FOTO/ “S’e di çfarë zogu ishte, por ishte i shijshëm”

3 Qershor 2014, 11:09Lifestyle TEMA

Një turk, që u fotografua duke futur në çantën e shpinës një mjelmë, pasi i kishte prerë kokën, tha se nuk e dinte se çfarë zogu ishte, por shtoi se kishte shije të mirë.

Ngjarja u fotografua nga një peshkatar në Angli.

Hasan Fidan është emigrant në këtë vend që nga viti 2006.

Momentalisht ai është i papunë.

Gjykata e ka dënuar 46- vjeçarin me 110 sterlina gjobë, plus 85 sterlina për shpenzimet e gjyqit dhe 20 sterlina dëmshpërblim shtesë pasi ai pranoi se e kishte vrarë mjelmën.

Sipas një ligji, që daton që në shekullin e 12-të, të gjithë mjelmat janë në pronësi të Mbretëreshës.

“Nuk e di se çfarë lloj zogu ishte. Për mua ishte një zog si të tjerët. Nuk e dija që Mbretëresha i kishte në pronësi. Më pëlqen shumë Mbretëresha. Kur policia më tha se kisha bërë gabim, u thashë që më vjen keq”.

Ai pranoi se e vrau zogun pasi nuk kishte çfarë të hante.

Gjykata i dha një vendim të zbutur, pasi në rast se vret një zog të egër, mund të dënohesh me deri në 6 muaj burg ose maksimumi një gjobë prej 20 mijë sterlina.

7 komente në “FOTO/ “S’e di çfarë zogu ishte, por ishte i shijshëm””

  1. edit says:

    hahahah zogu i mbretereshes?me duket qe edhe edi rama
    ja preu koken e zogut te toni blerit,ne emer te popullit shqiptare.

  2. debili i Temës says:

    Çfarë “fosilesh” që janë këta anglezët… Një ligj i shek. të XII-të (?!), “i jep” mjelmat Mbretëreshës…(!!!???)

    1. elinor says:

      Po edhe ky trapi; 8 vite ne Angli dhe shtaze se shtaze ka ngele. Nuk e dinte ai qe kafshet e shpendet neper parqe nuk vriten?!

  3. elinor says:

    A marrin mjelmat leje nga Mbreteresha sa here kalojne kufirin?

  4. Genci says:

    Si e ka emrin ky mo, Hasan Fidan? Ore e pyeten mire se mos eshte Shqiptar dhe e kane ngaterruar me Turk?

  5. andi says:

    Vetem zogun e Tunes te mos na e prekin aman !

  6. AC/DC says:

    Turku vetem ne Shqiperi ndjehet si ne shtepi, se ketu bejme te njejtat gjera te bukura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje