Naim Tërnava nuk e mbështet asnjë parti politike, kërkon mos të politizohet feja

31 Maj 2014, 18:39Rajoni TEMA

Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një deklarate për publikun, thekson se implikimi i disa punonjësve të këtij institucioni në fushatë përmes mediave (TV lokale) e rrjete sociale, në favor të një subjekti, liste a kandidati, që tashmë janë në garë për Kuvendin e Kosovës, nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj.

Veprime të tilla, sipas BIK, konsiderohen shkelje e akteve normative të BI-së dhe si të tilla janë të dënueshme.

Kryesia e BIK-ut njofton opinionin e gjerë se nuk përkrah, nuk mbështet e as nuk favorizon asnjë subjekt politik, koalicion, nismë qytetare apo kandidat për zgjedhjet nacionale.

“Për ne të gjitha subjektet politike janë të barabarta, ndërsa populli duke u bazuar në ndërgjegjen e tij, është ai që vendos përmes votës së lirë. Po ashtu, edhe njëherë ftojmë subjektet politikë për garë fer, të qetë e të ndershme, por pa e politizuar fenë dhe objektet fetare për qëllime elektorale”, thuhet në njoftimin e BIK./Express

2 komente në “Naim Tërnava nuk e mbështet asnjë parti politike, kërkon mos të politizohet feja”

  1. McAli says:

    Ti gospodin Trnavo je partner i kryebeduinit te Beogradit Jusufspahic dhe ketij te Sanxhakut Zokurlic qe e shemtuat Kosoven me mjekerrgjate,krye-
    saputa dhe shtriga te peshtjellura me shami. Ti je ai qe instalove imam analphabet dhe radikal ne Kosove, phuuuuu!!

  2. UROSH LESHI says:

    Mbes me shperesa se ky neser zdonaj ha fjalte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje