Takohen ministrat e Jashtëm të Ballkanit/ Bushati: Jemi në kilometrat e fundit kur armiqtë bëhen fqinjë

3 Qershor 2014, 18:22Rajoni TEMA

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor u takuan sot në Vienë për të diskutuar mbi të ardhmen e zgjerimit të Bashkimit Evropian në rajon. Nisma e Evropës Qendrore është një forum ndërqeveritar i cili shërben për të nxitur bashkëpunimin dhe integrimin në Bashkimin Evropian mes 18 vendeve anëtare të saj.

Takimi i këtij viti u organizua nga Austria, ministri i jashtëm i së cilës tha se zgjerimi duhet të vazhdojë pas pranimit të Kroacisë vitin e kaluar.

Tema kryesore kishte të bënte me ecurinë e reformave në vendet kandidate, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, si dhe në vendet që shpresojnë të marrin këtë status si Shqipëria dhe Bosnja.

Komisioneri i zgjerimit, Stefan Fuele, tha se reformat e vendeve kandidate duhet të jenë të tilla që t’u sjellin përfitime popujve të tyre gjatë gjithë procesit të anëtarësimit dhe jo vetëm si një mjet për të arritur një qëllim.

“Nuk flas thjesht për reforma por për reforma të besueshme, që u sjellin  përfitime popujve të këtyre vendeve në gjithë procesin e pranimit dhe jo vetëm në përfundim të tij,” tha zoti Fuele.

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Beogradi është i gatshëm t’i vazhdojë reformat.

“Ne duhet të mbështesim vazhdimin e dialogut me Prishtinën, ruajtjen e stabilitetit dhe të paqes, krijimin e një sistemi legjislativ evropian si dhe reformën e gjyqësorit dhe të sistemeve tona legjislative,” tha zoti Daçiç.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati vlerësoi fuqinë transformuese të Bashkimit Evropian.

“Nëse e shikon rajonin sot, duket se ne jemi në kilometrat e fundit kur armiqtë bëhen fqinjë, dhe kjo në sajë të fuqisë transformuese të Bashkimit Evropian dhe të politikës së zgjerimit,” tha ministri shqiptar.

Ministri i Jashtëm i Bosnjes, Zllatko Lagumxhija falenderoi Austrinë për mbështetjen në punën për të përballuar përmbytjet e rënda që preken Bosnjën kohët e fundit.

“Peisazhi i Evropës ka ndryshuar 100 vjetët e fundit, por peisazhi i vendit tim ka ndryshuar brenda pak javëve të fundit, sepse ne patëm katastrofën më të madhe natyrore në historinë e vendit. Dëshiroj të falenderoj solidaritetin e treguar nga Bashkimi Evropian,” tha zoti Lagumxhija.

Ai vlerësoi rolin udhëheqës të institucioneve evropiane, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara për mënyrën se si ato bashkëpunuan me Bosnjën në përballimin e përmbytjeve, të cilat patën një ndikim shkatërrues në të gjithë vendin./VOA

7 komente në “Takohen ministrat e Jashtëm të Ballkanit/ Bushati: Jemi në kilometrat e fundit kur armiqtë bëhen fqinjë”

  1. tourkofagos says:

    NO TOLERANCE,NO STATUS!

    1. tourkofagos mounopano says:

      NO FIRST PIPA – NO RONDELE

  2. edi says:

    o Bushato amon mos na lini me prit ene nje qershor tjt, per mos me thone ene 3-4 qershora se me kta qe erdhen ne parlamentin europian u veshtirsu puna
    http://poly-technology.blogspot.com/

  3. durresi says:

    Ne perpara duhet te behemi njerez ne kuptimin e vertete te fjales.

  4. Niko says:

    Njerez u bene dhe serbet vran perdhunuan dhe Europa i morri ne gjirin e saj Ekonomia i ben njerzit e mir fukarralleku te le injorrant

  5. iliria shqiptare says:

    Sllavet dhe subhumanet e eladhes nuk dine te sillen si fqinj se jane arixhinj.

  6. coca cola says:

    bushati me ramen po bojne politike botnore,po punojne per vitin 3014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje