forcimin e parimit të drejtësisë ligjore. Po ashtu, po punohet për rritjen e pavarësisë së institucioneve ligjore, reformen në Gjykatën Kushtetuese, reformen e Zyrëz së Prokurorit të Përgjithshëm, reformen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, e shumë të tjera si këto që kanë në thelb një drejtësi të shëndetshme të fortë dhe imune ndaj korrupsioni dhe ndërhyrjet, pasi kështu edhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë më e fortë dhe më e motivuar. Qeveria shqiptare ka vullnet të plotë për të ndërtuar një drejtësi dinjitoze për shqiptarët që do ishte themeli i një demokracie funksioanale”, tha ai.
Ndërsa, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se integrimi europian i vendit është një qëllim kombëtar dhe asnjë forcë politike nuk duhet të pengojë në arritjen e këtij projekti madhor. Ai theksoi se, “anëtarësimi në BE nuk është një qëllim në vetvete, por është një instrument për të sjellë më shumë prosperitet dhe mundësi të reja për të mirëqenien e qytetarëve tanë”.
“Nisur nga këto aspirata prej kohësh ne e kemi vendosur anëtarësimin në BE si një prioritet strategjik kombëtar, ku një ndër kriteret kryesore është përafrimi i legjislacionit, i cili ka rezultuar si një sfidë mjaft e rëndësishme për Kuvendin”, tha Meta.
fjala juaj ne hage ishte MADHESHTORE! fjalet enje burri te vertet shteti! jam shume krenar per nje kryeminister si ti z.Rama!
e faktikisht ju keni te drejte, ne duhet ti marrim keto statuse sepse ndihmojne ne reforma dhe zhvillim por problemi eshte qe ka gjithnje komplote berishiane, si interesojne sepse vihet e drejtesia e sepata e drejtesise dihet ne qaf e kujt do bjeri ?
jeni nje njeri i jashtezakonshem! keshtu mbeshtetet kombi z.RAma dhe kombi do jua shperblej! vazhdoni punen e mire!
keto jane fjale te dala nga zemra e keto jane fjale qe ngrohin zemra!!! faleminderit more njeri i madh!
Rama ja bere fora themi ne nga Vlora! te lumte o zemre dhe vetem perpara ishalla!
EDI RAMA: KALAMANLLEKU NA LARGON NGA BE-ja
Kriminaliteti i rruges dhe ai i organizuar, ka shekuj qe ekziston ne boten perendimore, shume me pare deshires tone per tu bere pjese e familjes europiane dhe do ekzistoje edhe per shume kohe.
Llogaritet qe vetem ne Itali, krimi i organizuar: La Cosa Nostra, Ndranghetta, Camorra dhe Sacra Corona Unita kane nje xhiro vjetore qe i kalon te 120 miliard eurot. Me trafikun e armeve, te droges, te prostitucionit, te emigracionit, te lojrave te fatit, te pastrimit te parave, te kontrabandes, te fallsifikimit, te rrembimeve dhe vrasjeve me pagese, me gjithe luften e hapur qe i behet, vazhdon te prosperoje ne shumefishimin e pasurive e posedimeve duke u bere gjithnje e me e pasur.
Me nderhyrjen e tyre te domosdoshme, per te pastruar parate e krimit, ne ekonomine e reale, cenojne seriozisht mbarevajtjen ekonomike edhe te vendeve te fuqishme, duke u bere nje nga faktoret me te rezikshem ne zhvillimin e tyre.
Eshte e vertetuar tashme qe vendin me te preferuar per te investuar, krimi i organizuar, ka Gjermanine, ku ai vendas eshte gati inekzitent. Per te mos folur per USA-n, Kanadane e Australine. Shuma marramendese te parave te felliqura invadojne forcieret e Bankave Zvicerrane, Malteze, Qipriote e te Ishujve Of Shore, te sigurte ne pa prekshemrine e tyre.
Shqiperia, kolopuçi Edi Rama, qe vajte me breke tek Kastriot Islami, shitesi i qymyrit te drurit, fshesave rrameqe e kanaçeve te haleve, eshte nje pike uji ne oqeanin e pafund te strategjise kriminale te krimit te organizuar. Perveç femrave per prostitucion dhe prodhimit te marihuanes e vendit tranzit per nje pjese te pakonsiderueshme te droges dhe armeve, nuk perben nje rrezik real per vendet fqinje te perfshira ne BE.
Mjafton te te kujtoj masat e pjeseshme qe u moren ndaj nje potence si Rusia e Putinit, ne rastin me te fresket te Ukraines, per te treguar forcen shkaterruese qe kane vendet perendimore, kur duan seriozisht te realizojne projektet dhe kendveshtrimet e tyre.
Figurojme Saimir Beget, Riformatot, Baret, Breget (Maljinda), Berishet e Bashet me shoke.
Stabiliteti gjeopolitik nderballkanor ka qene, eshte dhe duhet te mbetet asi ne duart tona. Larg lenja e zbarkimit nga brigjet tona, te vellezerve helm-mbartes erdoganore, paçollore, nazarbayevore e kompani, drejt vendeve europiano perendimore, bllokimi i endrrave te tyre qe ne gjeneze, ashtu siç beri shume shekuj me pare nje fare Gjergj Kastrioti, nga i cili duhet te marresh mesim, eshte paketa e pa tjetersueshme me te cilen duhet te perballosh hapur e me guximin e shqiptarit interlokutoret tane.
Nuk ka vend per kalamanlleqe te tilla si ajo e sotmja, e Shqiperise si vend i pazevendesueshem e determinues ne luften ndaj kriminalitetit te organizuar, ndryshe Islami me shoke do te te veshe çinturen e kastitetit per gjithnje.
Ore kaq debil eshte ky more? Pas Saliut edhe ky filloi te lere nam. I quan idiote ata qe fituan zgjedhjet ne BE, tani thote absurde qe sna japin statusin. A thua se ky i ka bere gjitha detyrat. Ne vend qe te ule koken e te thote shpresojme, po na e kerkon gjithe arrogance statusin! Mjere ne, nga Saliu te Rama, keq e me keq gjithmone per popullin
BE qendra e krizave, papunesise, korupsionit, dhe ka te drejte kryeministri kur thote se e meritojme.
nuk e kuptoj pse i duhet shqiperise Evropa!!!???
kur 80% e popullit mendon se cdo te haje neser,kur ha buke me liste,kur vishet me rroba te perdorura,kur nuk ka drita,uje,rruge,kur jeta ka vleren e nje krrici[si Zike arapi] duke u vrare perdite,etj….!!???
ne Evrope e pa evropaizuar……!!!!!!!
sa per Evropen do ta e vrojtojme dhe do ta e vrejme mire punen, kurse ti kopil mos te vish me ne token ku te polli nena dhe te foli ne ate gjuhe qe ti sot e perbuz.
Zoti Kryeministër lere Kosovën dhe shiko shtëpinë tënd këtu brenda se e ke copë copë, se edhe pse kaluan 6 (gjashtë) muaj që nga dhjetori 2013 që tu kundërshtua pranimi si kanditat, akoma nuk ke zbatuar as edhe një nga të pesë pikat, detyrat që të vendosi Evropa, por po bredh shtet më shtet për lobim me taksat tona, dhe brend vendit bredh si bridhte dikur Enveri e Saliu më vonë duke dhënë disave ca letra bakalli që ti i quan çertifikata mbi toka të vjedhura, të grabitura dhe të pushtuara, në një kohë që ato çertifikata do i meritonim plotësisht ne pronarët autoktonë, që me qëndrimin që mbani Ju dhe Rilindja dukeni që dashuroni çmendurisht pronarin e ri, dhe urreni për vdekje ne pronarët legjitim ! Nuk e kam fjalën për bejlerët dhe agallarët e djeshëm, pasi e di që edhe ata i urren dhe për këtë të jap të drejtë se nuk ishte të tyre por ishin prona të grabitura, porse duhet që të urresh më tepër bejlerët dhe agallarët e rij këta, bisnesmenët e sotëm, pasi ne pronarët autoktonë u varfëruam dhe për çudi ata mbi ne u pasuruan, dhe Ju Zoti Kryeministër na bëni thirrje që për ta të kemi respekt e ti respektojmë ! Vallë për këto çuditë e këto shpikjet tuaja që bëtë duke grabitur tokat tona, për këtë duhet që tu pranojë Evropa ?! Jo o Zoti Kryeministër leri deklaratat dhe bëj detyrat ndaj ne pronarëve të ndershëm, ndryshe në qershor e ndjej se përsëri do kesh një JO të Madhe, dhe mos kujto se do kalosh si kaloi e ja hodhi Alia, Nano dhe Berisha pa lagur, pasi Banka Botërore, Fondi Monatar Ndërkombëtar, por më tepër Amerika dhe Evropa nuk do rrinë të presin talljet tuaja e të merren gjithmonë me Shqipërinë, por Ata do të fusin një grusht, që do thuash o Zot, çfarë pësova kështu dhe ku do jetë fundi e përplasja Jonë, dhe kjo ditë duket se do jetë fundi i Qershorit! Pra, nxito të mos gënjesh por nxito të bësh detyrat se ato nuk janë për Evropën por janë për ne, për Shtetin e së Drejtës, se vetëm atëherë do kemi vërtet një shtet Ligjor, që do mbrojë shumicën e që do mbrojë edhe pakicën, pasi pushteti i së majtës tuaj duket hapur se stonon pak si shumë kur krahu juaj përbëhet nga shumë kapitalista, kur në fakt ke një deputet të afërt që me shumë të drejtë dënon Salinë kur i thotë se popullin e bëri akoma më të varfër, por nuk na thotë si ka mundësi që ai deputeti Jot nën thundrën e Saliut na u bë i pasur, miliarder. Pra, pse edhe ky deputeti Jot nuk mbeti i varfër që sot të ishte i pasur vetëm Berisha faliljarisht e miqësisht si dhe është ?! Vetëm atëherë ky deputeti dhe i gjithë krahu Jot do kishin të drejtë të dënonin të gjithë krahun e Berishës, ndërsa sot duket se të dy krahët pa haruar edhe krahun ndoshta më i keq të Ilir Metën të gjithë jeni për të dënuar, para se të na pranojë Evropa të Oborrin e Saj ! Kjo është e VËRTETA që nuk e lëviz as topi !
SAKT!
sakt !
Reagim me vend i kryeministrit Rama. Shqiperia e Kosova shikohen me llupe nga BE, kurse shtetit, qe beri gjenocid, vrau e masakroi popuj i hapin dyert. Kosova mbahet e izoluar edhe pse ne Kosove qeverise Evropa (EULEX).
Shiko Shqiperine z. Kryeminister. Ka kush i shikon punet e Kosoves. Kosova s’ka nevoje t’i bejme ne avokatin
Edi,po fillove te gjesh absurditetin e Europes,ke per t’u bere enverist.Kane kaluar 25 vjet dhe kudo ne Europe e ne bote,shqiptaret kane statusin e te dhjerit!
E ci duan kosovaret vizat per ne Europe. Ne Turqi , te atdheu i vet shkojne pa viza ?